LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh, por pa praninë e Putinit e Zelenskyt

Bisedimet do të mbahen më 15 maj, në Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll, dhe do të zhvillohen në mënyrë private, pa praninë e mediave, kanë raportuar mediat ruse.

15 Maj 2025, 09:17 Nga M.B
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

TURQIA- Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Megjithatë, përbërja e tyre do të jetë në nivel teknik, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë. Bisedimet do të mbahen më 15 maj, në Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll, dhe do të zhvillohen në mënyrë private, pa praninë e mediave, kanë raportuar mediat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur drejt Turqisë, sipas agjendës së tij, edhe pse Putin ka refuzuar të udhëtojë për të marrë pjesë në bisedime. Zelensky do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll.

Ai kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska. Pritshmëritë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të merrte pjesë në bisedime u shuan, kur një deklaratë e Kremlinit njoftoi se Putin kishte nënshkruar më 14 maj një urdhër për të emëruar katër negociatorë dhe katër ekspertë që do të përfaqësojnë Rusinë. Trump, i cili po zhvillon një vizitë katërditore në disa vende të Lindjes së Mesme, kishte thënë më herët se mund të ndalej në Turqi, nëse kjo do ta bënte Putinin të merrte pjesë.

“Nuk e di nëse ai [Putini] do të shkonte, nëse unë nuk jam atje”, u tha Trump gazetarëve nga Air Force One më 14 maj, teksa po fluturonte nga Arabia Saudite në Katar.

“E di që ai do të donte të isha atje – dhe kjo është e mundur. Nëse do të mund ta ndalonim luftën, do ta konsideroja me seriozitet”.

Mediat amerikane raportuan se të dërguarit amerikan, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, pritet të jenë në Stamboll. Deklarata e Kremlinit konfirmoi se zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, i cili kishte marrë pjesë në bisedimet e para mes palëve pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, do të jetë pjesë e delegacionit rus.

Delegacioni do të drejtohet nga Vladimir Medinsky, këshilltar i Putinit, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në rundin e fundit të bisedimeve më shumë se tre vjet më parë. Medinsky konsiderohet si një figurë me ndikim në promovimin e pretendimeve historike të Rusisë ndaj një pjese të madhe të territorit ukrainas dhe ka qenë autor i disa librave shkollorë me interpretim nacionalist të historisë ruse, që janë kontestuar nga historianë të pavarur.

Ndër negociatorët e emëruar është edhe Igor Kostyukov, drejtor i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës (GRU) – agjencia e inteligjencës ushtarake të Rusisë. Kostyukov është përmendur nga Kremlini si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse.

Negociatorët kishin zhvilluar disa runde bisedimesh në mars të vitit 2022 në Bjellorusi dhe në Turqi, por ato bisedime u ndërprenë pa rezultat. Presidenti ukrainas, Zelensky, i cili kishte sfiduar Putinin për një takim ballë për ballë në bisedimet që do të zhvillohen në Stamboll, deklaroi më herët gjatë javës se mungesa e Putinit është një sinjal i qartë se ai nuk është i interesuar realisht për paqe.

“Po pres të shoh kush do të vijë nga Rusia. Më pas do të vendosim çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina”, deklaroi Zelensky, më 14 maj.

Ai kishte shprehur gatishmërinë për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin pas thirrjes së këtij të fundit për bisedime direkte. Megjithatë, Zelensky kishte theksuar se nuk do të pranonte të takohej me një delegacion rus, por vetëm me presidentin Putin. Putin kishte propozuar negociata direkte, “pa asnjë parakusht”.

Bisedimet synojnë të çojnë drejt një marrëveshjeje paqeje midis Kievit dhe Moskës, për t’i dhënë fund konfliktit më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, mungesa e presidentëve ka zbehur ndjeshëm pritjet për ndonjë përparim të madh në këtë proces.

Skepticizmi për suksesin e bisedimeve ishte i pranishëm edhe para se të bëhej e qartë se as Putin dhe as Trump nuk do të merrnin pjesë. Ambasadori i Lituanisë në Suedi, Linas Linkevičcius, i tha televizionit Current Time se edhe pse të gjithë dëshirojnë një përparim, ai nuk sheh asnjë bazë reale për këtë, pasi qëndrimet fillestare të të gjitha palëve janë thellësisht të ndryshme.

“Nuk po flitet për interesat e Ukrainës, për përgjegjësinë ligjore [të Rusisë], e cila është thelbësore për të gjitha krimet që janë kryer nga ajo dhe udhëheqësi i saj”, tha Linkevicius. “Nuk mund t’i anashkalojmë këto dhe të pretendojmë sikur gjithçka është në rregull dhe po vazhdojmë si zakonisht”.

Linkevicius parashikoi se Rusia do të mbajë fjalime për “shkaqet rrënjësore” të konfliktit dhe vetëm pasi të adresohen ato, mund të jetë e gatshme të flasë për një armëpushim të mundshëm. “Me fjalë të tjera, nuk do të ketë armëpushim sërish”, tha ai. “Ata do të zvarriten për të fituar kohë dhe, sipas mendimit tim, për t’u përgatitur për një ofensivë verore”.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, deklaroi se mungesa e Putinit më 15 maj në Turqi do të jetë një tregues se “Moska nuk dëshiron paqe dhe nuk është e gatshme për negociata serioze”.

“Ne nuk i besojmë Rusisë... Por duam ta përfundojmë këtë konflikt dhe jemi të gatshëm të pranojmë çdo format negociatash”, tha Yermak për Le Monde.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, ka mbërritur në Antalia, në bregdetin jugor të Turqisë, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kryeson një takim joformal të ministrave të jashtëm të aleancës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili pritet të marrë pjesë në bisedimet për paqe bashkë me përfaqësuesit Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, u takua me Sybihan më 14 maj në margjinat e takimit të NATO-s.

Sybiha shkroi në rrjetin X se kishte shpjeguar “vizionin e Zelenskyt për përpjekjet e mëtejshme për paqe” gjatë “kësaj jave kritike”. Ai tha se me Rubion “diskutuan në detaje logjikën e hapave të ardhshëm dhe ndanë qëndrimet tona”. Ndërkohë, Rusia ka vazhduar valën e sulmeve me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë javëve të fundit, pavarësisht thirrjeve për armëpushim. Kryetari i përkohshëm i qytetit Sumy, Artem Kobzar, tha se sulmet në këtë rajon më 14 maj shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve – numri i të vdekurve më pas u rrit në tre./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit