LIVE UPDATES
Bota

"Hapet një kapitull i ri për vendin e shkatërruar nga lufta"/ Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

Dy liderët u takuan shkurtimisht në Riad në margjinat e takimit të Trumpit me liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Shtëpia e Bardhë tha se Trump i kërkoi liderit sirian të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin duke iu bashkuar të ashtuquajturave Marrëveshjet Abraham, të nënshkruara tashmë nga disa shtete të Gjirit Arab.

15 Maj 2025, 07:46 Nga r.ll
"Hapet një kapitull i ri për vendin e shkatërruar nga
lideri sirian dhe trump

SIRI- Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare. Por, më 14 maj, ndodhi një ndryshim i madh në skenën botërore kur presidenti i Shteteve të Bashkuar (SHBA), Donald Trump, u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa – një ish-rebel i njohur me emrin e luftës Abu Mohammed al-Jolani – në Riad. Ky ishte takimi i parë midis liderëve të Sirisë dhe SHBA-së në një çerek shekulli.

Ky hap sinjalizon jo vetëm një kapitull të ri për vendin e shkatërruar nga lufta, por edhe një ripozicionim të aleancave rajonale dhe dinamikave të pushtetit në Lindjen e Mesme. Duke folur në kryeqytetin saudit, Trump tha se vendimi për t’i hequr sanksionet, i shpallur një ditë më parë, synon t’i japë Sirisë “një mundësi për madhështi”, ndërsa vendi përpiqet të rindërtohet pas më shumë se një dekade lufte civile dhe shkatërrimi ekonomik.

Sanksionet, të vendosura fillimisht për të ushtruar trysni ndaj qeverisë së presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad, “tashmë prekin drejtpërdrejt popullin sirian dhe pengojnë procesin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit,” tha Ministria e Jashtme e Sirisë pas njoftimit. Duke përshëndetur vendimin e Trumpit, Ministria siriane tha se sanksionet “kontribuuan në rënien e [Assadit]” dhe shtoi se sirianët “presin me padurim heqjen e plotë të sanksioneve si pjesë e hapave që mbështesin paqen dhe mirëqenien në Siri dhe rajon.” Damasku shpërtheu në festime pas njoftimit të Trump, dhe shumë sirianë shpresojnë për lehtësime ekonomike.

“Siria tani ka një mundësi të vërtetë për t’u rikthyer në sistemin ekonomik global”, tha për Radion Evropa e Lirë Clara Broekaert, hulumtuese në Qendrën Soufan.

“Kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga gjithë ndikimi – veçanërisht sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicave – por regjimi aktual i sanksioneve nuk e bën këtë, përkundrazi ndëshkon qytetarët e zakonshëm sirianë”, tha ajo.

Dy liderët u takuan shkurtimisht në Riad në margjinat e takimit të Trumpit me liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Shtëpia e Bardhë tha se Trump i kërkoi liderit sirian të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin duke iu bashkuar të ashtuquajturave Marrëveshjet Abraham, të nënshkruara tashmë nga disa shtete të Gjirit Arab.

Ai gjithashtu kërkoi që Sharaa të dëbojë militantët palestinezë dhe të marrë kontrollin e kampeve që mbajnë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe që aktualisht menaxhohen nga guerilët kurdë të kundërshtuar nga Turqia. Takimi i fundit i tillë ndodhi në vitin 2000, kur presidenti amerikan, Bill Clinton u takua me Hafez al-Asadin në Gjenevë. Takimi i Trumpit me Sharaa sinjalizon një ngrohje të marrëdhënieve dhe një njohje de facto të udhëheqjes së re siriane – diçka e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

Ngjitja e Sharaas në Presidencë është një histori që pak do ta kishin parashikuar. Ai luftoi kundër forcave amerikane në Irak dhe më pas themeloi Jabhat al-Nusra-n, grupin e lidhur Al-Kaedën, gjatë luftës civile siriane. Me kalimin e kohës, ai u shkëput nga Al-Kaeda, duke e riemërtuar grupin si Hayat Tahrir al-Sham dhe konsolidoi pushtetin në veriperëndim të Sirisë. Në fund të dhjetorit 2024, Sharaa udhëhoqi një ofensivë të shpejtë të rebelëve, të mbështetur nga Turqia, dhe mori Damaskun, duke i dhënë fund gjysmëshekulli sundimi të familjes Assad.

Më pas, ai shpalli shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura – përfshirë edhe të veten – dhe mori presidencën me emrin e tij të lindjes, duke premtuar reformë kushtetuese dhe një epokë të re për Sirinë. Transformimi i Sharaas nga komandant rebel në kryetar shteti është si mbresëlënës, ashtu edhe kontrovers. Derisa ka punuar për të projektuar një imazh pragmatik, duke premtuar siguri për pakicat dhe të jetë i hapur ndaj komunitetit ndërkombëtar, e kaluara e tij vazhdon të ngjallë shqetësime në Perëndim dhe Izrael.

Sharaa është përballur me vështirësi për të kontrolluar fraksionet e lidhura me Qeverinë e tij tranzitore. Kjo sfidë u theksua në mars, kur shpërthyen përleshje midis forcave të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë ndaj qeverisë së rrëzuar të mbështetur nga Irani dhe Rusia. Grupe për të drejtat e njeriut dokumentuan qindra viktima, përfshirë civilë. Broekaert tha se, pavarësisht reformave të fundit, politikëbërësit amerikanë ende kanë “shqetësime të vazhdueshme”, përfshirë për dhunën sektare në provincat bregdetare.

“Ajo që po ndjek me kujdes personalisht është integrimi i luftëtarëve të huaj në strukturën e re të sigurisë dhe qeverisjes”, tha ajo.

Këto çështje, shtoi Broekaert, “vazhdojnë të ushqejnë skepticizmin midis politikëbërësve me ndikim në Uashington për qëndrueshmërinë dhe sinqeritetin e këtyre reformave”. Megjithatë, për shumë sirianë, Sharaa përfaqëson një shkëputje nga dekadat e diktaturës dhe një mundësi për rindërtim pas viteve të shkatërrimit.

“Sharaa gjithashtu, për të qenë e sinqertë, ka pozicionuar shumë me zgjuarsi udhëheqjen dhe agjendën e tij si pragmatike dhe në përputhje me interesat strategjike të SHBA-së, veçanërisht në frenimin e ndikimit iranian”, tha Broekaert.

Ky ndryshim dramatik në politikën e SHBA-së nuk ndodhi në vakum. Arabia Saudite, nën udhëheqjen e Princi të Kurorës Muhammed bin Salman, luajti rol kyç në orkestrimin e këtij përparimi diplomatik. Trump bëri njoftimin e tij në një konferencë investimesh në Riad më 13 maj, duke ia atribuar publikisht meritën princit saudit si forcë shtytëse për këtë vendim.

Arabia Saudite, së bashku me Turqinë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, lobuan me këmbëngulje në Uashington, duke argumentuar se angazhimi me Qeverinë e Sharaas ishte thelbësor për stabilizimin e Sirisë dhe frenimin e ndikimit iranian në rajon. Njoftimi përkoi me zotimin e Arabisë Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për armë në vlerë 142 miliardë dollarë – që theksojnë shkallën e bashkëpunimit SHBA-Arabi Saudite.

Duke theksuar rolin “vendimtar” të Arabisë Saudite, Broekaert tha se Muhammed bin Salman “kombinoi presionin diplomatik me stimuj transaksionalë” për të siguruar përkushtimin e Trump ndaj udhëheqjes së re siriane dhe për të përshpejtuar heqjen e sanksioneve. Përqafimi i Qeverisë së re të Sirisë nga Trumpi po përhapet në gjithë rajonin.

Për Izraelin, ky është burim i shqetësimit të thellë. Zyrtarët izraelitë, të kujdesshëm për të kaluarën xhihadiste të Sharaas dhe dhunën komunitare që shoqëroi ngritjen e tij, frikësohen se normalizimi i SHBA-së me Damaskun mund të kufizojë lirinë e veprimit të Izraelit dhe t’i inkurajojë aktorët armiqësorë. Ka raportime për bisedime indirekte midis Sirisë dhe Izraelit, ndoshta të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por skepticizmi izraelit mbetet i lartë.

“Është e qartë se ndikimi i Izraelit ka rënë në trajtimin që administrata Trump i bën Sirisë”, tha Broekaert.

Për Iranin, zhvillimet përbëjnë një goditje të madhe strategjike. Rënia e regjimit të Assadit dhe ngritja e një qeverie armiqësore ndaj Teheranit kanë shkëputur një hallkë kyçe në “boshtin e rezistencës” të Iranit – rrjetin e tij të aleatëve rajonalë dhe përfaqësuesve. Asetet iraniane në Siri janë konfiskuar dhe Qeveria e re ka treguar pak interes për të vendosur marrëdhënie me Teheranin.

Edhe Rusia e ka ndier rënien e ndikimit të saj. Edhe pse Moska ruan baza ushtarake në bregdetin sirian, Qeveria e re ka bërë të qartë se prania e ardhshme e Rusisë do të varet nga marrëveshje që shërbejnë interesat e Sirisë. Rusia tani po kërkon mënyra për t’u riangazhuar me Damaskun, por ndikimi i saj është zvogëluar./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit