LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Ashpërsohen luftimet në Donjeck, Rusia planifikon ofensivë në Herson

Forcat ruse bombarduan një qytet ukrainas afër termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, tha guvernatori rajonal më 4 gusht. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, u granatua nga rusët, njoftoi zyra e presidentit të Ukrainës.

5 Gusht 2022, 13:20 Nga d.a.
Ukraina: Ashpërsohen luftimet në Donjeck, Rusia planifikon
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Luftimet e ashpra ishin duke u zhvilluar në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, kur separatistët e mbështetur nga Moska u përpoqën të largonin forcat e Kievit nga qytetet Bakhmut dhe Avdiyivka, ndërsa zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia mund të nisë një ofensivë të re në jug.

Forcat ruse bombarduan një qytet ukrainas afër termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, tha guvernatori rajonal më 4 gusht. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, u granatua nga rusët, njoftoi zyra e presidentit të Ukrainës. Veç zonave zonave, në qytetin e afërt të Chuhuivit, një raketë goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe.

Forcat ukrainase luftuan me sukses kundër rusëve në verilindje dhe lindje të qyteteve Soledar dhe Bakhmut të rajonit Donjeck, derisa luftimet po vazhdonin në jug të Bakhmutit, tha më 4 gusht Olexiy Hromov, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Megjithatë, Hromovi konfirmoi se trupat ukrainase ishin detyruar të tërhiqeshin nga fshati Semyhirya dhe pozicionet e tyre në jug-lindje të Avdiyivkas.

Ai tha se Moska mund të nisë një ofensivë në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, në përpjekje për të rifituar vrullin në luftë dhe se ajo ka përqendruar forca atje.

Udhëheqësit separatistë të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut thanë se bombardimet ukrainase kishin vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Ndërsa vetë qyteti është kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, ushtria ukrainase vazhdon të mbajë zona të mëdha të rajonit përreth Donjeckut, megjithëse forcat ruse thonë se tani po marrin territore të rëndësishme.

Pavlo Kyrylenko, guvernatori ukrainas i Donjeckut, tha në Telegram se tre civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në Bakhmut, Maryinka dhe Shevchenko dhe se pesë të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.

Tetë persona u vranë dhe katër u plagosën nga granatimet e artilerisë ruse në qytetin Toretsk në Donjeck, tha ai.

Granatimet pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhja tashmë kanë shkaktuar shqetësim te mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Centralit bërthamor i Zaporizhjas gjendet në juglindje të Ukrainës.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha më 3 gusht se "çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur" në central.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në buletinin e saj të përditshëm të inteligjencës më 5 gusht se synimet e Rusisë ndaj centralit bërthamor mbeten të paqarta.

Megjithatë, sipas tyre, veprimet që rusët kanë ndërmarrë në objekt "ka të ngjarë të minojnë sigurinë dhe funksionimin normal të uzinës".

Guvernatori rajonal në Dnipropetrovsk tha se Rusia gjuajti 60 raketa në Nikopol, qytet afër uzinës bërthamore dhe se rreth 50 ndërtesa banimi u dëmtuan, kurse banorët mbetën pa energji elektrike.

"Një natë e tensionuar alarmesh dhe granatimesh. Dy rrethe të rajoneve Nikopol dhe Kryvorizky u vunë nën sulmin e armikut", tha ai. Nuk pati të lënduar, por më shumë se 3.000 qytetarë të Nikopolit mbetën pa energji elektrike.

Ekspertët ushtarakë të cituar në raportet e mediave amerikane thanë se ata besojnë se Rusia po bombardon qëllimisht zonën, duke e ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikojnë të kthejnë zjarrin sepse mund të dëmtojnë reaktorët ose të ngacmojnë vendet e mbetjeve bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Moskën për përdorimin e termocentralit si "mburojë bërthamore".

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 4 gusht se anëtarët e aleancës po punojnë ngushtë me kompanitë e mbrojtjes për të siguruar që Ukraina të marrë më shumë furnizime me armë dhe pajisje për t'u përgatitur për një kohë të gjatë në luftën e saj kundër pushtuesve rusë./REL/

lufta ne ukraine olexiy hromov antony blinken

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE