LIVE UPDATES
Bota

"U hëngra djalin dhe iu luta të më falnin!"/ Historia që tronditi botën, si mbijetuan "kanibalët" e Andeve

Roberto Kanesa (63 vjeç), i cili është një nga të mbijetuarit e aksidentit dhe në librin e tij për përvojën që ndryshoi jetën e tij, ai përshkroi se si ata hëngrën miqtë e tyre të vdekur për të mbijetuar.

13 Tetor 2022, 20:36 Nga k.m.
"U hëngra djalin dhe iu luta të më falnin!"/ Historia
Avioni i aksidentuar

URUGUAI- Pikërisht 50 vjet më parë, ndodhi një nga episodet më të errëta të mbijetesës në histori. Avioni uruguajan me 40 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në një zonë të pabanuar të Andeve, shumë afër kufirit të Argjentinës dhe Kilit. Në bord ndodheshin ekipi kombëtar i ragbit, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Avioni u rrëzua herët në mëngjesin e 13 tetorit, në kushte jashtëzakonisht të vështira atmosferike.

Nga gjithsej 45 pasagjerë, 12 prej tyre vdiqën kur u përplasën në tokë, dhe pesë prej tyre vdiqën të nesërmen në mëngjes si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rënies. Roberto Kanesa (63 vjeç), i cili është një nga të mbijetuarit e aksidentit dhe në librin e tij për përvojën që ndryshoi jetën e tij, ai përshkroi se si ata hëngrën miqtë e tyre të vdekur për të mbijetuar.

Ekipi i ragbit “Christian Brothers” nga Uruguai ka udhëtuar drejt Kilit, e mes tyre ishte edhe Kanesa, mjek pediatër dhe kardiolog, i cila 40 vjet pas aksidentit vendosi të ndajë rrëfimin e tij me mbarë botën. Kanesa ishte 19 vjeç në momentin e aksidentit. Pa nga dritarja e avionit, ai ndjeu se diçka nuk shkonte: turbulencat po forcoheshin dhe avioni po binte.

"U hëngra djalin dhe iu luta të më falnin!"/ Historia

"U mbajta fort pas karriges dhe iu luta Zotit të më shpëtonte. Dëgjova britma rreth meje, gjithçka u mbush plot tym dhe zjarr," - tha Kanesa.

Orteku që ra mbi ta në ditën e 17-të pas aksidentit, shkakoi edhe vdekjen e disa personave të tjerë. Në javët në vijim, disa vdiqën një nga një, nga uria dhe hipotermia. Ata ishin ngecur në 3600 metra mbi nivelin e detit në një terren të ashpër malor, humbën çdo shpresë shpëtimi. Por ata që mbijetuan dhe bënë atë që mendonin se nuk do ta bënin kurrë. Ata hëngrën mish njeriu.

"Ky ishte burimi i vetëm i proteinave dhe yndyrave që kishim. Ishte e neveritshme. U ndjeva i poshtëruar. Më duhej të kapja një pjesë të mishit të mikut tim dhe ta haja për të mbijetuar. Në sytë e shoqërisë sonë të qytetëruar, ishte një vendim i tmerrshëm dhe i neveritshëm," - tha Kanesa.

Temperaturat ishin shumë të ulëta dhe të ftohta. Ata nuk e morën me lehtësi vendimin për të ngrënë mishin e të vdekurve, por nuk mund të bënin ndryshe.

"Në atë moment mendova nëse ishte më mirë të vdisja. POr m'u kujtua mamaja dhe doja të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Më pas kisha edhe një të dashur, Laurën, me të cilën tani kam tre fëmijë. E gëlltita copën dhe ishte një hap i madh që më shpëtoi jetën,"-shtoi ai. 

"U hëngra djalin dhe iu luta të më falnin!"/ Historia
Roberto Kanesa, sot

Ata u shpëtuan vetëm pas 72 ditësh, pasi Kanesa dhe Nando Parado zbritën në luginë dhe gjetën ndihmë. U deshën dy muaj që ata të kuptonin se nëse nuk do shpëtonin veten, askush tjetër nuk do e bënte.

"U përshëndetëm dhe me shenjat e para të agimit u nisëm në misionin tonë vdekjeprurës. Kishim veshur disa pulovra dhe pantallona. I veshëm pa problem, sepse tashmë kishim humbur shumë peshë. Në shpinë kishim çanta gjumi të improvizuar të bëra nga fibra izoluese të avionit. Mora rripa mishi të ngrirë njeriu që i kishim prerë. Shoku im dhe unë, Nando, mbanin veshur çizme regbi, përdornim jastëkë avioni si ski dhe secili mbante një copë litar dhe një shkop. Sinqerisht, nuk e kishim idenë se çfarë mund të na duhej për një udhëtim të tillë." 

Ata ishin të bindur se do të vdisnin rrugës, por vendosën se ishte më mirë sesa të qëndronin pranë rrënojave dhe të hanin miqtë dhe të njohurit e tyre derisa të mos mbetej asgjë, e po ashtu edhe ata të vdisnin nga uria.

"U hëngra djalin dhe iu luta të më falnin!"/ Historia

"Lëkura ime mori një ngjyrë të gjelbër dhe gishtat filluan të më nxiheshin nga hipotermia. Megjithatë, ishte ora 16:15 e asaj dite dhe dielli ishte ende duke ndriçuar. Nata ra në orën 19:12."

Të nesërmen në mëngjes, ata vazhduan të zbrisnin nga mali - panë hardhucën e parë, gjelbërimin e parë, pemët e rrëzuara, gjurmët e çizmeve...  Ata arritën pranë qytetit panë një person në anën tjetër të lumit. Ata nuk dinin të kalonin lumin, dhe ai u hodhi atyre një gur të lidhur në letër dhe një laps. Në të shkruanin se kush ishin dhe çfarë u ndodhi. Ai u kthye me më shumë kuaj dhe kështu ata u shpëtuan. Një nga gjërat më të këqija që duhej të bënin ishte të merreshin me gjithçka që u ndodhi 2 muaj më parë- veçanërisht me kanibalizmin.

"Kur u ktheva në shtëpi në Uruguaj, shkova derë më derë tek miqtë e mi dhe u shpjegova familjeve të tyre se çfarë kishim kaluar dhe pse duhej të bënim atë që bëmë për të qëndruar gjallë."

Ai tregoi gjithashtu se si vizitoi Gustavo dhe Rakel Nikolic, djali i të cilëve u plagos rëndë dhe vdiq në ortekun që goditi avionin pas aksidentit. Kur e kuptoi se do të vdiste, ai u shkroi një letër të dashurës së tij në të cilën, ndër të tjera, thoshte se në fund "vetëm shpirti ka rëndësi" dhe se trupin e tij po ua ofronte atyre që kishin mundësi të mbijetonin.

roberto kanesa


Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim