LIVE UPDATES
Bota

Pse SHBA po i dërgon disa sisteme armësh Ukrainës, por jo disa të tjera

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se aleatët janë të përkushtuar të dërgojnë armë “me aq shpejtësi sa është fizikisht e mundshme t'i çojmë atje”. Megjithatë ka një numër armësh të profilit të lartë dhe të avancuar që Ukraina i dëshiron por SHBA nuk do t'i dërgojë.

13 Tetor 2022, 19:17 Nga I.A
Pse SHBA po i dërgon disa sisteme armësh Ukrainës, por jo disa
Armet

SHBA- Udhëheqësit ukrainas po i kërkojnë SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë me rreze më të gjatë për të vazhduar kundërsulmimin e tyre kundër Rusisë dhe për t’u bërë ballë sulmeve të intensifikuara të Moskës. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se aleatët janë të përkushtuar të dërgojnë armë “me aq shpejtësi sa është fizikisht e mundshme t'i çojmë atje”. Megjithatë ka një numër armësh të profilit të lartë dhe të avancuar që Ukraina i dëshiron por SHBA nuk do t'i dërgojë.

Analistët e mbrojtjes përmendin ndjeshmëritë politike, teknologjinë sekrete ose rezervat e kufizuara si arsye për këtë.

ÇFARË ARMË DO I DËRGOHEN UKRAINËS

Në një takim me rreth 50 udhëheqës të mbrojtjes këtë javë, Sekretari Austin dhe gjenerali Mark Milley, shefi i shtatmadhorisë amerikane, diskutuan planet për të dërguar më shumë armë të mbrojtjes ajrore dhe gjithashtu për të rritur trajnimin e trupave ukrainase.

“Ne e dimë se Ukraina ka ende nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sisteme artilerie së bashku me aftësi të tjera thelbësore”, tha Sekretari Austin të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 20 sisteme të avancuara të raketave të artilerisë së lartë, ose HIMARS, dhe kanë premtuar edhe 18 të tjera.

Pentagoni ka thënë se do t'i dorëzojë Ukrainës dy sistemet e para të avancuara të raketave tokë-ajër NASAMS në javët e ardhshme, duke i siguruar Kievit një armë për të cilën ka kërkuar që nga fillimi i këtij viti.

Sistemet do të ofrojnë mbrojtje me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi kundër sulmeve raketore ruse.

Gjermania po dorëzon tani sistemin e saj të parë të raketave tokë-ajër IRIS-T, i cili ka një rreze veprimi prej rreth 40 kilometra. Berlini është zotuar se do të dërgojë katër sisteme të tilla në tërësi.

Në përgjithësi, SHBA i ka dërguar Ukrainës armë dhe ndihma të tjera në vlerë prej 16.8 miliardë dollarësh që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Kjo ndihmë ka përfshirë qindra automjete të blinduara, 142 “Howitzer” dhe 880,000 fishekë municionesh për ta, plus mijëra antitank “Javelin”, armë kundërajrore “Stinger” si dhe 60 milionë fishekë.

ÇFARË ARMËSH NUK DO TË DËRGOJNË SHTETET E BASHKUARA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka bërë vazhdimisht të qartë se vendi i tij ka nevojë për armë më të avancuara për të vazhduar luftën. Rusia nisi një breshëri sulmesh duke përdorur dronë, artileri të rëndë dhe raketa këtë javë. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmet si reagim ndaj një shpërthimi fundjavën e kaluar në urën që e lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar të Krimesë. Rusët po përpiqen gjithashtu të mposhtin një kundërofensivë të ashpër nga forcat ukrainase, të cilat sapo kanë rimarrë pesë qytete dhe fshatra në rajonin jugor të Khersonit.

Rajoni i Khersonit u aneksua ilegalisht nga Rusia së bashku me rajonin fqinj Zaporizhzhia dhe rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk. Kërkesat e presidentit Zelensky për disa lloje armatimi, megjithatë, deri tani kanë mbetur pa përgjigje. Kërkesa kryesore ka të bëjë me Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë. I njohur si ATACMS, ky sistem është një nga armët që zoti Zelenskyy e ka kërkuar vazhdimisht. Kjo do t'i jepte Ukrainës aftësinë për të goditur objektivat ruse deri në rreth 300 kilometra largësi.

Sistemi përdor të njëjtin lëshues si raketat HIMARS që Kievi ka përdorur me sukses në ofensivën e nisur në shtator, por ATACMS e ka trefishin e rrezes së HIMARS-it. Një shqetësim i madh i SHBA-së është se aftësia me rreze më të gjatë mund të përdoret kundër objektivave brenda Rusisë dhe të provokojë më tej udhëheqësin rus, Putin, tha Brad Bowman, drejtori i Qendrës për Fuqinë Ushtarake dhe Politike në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, institut kërkimor jopartiak me seli në Uashington.

Për arsye të ngjashme, SHBA-ja nuk ka gjasa t'i dërgojë Ukrainës sistemin shumë të sofistikuar të raketave tokë-ajër Patriot, i cili ka aftësinë për të rrëzuar raketat balistike. J.D. Williams, studiues i mbrojtjes në institutin, “Rand Corp.”, tha se “Patriotët” janë të lidhur me disa nga rrjetet më të ndjeshme të komandës dhe kontrollit të Shteteve të Bashkuara dhe mund të kërkojnë trupa amerikane në terren për t'i operuar ato. Administrata Biden ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcave luftarake amerikane brenda Ukrainës.

SHBA ka një numër të kufizuar të këtyre sistemeve. Presidenti ukrainas Zelenskyy gjithashtu ka u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që nga marsi për të siguruar avionë luftarakë si F-16, por SHBA-ja e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm me Rusinë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë refuzuar deri më tani t'i dërgojnë Ukrainës drone më të sofistikuar me rreze më të gjatë, siç është “Grey Eagle”, i cili gjithashtu do t'i jepte Ukrainës aftësi sulmi në distanca më të gjata. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime rreth asaj që Rusia të mësojë këtë teknologji të avancuar nëse njëra nga dronet do të rrëzohej dhe të kapej nga rusët.

Marrë nga VOA

lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim