LIVE UPDATES
Bota

Po vizitonte një qytet, lideri opozitar jugkorean theret me thikë, përfundon në spital

Sulmi ndodhi kur Lee po ecte përmes një turme gazetarësh dhe qytetarësh, pas një turi në një vend ku pritet të ndërtohet një aeroport i ri në Busan.

2 Janar 2024, 10:40 Nga I.A
Po vizitonte një qytet, lideri opozitar jugkorean theret me thikë,
Lee Jae-myung

KOREJA E JUGUT- Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është therur me thikë në qafë nga një person i paidentifikuar, teksa ai po vizitonte qytetin juglindor Busan më 2 janar, tha policia. Lee, 59 vjeç, udhëheq partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike. Pas sulmit, ai mori trajtim mjekësor në Busan dhe më pas u dërgua në një spital në Seul për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Polica dhe zyrtarët e emergjencës thanë më herët se ai pas sulmit ishte i vetëdijshëm dhe se gjendja e tij nuk ishte kritike, por gjendja e tij e saktë shëndetësore ende nuk dihet.

Sulmi ndodhi kur Lee po ecte përmes një turme gazetarësh dhe qytetarësh, pas një turi në një vend ku pritet të ndërtohet një aeroport i ri në Busan. Sulmuesi iu afrua atij, duke i thënë se dëshironte t’i merrte një autograf, dhe më pas e theri në qaf dhe u largua, tha zyrtari policor në Busa, Sohn Jea-han, gjatë një adresimi televiziv.

Sohn tha se zyrtarët e Partisë Demokratike që gjendeshin pranë liderit opozitar e kapën sulmuesin dhe më pas policia e arrestoi atë. Ai tha se 41 zyrtarë policorë u dislokuan në zonë për të kontrolluar turmën dhe për të menaxhuar trafikun.

Në pamjet televizive, Lee u shfaq me sy të mbyllura i shtrirë në tokë, përderisa një person i kishte vendosur një shami në qaf për t’ia ndalur gjakun. Një dëshmitar tha se Lee ka humbur shumë gjak. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që shfaqin të dyshuarin, i cili kishte të vendosur në kokë një kurorë prej letre ku shkruhej “Unë jam Lee Jae-myung”. Në pamjet e shpërndara shihet se si sulmuesi ndiqet nga disa persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Sohn tha se sulmuesi, rreth 67 vjeç, u tha hetuesve se e kishte blerë online thikën prej 18-centimetrash, me të cilin e kreu sulmin. Ai tha se policia ende po heton motivin e sulmit. Partia Demokratike e Lees e cilësoi incidentin “sulm terrorist ndaj Lees dhe një kërcënim serioz për demokracinë”. Kjo parti i bëri thirrje policisë që të kryejë një hetim të mirëfilltë dhe të shpejtë.

Zyrtarët në spitalin në Busan, ku Lee mori ndihmën e parë, thanë se dyshojnë se atij i ishte dëmtuar një venë dhe shprehën shqetësime për sasinë e madhe të gjakut të humbur. Por, ata nuk pranuan të tregonin gjendjen e saktë shëndetësore të liderit opozitar.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shprehu shqetësim të thellë për gjendjen shëndetësore të Lees dhe urdhëroi autoritetet që të hetojnë këtë rast, duke shtuar se dhuna e tillë nuk duhet të tolerohet. Lee më 2022 kishte humbur garën presidenciale ndaj Yoon. Sondazhet e fundit thonë se Lee dhe rivali i tij kryesor konservator, Han Dong-hoon, janë dy personat më favorit për të marrë postin e presidentit, pasi t’i përfundojë mandati presidencial Yoonit më 2027.

Marrë nga  REL

lee jae-myung

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj