LIVE UPDATES
Bota

Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për ambasadore të SHBA-së në OKB

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një rikthim të zotit Trump në pushtet dhe përballjen e mundshme me shkurtime të financimit dhe angazhimit amerikan në raport me organizatën, gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan.

11 Nëntor 2024, 16:38 Nga r.ll
Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për ambasadore të
stefanik, trump

SHBA- Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për të shërbyer si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara në administratën e ardhshme amerikane, sipas një deklarate të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, të hënën.

“Jam i nderuar të emëroj Elise Stefanikun për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Elise është një mbrojtëse e fortë dhe e mençur e politikave që e vendosin Amerikën të parën”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Dyzet vjeçarja Stefanik, ligjvënëse nga Nju Jorku dhe kryetare e grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë një aleate e fortë e zotit Trump. Organizata e Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një rikthim të zotit Trump në pushtet dhe përballjen e mundshme me shkurtime të financimit dhe angazhimit amerikan në raport me organizatën, gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan.

Një reduktim i angazhimit të Shteteve të Bashkuara në OKB mund të hapë derën Kinës, e cila ka forcuar ndikimin e saj në diplomacinë globale.

Presidenti i zgjedhur Trump ka ofruar pak detaje në lidhje me politikën e jashtme për mandatin e tij të dytë. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij ‘paqe përmes forcës’ do të ndihmojë që udhëheqësit e huaj të përkulen ndaj vullnetit të tij. Ai është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe pritet t'i japë mbështetje të fortë Izraelit në konfliktet e tij me grupet militante, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Ndër shqetësimet kryesore në OKB janë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të kontribuojnë më pak para për organizatën botërore me 193 anëtarë dhe të tërhiqen nga institucionet dhe marrëveshjet kryesore shumëkombëshe, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe marrëveshjen e Parisit për mjedisin.

Zonja Stefanik mori pozitë udhëheqëse brenda grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2021, kur ajo u zgjodh për të zëvendësuar ligjvënënesen Liz Cheney. Zonja Cheney humbi mbështetjen pas kritikave të saj lidhur me pohimet e pa mbështetura në fakte të zotit Trump për manipulime në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në nivel kombëtar kur e mbrojti zotin Trump gjatë ngritjes së akuzave në Kongres për shkarkimin e ish Presidentit republikan në vitin 2019. Mbrojtja që ajo i bëri atij nxiti ish Presidentin Trump ta krahasojë zonjën Stefanik me “një yll që sapo kishte lindur”, në politikë.

Ligjvënësja Stefanik ishte gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo fitoi në një qark që kishte votuar dy herë për presidentin demokrat Barack Obama dhe ishte përfaqësuar nga demokratët në Kongres që nga viti 1993.

Ajo shihej si një kandidate e mundshme për postin e nënpresidentes para se zoti Trump të zgjidhte senatorin JD Vance.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Trump tha gjatë fundjavës se nuk do t’i kërkonte ish-kandidates republikane për presidente, Nikki Haley, që t'i bashkohej kabinetit të tij të ri.

Zonja Haley shërbeu si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Ajo i ofroi mbështetje zotit Trump për president pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Zoti Trump po vazhdon takimet me kandidatët e mundshëm për të shërbyer në administratën e tij përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar./VOA

donald trump elise stefanik okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj