LIVE UPDATES
Bota

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Megjithatë, ai paralajmëroi Teheranin se nëse Irani “apo kushdo tjetër” bën ndonjë veprim për ta penguar transportin detar përmes ngushticës, ai do ta “rishqyrtojë” vendimin për të mos shkatërruar objektet e naftës në ishull.

14 Mars 2026, 13:54 Nga E. D

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të shtunën se forcat amerikane i kanë “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake në ishullin strategjik iranian, Harg, duke e cilësuar sulmin si “një nga bombardimet më të fuqishme ajrore” në historinë e Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu tha se marina amerikane së shpejti do të fillojë t’i shoqërojë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Pak çaste më parë, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet bombarduese më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në xhevahirin e kurorës së Iranit, ishullin Harg”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu publikoi një video që tregonte shpërthime në ishull pas sulmeve.

“Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të sofistikuarat që bota i ka njohur ndonjëherë, por për arsye të ndershmërisë kam zgjedhur që të MOS e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull”, shtoi ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi Teheranin se nëse Irani “apo kushdo tjetër” bën ndonjë veprim për ta penguar transportin detar përmes ngushticës, ai do ta “rishqyrtojë” vendimin për të mos shkatërruar objektet e naftës në ishull.

Ishulli Harg i Iranit është pika kryesore e eksportit të naftës së vendit, sepse shërben si terminal për rreth 90 për qind të eksporteve të naftës së Iranit. Ai ndodhet rreth 24 kilometra larg bregdetit iranian dhe rreth 480 kilometra në veri të Ngushticës së Hormuzit.

Disa orë më vonë të shtunën, mediat shtetërore iraniane konfirmuan se forcat amerikane kishin goditur objekte ushtarake në ishullin Harg. Agjencia e lajmeve Fars, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), raportoi se në ishull u dëgjuan “më shumë se 15 shpërthime” dhe se nga zona po ngrihej tym i dendur.

Kjo agjenci raportoi se Shtetet e Bashkuara kishin shënjestruar pajisje ushtarake dhe pretendoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Hargut nuk ishin dëmtuar. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë raportim.

Ushtria iraniane kishte kërcënuar më herët se do të sulmonte objekte nafte të lidhura me SHBA-në në rajon, nëse do të goditej infrastruktura energjetike iraniane.

Këto zhvillime ndodhën në një kohë kur Pentagoni filloi ta forcojë praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar një anije të re sulmuese me një njësi ekspeditare të marinës, pasi Trump u zotua për sulme të intensifikuara gjatë javës së ardhshme.

Zyrtarë të lartë të Mbrojtjes i thanë REL-it të premten se Pentagoni po dërgon një kontingjent marinsash - me gjasë rreth 2.500 sosh - në bordin e anijes sulmuese, USS Tripoli.

REL-i e kontaktoi Shtëpinë e Bardhë dhe u referua te Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila është përgjegjëse për forcat amerikane në Lindjen e Mesme. CENTCOM nuk ktheu përgjigje.

“Do t’i godasim shumë fort gjatë javës së ardhshme”, tha Trump për Iranin.

Presidenti më vonë shkroi në një tjetër postim në rrjetet sociale se Irani “është plotësisht i mposhtur dhe dëshiron marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja”.

Trump më herët tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura dhe të gatshme t’i shoqërojnë anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme detare, për t’i mbrojtur ato nga sulmet iraniane.

Disa vende të tjera perëndimore kanë thënë se po e shqyrtojnë këtë qëndrim të Trumpit. Kur u pyet më vonë se kur do të fillojë t’i shoqërojë cisternat marina amerikane, Trump u tha gazetarëve: “Do të ndodhë së shpejti”, megjithëse nuk dha afat kohor.

Administrata amerikane po përpiqet ta frenojë rritjen e çmimeve globale të naftës pas ndërprerjeve të shkaktuara nga sulmet ajrore SHBA–Izrael ndaj Iranit, të cilat filluan më 28 shkurt, si dhe nga kundërpërgjigjja e Teheranit me raketa dhe dronë kundër aleatëve arabë të SHBA-së në Gjirin Persik dhe vendeve të tjera./REL

lufta ne lidnjen e mesme donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj