LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse presidenti i Polonisë vendosi veton ndaj kredisë së BE?

BE-ja i vë në dispozicion Polonisë gati 44 miliardë euro për mbrojtjen – por presidenti Karol Nawrocki bllokon kredinë për armatimin me veton e tij. Qeveria e quan këtë tradhti ndaj vendit dhe paraqet Planin B.

14 Mars 2026, 08:21 Nga E. D

Analiza: Pse presidenti i Polonisë vendosi veton ndaj kredisë së

POLONI- Politika e sigurisë ka qenë deri tani nëPoloni një fushë ku, për shkak të kërcënimit nga Rusia, ka ekzistuar në masë të madhe një konsensus ndërpartiak. Tani, edhe në këtë fushë ka shpërthyer një luftë e pamëshirshme për pushtet – pikërisht në 27‑vjetorin e anëtarësimit në NATO, i cili u bë i mundur në vitin 1999 falë bashkëpunimit të të gjitha partive në vend.

"Kam vendosur që të mos e nënshkruaj ligjin që lejon marrjen e kredisë SAFE. Nuk do të nënshkruaj kurrë një ligj që shkon kundër sovranitetit, pavarësisë, si dhe sigurisë ekonomike dhe ushtarake të vendit tonë”, deklaroi presidenti Karol Nawrocki të enjten mbrëma (12.3.2026) në një fjalim televiziv.

Në të njëjtën kohë, kreu nacional‑konservator i shtetit paralajmëroi qeverinë që të mos e fusë vendin në borxh "përmes derës së pasme”, në një "rrugë jashtëligjore”. Sipas Nawrockit, kjo do të sillte "herët a vonë pasoja politike dhe juridike”.

Qeveria flet për tradhti ndaj vendit

"Presidenti humbi një mundësi për të vepruar si patriot. Turp.” – reagoi menjëherë në X kreu i qeverisë qendrës së majtë, Donald Tusk. "Vetëm në Rusi ka mirëkuptim të plotë për këtë veto”, shtoi më vonë Tusk.

Edhe ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski, u përfshi në përplasjen politike. "Tradhti ndaj vendit”, shkroi ai në X.

Pretendimi i Nawrockit se me SAFE Polonia ia dorëzon kontrollin mbi ushtrinë Komisionit Evropian është një "gënjeshtër e paskrupullt”, tha Sikorski, duke kërkuar që presidenti polak të "mos jetë gënjeshtar dhe frikacak”.

"Kjo veto nuk është kundër qeverisë, por kundër sigurisë së Polonisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak‑Kamysz, të premten (13.03.2026) për televizionin TVN.

Polonia pritet të përfitojë më së shumti nga kredia e mbrojtjes

Programi i BE‑së "Security Action for Europe” (SAFE), i miratuar verën e kaluar, synon të forcojë kapacitetin ushtarak të Evropës përballë kërcënimit nga Rusia. Shtetet e interesuara kanë në dispozicion gjithsej 150 miliardë euro në kredi të favorshme.

Polonia është përfituesja më e madhe. Shteti në krahun lindor të NATO‑s duhet të marrë 43,7 miliardë euro në kredi me interesa të ulëta për modernizimin e forcave të të veta të armatosura. Komisioni Evropian miratoi më 26.01.2026 fondet për 139 projekte polake.

Qeveria pro‑evropiane e kryeministrit Donald Tusk e konsideron projektin një sukses të madh. Pikërisht Polonia e inicioi këtë nismë gjatë presidencës së saj të BE‑së dy vite më parë dhe e shtyu përpara pavarësisht kundërshtimeve nga disa kryeqytete të Evropës Perëndimore. Programi synon jo vetëm të përmirësojë sigurinë e Polonisë, por edhe të forcojë ekonominë e vendit.

Opozita vë interesat partiake mbi të mirën e shtetit

Politologu Szymon Ossowski nga Poznani sheh arsyen e vetos së presidentit në frikën e opozitës së djathtë‑konservatore se një zbatim i suksesshëm i programit SAFE mund të përmirësojë shanset e partive në pushtet në fushatën zgjedhore të vitit 2027.

"Vendimtare ishte llogaritja afatshkurtër dhe jo interesat afatgjata të shtetit,” tha Ossowski për TVN.

Presidenti Nawrocki mori mbështetje nga partia më e madhe opozitare, Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Kreu i kësaj partie konservatore të djathtë, Jaroslaw Kaczynski, përshëndeti veton e presidentit. "Liria, sovraniteti dhe pavarësia nuk kanë çmim. Çdo përpjekje për t'i shitur ato për një kredi duhet të konsiderohet si një akt kundër Polonisë,” shkroi Kaczynski.

Ai kishte ushtruar presion ndaj Nawrockit prej javësh që ta bllokonte projektin.

Në përballjen me qeverinë, PiS-i përdor sërish retorikë antingjermane

Në konfliktin me qeverinë, partia PiS — si ka ndodhur shpesh — po përdor nxitje të ndjenjave antingjermane. Sipas saj, SAFE do të çonte në një "Poloni nën çizmen gjermane”.

"Ne e refuzojmë këtë çizme,” deklaroi PiS në shkurt.

Televizioni Republika, zëdhënës i opozitës së djathtë, transmetoi për orë të tëra titullin: "Presidenti mbron Poloninë nga SAFE-i gjerman.”

E djathta polake kritikon faktin se SAFE kufizon mundësinë e zgjedhjes së furnitorëve të armëve në kompani evropiane. Deri më tani, Polonia ka blerë avionë luftarakë dhe tanke nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

PiS gjithashtu frikësohet, se Brukseli do t'ia mbyllë rubinetin e fondeve të kredive nëse partia e Kaczynskit do të rikthehet në pushtet në vitin 2027.

Qeveria aktuale e Polonisë ka negociuar kushte shumë të mira me BE‑në: norma e interesit është rreth tre për qind – shumë më pak sesa do të duhej të paguante vendi në tregun financiar. Shlyerja do të zgjasë 45 vjet dhe do të nisë vetëm pas kalimit të dhjetë viteve. Deri në 89 për qind të fondeve pritet t'u shkojnë kompanive polake. Pothuajse 12.000 ndërmarrje vendase pritet të përfitojnë prej tyre.

Programi SAFE gëzon mbështetje të gjerë në Poloni – jo vetëm nga ushtria, e cila e sheh si një mundësi për modernizimin e forcave të armatosura. Një sondazh për televizionin TVN tregoi se 53 për qind e të anketuarve e mbështesin kredinë e BE‑së. 25 për qind janë kundër, ndërsa 22 për qind nuk kanë një mendim të caktuar.

Tusk: Ne do t'ia dalim

Si president, Nawrocki ushtron mbikëqyrjen mbi forcat e armatosura të Polonisë. Një "jo” e thjeshtë ndaj SAFE‑it do të zemëronte ushtrinë. Prandaj, në fillim të kësaj jave, Nawrocki prezantoi planin e tij "SAFE 0 për qind”, të cilin e promovon si një alternativë më të favorshme ndaj SAFE‑it të BE‑së. Ky program kombëtar i armatimit, i së njëjtës madhësi, sipas tij duhet të financohet pa interesa nga rezervat e arit të Bankës Kombëtare. Ekspertët financiarë e konsiderojnë këtë si të pabazë dhe jorealiste.

Kryeministri Tusk, në të kundërt, dëshiron t'i shpëtojë fondet e BE‑së për vendin e tij.

"Nuk do të lejojmë që kjo mundësi të humbet,” tha ai para mbledhjes së kabinetit të premten.

Plani i tij B: Tusk dëshiron të përdorë një instrument tashmë ekzistues - Fondin për Mbështetjen e Forcave të Armatosura - si një "kanal teknik” për transferimet nga Brukseli. Për këtë qeveria nuk ka nevojë për një ligj të ri.

"Do të jetë më e vështirë, por ne do t'ia dalim,” tha Tusk.

Kjo rrugë e tërthortë ka megjithatë edhe një disavantazh: Me këtë mënyrë, fondet e BE‑së mund të përdoren vetëm për ushtrinë. Shërbime të tjera të rëndësishme për mbrojtjen e vendit, të cilat gjithashtu kanë nevojë urgjente për fonde, si roja kufitare, policia dhe zjarrfikësit, do të mbeteshin pa asnjë mbështetje./DW

poloni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet