All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

Padia e Trumpit në një gjykatë në Florida përfshin disa shkrime të New York Times-it, njëri prej të cilëve ishte editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-tës, që thoshte se ai nuk ishte i denjë për postin më të lartë shtetëror, dhe një libër të publikuar nga Penguin-i, i titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

16 Shtator 2025, 11:14 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh, duke pretenduar se ka qenë viktimë e shpifjeve dhe se i është dëmtuar reputacioni.

Padia e Trumpit në një gjykatë në Florida përfshin disa shkrime të New York Times-it, njëri prej të cilëve ishte editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-tës, që thoshte se ai nuk ishte i denjë për postin më të lartë shtetëror, dhe një libër të publikuar nga Penguin-i, i titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

“Të pandehurit kanë publikuar me keqdashje librin dhe artikujt, duke e ditur se këto botime ishin plot shtrembërime dhe fabrikime të pështira për presidentin Trump”, thuhet në shkresën e dorëzuar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Florida.

Avokatët e Trumpit kanë thënë se botimet kanë dëmtuar reputacionin personal dhe biznesor të Trumpit, duke shkaktuar dëm masiv ekonomik ndaj vlerës së markës së tij, dhe dëme të konsiderueshme ndaj perspektivës së tij financiare. Padia erdhi pasi Trump kërcënoi javën e kaluar se do të padiste New York Times-in për raportimet e gazetës për një porosi dhe vizatim gjoja seksualisht sugjestiv dhënë Jeffrey Epsteinit.

Epstein, financier famëkeq i dënuar për krime seksuale, vdiq pasi kreu vetëvrasje në një qeli burgu në Nju-Jork, më 2019. Trump ka thënë se ka ndarë udhët me Epsteinit para se telashet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.

“Sot, kam nderin e madh të paraqes padinë 15-miliardë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times”, shkroi Trump të martën në platformën e tij, Truth Social.

Në shkrimin e tij, Trump akuzoi gazetën se ka gënjyer për të, për familjen e tij dhe për bizneset e tij, si dhe për lëvizjet dhe ideologjitë e udhëhequra nga republikanë, si America First Movement dhe Make America Great Again (MAGA).

Në mandatin e tij të dytë, Trump ka intensifikuar luftën me kompanitë mediale. Më herët, këtë vit, ai paditi gazetën The Wall Street Journal dhe botuesit e saj, përfshirë Rupert Murdochun, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 10 miliardë dollarësh për shkak të raportimit se emri i tij ishte në një urim ditëlindjeje për Epsteinin më 2003.

Në korrik, kompania amë e rrjetit televiziv CBS, Paramount, u pajtua për zgjidhjen e një kontesti gjyqësor, pas një padie nga Trump, ku ai pretendonte se programi i CBS, “60 Minutes”, kishte redaktuar në mënyrë mashtruese një intervistë me ish-nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, të cilën rrjeti e transmetoi në tetor./REL

donald trump the new york times

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë