LIVE UPDATES
Bota

BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë teksa Trump kërkon të mos blihet nafta ruse

Sanksionet për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia do t’i prekin gjithashtu më shumë banka, flotën e ashtuquajtur në hije të Kremlinit – transportin që Moska përdor për t’i shmangur sanksionet – kompani të vendeve të treta, si dhe vendosjen në listën e zezë të një numri individësh, veçanërisht atyre që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

15 Shtator 2025, 17:45 Nga E. D
BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim për ta rritur trysninë mbi Kremlinin. Masat do të përfshijnë kufizime mbi naftën ruse, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Evropa të mos blejë më naftë ruse.

Sanksionet për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia do t’i prekin gjithashtu më shumë banka, flotën e ashtuquajtur në hije të Kremlinit – transportin që Moska përdor për t’i shmangur sanksionet – kompani të vendeve të treta, si dhe vendosjen në listën e zezë të një numri individësh, veçanërisht atyre që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Sipas analistëve dhe diplomatëve, mbetet të shihet nëse Brukseli do të arrijë t’i kufizojë vizat turistike për rusët dhe ta ndalojë lëvizjen e diplomatëve rusë brenda BE-së.

BE-ja po kërkon t’i bashkërendojë masat me SHBA-në, pasi javën e kaluar i dërguari për sanksione i BE-së, David O'Sullivan, shkoi në Uashington për t’i bashkërenduar masat ndaj Kremlinit, pas deklaratës së Trumpit se i kishte mbaruar durimi me homologun rus, Vladimir Putin.

Zyrtarë të BE-së theksojnë se thelbi i paketës së re të sanksioneve është vazhdim i rundeve të mëparshme. Kjo përfshin shënjestrimin e më shumë bankave ruse, përfshirë edhe ato rajonale, duke i shkëputur nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve bankare, SËIFT.

Paketa e sanksioneve do të godasë gjithashtu aftësinë e Moskës për të përdorur kriptovaluta dhe do të ndalojë shërbimin e më shumë anijeve të flotës ruse nën hije në Evropë. Aktualisht lista përfshin 444 anije, por BE-ja beson se Kremlini përdor të paktën dyfishin e tyre për të transportuar produktet e naftës së sanksionuara në mbarë botën.

Mund të ketë gjithashtu përpjekje për ta vënë në shënjestër kompaninë gjigante ruse të naftës, Lukoil, edhe pse disa shtete anëtare – kryesisht Sllovakia dhe Hungaria, që ende varen nga importet ruse – ka gjasa ta bllokojnë këtë.

BE-ja e ka bërë synim të vetin të çlirohet nga importet e energjisë ruse deri në vitin 2027, duke përdorur rregullat e tregut të brendshëm të bllokut, që kërkojnë një shumicë të kualifikuar, ndryshe nga njëzëshmëria e nevojshme për ligjet e zakonshme të sanksioneve.

Gjatë fundjavës, Trump deklaroi se është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por Evropa duhet të veprojë njëkohësisht duke ndalur blerjen e naftës ruse.

“Evropa po blen naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata ta blejnë atë”, tha Trump më 14 shtator.

“Sanksionet... që ata po vendosin nuk janë mjaft të ashpra, dhe unë jam gati të vendos sanksione, por ata duhet t’i forcojnë masat e tyre në përputhje me ato që po bëj unë”, shtoi ai.

Masa të tjera të mundshme për energjinë përfshijnë kufizime ndaj rafinerive që eksportojnë naftë ruse në BE si dhe kompanive tregtare të vendeve të treta të përfshira në këtë tregti.

Megjithatë, BE-ja nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Trumpit për të vendosur tarifa 100 për qind ndaj Indisë dhe Kinës për blerjen e naftës ruse.

Brukseli nuk është ende gati të sanksionojë vende të treta që ndihmojnë Moskën në luftën e saj në Ukrainë, por kompanitë nga këto shtete mund të jenë caku.

Ende mbetet e paqartë nëse paketa e re e sanksioneve do të përfshijë edhe Bjellorusinë.

Në rundet e mëparshme, BE-ja ka vendosur masa të ngjashme ndaj Moskës dhe Minskut, por meqë SHBA-ja kohët e fundit ka hequr disa sanksione ndaj Bjellorusisë në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve politikë, vendet e BE-së duhet të negociojnë për qasjen ndaj regjimit të Lukashenkos.

Kërkohet njëzëshmëri për heqjen e sanksioneve, prandaj Polonia dhe Lituania kanë sinjalizuar se nuk do të pranojnë lehtësim të masave kufizuese kundër Minskut.

Një tjetër propozim interesant, i hedhur fillimisht nga Republika Çeke më shumë se një vit më parë, është kufizimi i lëvizjes së diplomatëve rusë brenda BE-së. Ata do të mund të qarkullonin vetëm në shtetin ku janë të akredituar dhe për udhëtime të tjera do të duhej leje e veçantë.

Në praktikë, kjo është e vështirë të zbatohet për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare brenda Zonës Schengen. Ideja është që personi të shpallet persona non grata (i padëshirueshëm) dhe të dëbohet nëse kapet duke udhëtuar jashtë shtetit të akreditimit diplomatik.

Një tjetër çështje është se sa larg do të shkojë BE-ja lidhur me vizat turistike për qytetarët rusë.

Disa vende po bëjnë trysni për një ndalim të plotë, gjë që do të kërkonte një shumicë të kualifikuar prej 55 për qind të shteteve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë.

Kjo vjen pasi disa vende të BE-së vunë re rritje të ndjeshme të turistëve rusë gjatë muajve të verës. Në shumë mënyra, kjo mund t’i përplasë vendet më të ashpra si shtetet baltike, nordike dhe Poloninë kundër vendeve jugore që varen më shumë nga turizmi.

Përfundimisht, kjo mund të përfundojë vetëm me një rekomandim të përgjithshëm nga Komisioni Evropian për të kufizuar lëshimin e vizave turistike nga shtetet anëtare.

BE-ja pezulloi marrëveshjen e lehtësimit të vizave me Rusinë kur ajo e nisi pushtimin e plotë në shkurt 2022 dhe publikoi udhëzime për mënyrën se si shtetet duhet të trajtojnë kërkesat për viza ruse.

Këto udhëzime theksonin se “aplikantët rusë për viza që udhëtojnë për arsye thelbësore, përfshirë anëtarë familjesh të qytetarëve të BE-së, disidentë, gazetarë të pavarur, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut duhet të kenë mundësi të hyjnë në BE”.

Gjithashtu rekomandohej që “për qytetarët rusë që udhëtojnë për turizëm, një qasje shumë e rreptë është e justifikuar, pasi është më e vështirë të vlerësohet qëllimi i udhëtimit krahasuar me arsye të tjera (udhëtim pune, vizita familjare apo trajtim mjekësor)”. Mund të ndodhë që blloku ta ashpërsojë këtë politikë edhe më tej nëse nuk arrihet marrëveshje për një ndalim të plotë të vizave turistike./REL

komisioni evropian rusi donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj