Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rruga Parkowa, ku ndodhi incidenti, ndodhet në një zonë të Varshavës ku janë të përqendruara ndërtesa qeveritare, Pallati Belweder dhe disa ambasada të huaja. Në afërsi ndodhet edhe ambasada ruse, raportoi televizioni publik polak TVP.

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të Varshavës, ndërsa dy shtetas të Bjellorusisë janë arrestuar, njoftoi të hënën kryeministri polak, Donald Tusk.
“Pak më parë, shërbimi i sigurisë neutralizoi një dron që po fluturonte mbi ndërtesën qeveritare në rrugën Parkowa dhe mbi Pallatin Belweder”, shkroi Tusk në platformën X. Belweder është një nga rezidencat zyrtare të presidentit të Polonisë.
“Dy shtetas bjellorusë janë arrestuar”, shtoi ai, duke theksuar se policia po zhvillon hetimet.
Rruga Parkowa, ku ndodhi incidenti, ndodhet në një zonë të Varshavës ku janë të përqendruara ndërtesa qeveritare, Pallati Belweder dhe disa ambasada të huaja. Në afërsi ndodhet edhe ambasada ruse, raportoi televizioni publik polak TVP.
Zona është e shpallur ndalim-fluturim për dronët, përveç nëse operatorët marrin leje të posaçme. Sipas autoriteteve lokale të Varshavës, shkelja e këtij rregulli konsiderohet vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.
Incidenti ndodhi në një kohë kur Polonia gjendet në gjendje të shtuar gatishmërie, pasi disa dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën e kaluar, duke shtyrë NATO-n të dërgojë avionë luftarakë për t’i rrëzuar.
Atëherë, për herë të parë që nga fillimi i luftës, avionë luftarakë perëndimorë rrëzuan dronë rusë, duke rritur frikën në një rajon që është në prag tensioni që nga viti 2022, kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Tusk paralajmëroi se kjo ishte “më e afërta që kemi qenë ndonjëherë me një përplasje të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore".
Rusia ka deklaruar se Polonia nuk ishte shënjestër e sulmeve, ndërsa aleati i saj, Bjellorusia, ka pretenduar se dronët kishin devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjeve elektronike. Megjithatë, liderët evropianë janë të bindur se bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm nga Moska.
Në muajt e fundit, avionët polakë janë ngritur disa herë për të patrulluar hapësirën ajrore përballë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës, por shumica e këtyre ndërhyrjeve kanë ndodhur gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit./REL
Pedro Sanchez, SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të hënën që Izraeli të përj...
foto ilustruese GRQEI- Një alarm është ngritur në Greqi, pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit po e vë vendin në ga...
foto ilustruese UKRAINË- Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të ...
Keir Starmer dhe Donald Trump BRITANI E MADHE- Policia britanike tha të martën se po përgatitej për pothuajse çdo skenar të...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nisi një breshëri sulmesh kundër NATO-s&nb...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t&rsqu...
Marco Rubio dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e sulmeve të më...
Foto Ilustruese BELGJIKA- Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazho...
RUMANI- Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje dhe qëndroi mbi t...