LIVE UPDATES
Bota

"Trump kërcënon Republikën tonë", Deklarata e fortë e Biden: Demokracia amerikane nuk është e garantuar, duhet ta mbrojmë atë

Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve gjatë një fjalimi të enjten në mbrëmje që të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor, ndërsa ai intensifikon kritikat ndaj politikanëve që mbështesin ish-presidentin Donald Trump.

2 Shtator 2022, 08:09 Nga s.s
"Trump kërcënon Republikën tonë", Deklarata e
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve gjatë një fjalimi të enjten në mbrëmje që të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor, ndërsa ai intensifikon kritikat ndaj politikanëve që mbështesin ish-presidentin Donald Trump.

“Barazia dhe demokracia janë nën sulm”, tha presidenti Biden.

Ai u bëri thirrje drejtpërdrejt republikanëve të moderuar që të bashkojnë forcat me demokratët, duke thënë se qëllimi i vetëm duhet të jetë mbrojtja “e demokracisë sonë, pavarësisht nga ideologjia”. “Për një kohë të gjatë, ne kemi pasur bindjen se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është ashtu. Duhet ta mbrojmë atë. Mbrojeni atë”, tha ai.

Presidenti Biden foli nga Filadelfia, vendlindja e demokracisë amerikane dhe fjalimi është pjesë e një kthese të fortë nga ana e tij teksa afrohen zgjedhjet e Kongresit, raporton independent.co.uk.

“Kam ardhur këtu në vendin ku e ka zanafillën gjithçka që t’i flas hapur kombit për kërcënimet me të cilat përballemi. Për forcën që kemi në dorë për t’u përballur me këto kërcënime. Dhe për të ardhmen e jashtëzakonshme që na pret nëse zgjedhim këtë rrugë”, tha ai.

Pasi ia kushtoi pjesën më të madhe të vëmendjes në vitin 2022 inflacionit të lartë në vend dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe pasi u infektua dy herë me COVID-19 gjatë verës, zoti Biden filloi ditët e fundit të vërë në shënjestër republikanët e lidhur me zotin Trump. Të enjten në mbrëmje ai vuri në shënjestër lëvizjen e ish-presidentit Trump “Ta bëjmë Amerikën Përsëri Madhështore ” dhe vetë paraardhësin e tij, duke e përmendur me emër, ndryshe nga më parë.

“Ish-presidenti Trump dhe republikanët që mbështesin MAGA-n, përfaqësojnë esktremizmin që kërcënon vetë themelet e republikës sonë. Prapa tek një Amerikë ku nuk ekziston e drejta për të zgjedhur, e drejta për privatësi, e drejta për kontraceptivë, e drejtë për t’u martuar me atë që do”, duke shtuar se forcat e saj janë të vendosura ta çojnë këtë vend prapa.

Në një aktivitet për mbledhje fondesh javën e kaluar në Maryland, presidenti Biden e krahasoi atë që e quajti ” filozofi ekstreme të MAGA-s” me një “gjysmë-fashizëm”. Ai tha se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të vidhen nga ata që thjesht refuzojnë të pranojnë se kanë humbur. Fjalimi i zotit Biden pasqyron një urgjencë në rritje për t’iu përgjigjur prirjeve antidemokratike mes republikanëve, si dhe nevojën për të parandaluar një fitore masive republikane në nëntor, si edhe për të krijuar mbështetje për një rikandidim të mundshëm të tij në vitin 2024, thonë këshilltarët e tij.

Të martën, në një nga tre vizitat brenda një jave në shtetin e Pensilvanisë, që është një fushëbetejë politike, zoti Biden foli ashpër ndaj kërcënimeve kundër FBI-së pas një kontrolli në shtëpinë e zotit Trump në Florida, duke i quajtur ato “të pështira”. Ai iu rikthye kësaj teme të enjten dhe ironizoi anëtarët republikanë të Kongresit të cilët refuzuan të dënojnë sulmin e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara,

Përpara fjalimit të presidentit Biden, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy e akuzoi atë se po lë pas dore krimin dhe inflacionin “për të shpërfillur punonjësit amerikanë”. Zoti McCarthy planifikon të mbajë një fjalim në qytetin e lindjes së zotit Biden, Scranton, Pensilvani, përpara fjalës së presidentit.

ZGJEDHJET E LIRA NË RREZIK?

Presidenti Biden e mbajti fjalimin e tij në Sallën e Pavarësisë, i cili ra dakord për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Historianë, studiues ligjorë dhe disa zyrtarë të zgjedhur thonë se me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit përcaktohet mënyra se si shihen zgjedhjet e lira dhe përkushtimi ndaj sundimit të ligjit.

Ata thonë se humbja e shumicës nga demokratët në Kongres jo vetëm që do ta bënte zotin Biden një president joefektiv, por mund ta kthente kontrollin mbi çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale tek simpatizantët e zotit Trump, disa prej të cilëve nuk e pranuan kurrë fitoren e zotit Biden në vitin 2020. Të përballur me kërcënime pas humbjes së ish-presidentit Trump, një ndër pesë punonjësit zgjedhorë të anketuar këtë vit thanë se mund të largohen përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Shtëpia e Bardhë vuri në dukje se bëhej fjalë për “një fjalim optimist. Është një fjalim për atë që mund të arrijmë ne si vend, si demokraci”.

 

biden shba trump

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara