LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet amerikane i hapin rrugën përforcuesit të vaksinës Omikron

Vaksinat janë të përshtatshme si për variantet BA.4/BA.5 ashtu edhe për llojin fillestar të virusit.

1 Shtator 2022, 22:58 Nga k.m.
Autoritetet amerikane i hapin rrugën përforcuesit të
Foto ilustruese

Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urgjente për dy vaksina Covid-19, të cilat mbulojnë edhe variantin Omikron, si vaksina përforcuese. Këto janë të ashtuquajturat vaksina bivalente mRNA të kompanive Biontech/Pfizer dhe Moderna, tha FDA. Vaksinat janë të përshtatshme si për variantet BA.4/BA.5 ashtu edhe për llojin fillestar të virusit.

Përforcues të autorizuar nga mosha 12 dhe 18 vjeç

Sipas autorizimit, vaksinat e përshtatura mund të injektohen më e herta dy muaj pas vaksinimit fillestar kundër virusit. FDA e ka miratuar vaksinën bivalente të Moderna-s si një dozë të vetme përforcuese për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart. Ndërsa vaksina Biontech/Pfizer mund të jepet si një dozë e vetme përforcuese që për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart. “Kur po hyjmë në vjeshtë dhe kalojmë më shumë kohë brenda, ne rekomandojmë që të gjithë ata që kanë të drejtë të marrin në konsideratë një dozë përforcuese me një vaksinë bivalente Covid-19 në mënyrë që të marrin një mbrojtje më të mirë kundër varianteve aktualisht në qarkullim”, tha drejtori i FDA-së Robert Califf.

Bivalent do të thotë që merren parasysh dy komponentë: preparati duhet të ofrojë mbrojtje si kundër Sars-CoV-2 origjinal, ashtu edhe kundër nënlinjave BA.4 dhe BA.5 të Omikron-it.

Në qershor, FDA u kërkoi prodhuesve të vaksinave që të përshtatnin vaksinat për dy nënvariantet BA.4/BA.5 përgjegjëse për rritjen e fundit të infektimeve me koronavirus në mbarë botën. Nënvarianti BA.5 aktualisht është përgjegjës për më shumë se 88 përqind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara.

Në Bashkimin Evropian, nga ana tjetër, fillimisht duhet të autorizohen përforcuesit kundër variantit BA.1 të Omikron-it, i cili shkaktoi një rritje masive të infektimeve dimrin e kaluar.

Takim i EMA-s për përforcuesit e Omikron-it këtë të enjte

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ka caktuar një takim të posaçëm të enjten për të diskutuar aplikimet për autorizimin e marketingut për vaksinat përforcuese përkatëse të Biontech/Pfizer-it dhe Moderna-s. Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që autorizoi përforcuesin BA.1 të Moderna-s në mes të gushtit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka njoftuar se 14 milionë dozat e para të vaksinës me përforcuesit e duhur të BioNTech/Pfizer-it dhe Moderna-s do të dorëzohen në Gjermani brenda dy javësh nga 5 shtatori. Ai pret që të dy përforcuesit të miratohen nga Komisioni Evropian më 1 ose 2 shtator. Nëse Komisioni Evropian autorizon gjithashtu vaksinën e përshtatur me variantet e virusit BA.4/BA.5 në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, Gjermania gjithashtu do të marrë “shumë shpejt” nga BioNTech/Pfizer me dërgesën e parë prej 9.5 milionë dozash, thuhet në një letër të Lauterbach-ut drejtuar pjesëmarrësve në fushatën e vaksinimit./DW

fda

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet