LIVE UPDATES
Bota

Tronditje në Francë/ Prokurorët kërkojnë 7 vite burg dhe gjobë prej 300 mijë eurosh, për Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti përballet me akuza të rënda për financim të paligjshëm nga Libia

27 Mars 2025, 18:10 Nga A.Ll
Tronditje në Francë/ Prokurorët kërkojnë 7 vite burg
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

FRANCA - Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ndodhet përballë një prej betejave më të mëdha ligjore të karrierës së tij, pasi prokuroria financiare ka kërkuar një dënim me 7 vjet burg për të, për shkak të financimit të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Libia e Muamar Gadafit.

Përveç dënimit me burg, prokurorët kanë kërkuar edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh dhe heqjen e të drejtave politike të ish-kreut të shtetit për pesë vjet.

Sipas akuzës, Sarkozy ka pranuar fonde të paligjshme nga regjimi i ish-diktatorit libian për të financuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2007, në shkelje të rregullave të rrepta të Francës për financimin e fushatave elektorale. Sipas prokurorisë, ai ka qenë në dijeni të burimit të parave dhe ka bashkëpunuar me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për të fshehur transaksionet.

Një skemë korrupsioni 
Hetimi ka zbuluar një skemë të ndërlikuar financiare, e cila përfshinte transferta sekrete të parave nga Libia drejt Francës, me qëllim mbështetjen e Sarkozy-t në zgjedhje. Në këtë aferë, prokuroria ka kërkuar dënime edhe për dy bashkëpunëtorët më të afërt të tij: ish-ministrin Claude Guéant me 6 vjet burg dhe Brice Hortefeux me 3 vjet burg. Sipas hetuesve, këta zyrtarë kanë luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin dhe administrimin e fondeve të dyshimta nga Libia.

Në fjalën e tyre, prokurorët deklaruan se Sarkozy jo vetëm që "kundërshton faktet", por edhe "nuk e kupton seriozitetin" e situatës. Ata theksuan se ish-presidenti duhet të shpallet fajtor për një sërë veprash, përfshirë korrupsion, pranim të fondeve publike të përvetësuara, financim të paligjshëm të një fushate zgjedhore dhe krijimin e një organizate kriminale.

Reagimi i Sarkozy: Një dënim i tepruar
Gjatë seancës gjyqësore, Sarkozy dëgjoi akuzat pa shprehje në fytyrë, ndërsa avokatët e tij kanë argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e prokurorisë. Më vonë, në një reagim në rrjetet sociale, ai e quajti kërkesën e prokurorëve një dënim “të tepruar” dhe theksoi se do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, duke shprehur besimin e tij në drejtësinë e gjykatës.

Ky nuk është rasti i parë ku Sarkozy përballet me drejtësinë. Ai është përfshirë në disa hetime për korrupsion dhe financim të dyshimtë, përfshirë edhe një çështje të mëparshme ku u dënua me burg për përpjekje për të korruptuar një gjyqtar.

Ndërkohë, procesi gjyqësor pritet të zgjasë edhe disa javë, me vendimin përfundimtar që do të merret nga gjykata në javët e ardhshme. Nëse shpallet fajtor, Sarkozy do të bëhet një nga presidentët e rrallë francezë që përballet me një dënim kaq të rëndë penal.

 

ish-presidenti francez nicolas sarkozy muamar gadafi franca libia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë