3 Qershor 2023, 14:16
Nga a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje të përplasjeve të dhunshme të 29 majit mes policisë, ushtrisë së KFOR dhe serbërve në Zveçan. Policia ka informuar se rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar shërbimet e policisë. Rasti është cilësuar si “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Zveçan/Rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga ana tjetër protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave, po ashtu edhe atë të Top Channel. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale", njofton Policia.
Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.
tensione në veri të kosovës
Bota
3 Qershor 2023, 14:10
a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se do të dërgojë në Kosovë një batalion ...
Bota
3 Qershor 2023, 13:53
a.l
Vjosa Osmani dhe Rexhep Taip Erdogan
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi për të ...
Bota
3 Qershor 2023, 13:49
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri t...
Bota
3 Qershor 2023, 13:36
a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës prej disa ditësh kanë rritur prezencën e forcave speciale t&eu...
Bota
3 Qershor 2023, 13:19
a.l
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe k...
Bota
3 Qershor 2023, 13:06
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për prestigjozen britanike 'The Washington Post' ka...
Bota
3 Qershor 2023, 13:04
a.l
Tensione në veri të Kosovës
KOSOVË- Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thën&...
Bota
3 Qershor 2023, 12:49
a.l
Euro
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar për skandalin Katargate me tërheqje të shumave të mëdha parash nga Ambasad...
Bota
3 Qershor 2023, 12:29
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eurodeputetja greke, Eva Kaili emri i së cilë su lakua në skandalin 'Katargate' është rikthyer në rrjete so...
Bota
3 Qershor 2023, 12:28
a.l
Komandanti
IRAN- Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të...