"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Bota
Pas TRAZIRAVE të së hënës/ Serbët nuk ndalen, organizojnë në rrjete sociale fushatë me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në Veri (FOTO)
Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.
3 Qershor 2023, 13:36Nga a.l
Veriu i Kosovës
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës prej disa ditësh kanë rritur prezencën e forcave speciale të Policisë dhe ushtrisë së KFOR, përfshirë dhe ato amerikane, të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për të shmangur çdo incident.
Protesta e ditës së hënë agravoi në dhunë e përdorimin e armëve, ku për pasojë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez mbetën të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por mesa duket kjo është më e pakta që mund të bëjnë serbët.
Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.
“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.
Një tjetër llogari, ka komentuar tek postimi i njejtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit.
“Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.
“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.
Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë Naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.
Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.