3 Qershor 2023, 14:10
Nga a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se do të dërgojë në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO. Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës. Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit.
“Pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali)”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë thotë se kërkohet një qëndrim konstruktiv dhe thirrje për përmbajtje tek palët, për zgjidhjen e situatës në veriun e “Kosovës miqësore e vëllazërore” përmes dialogut, meqë sipas tyre e dëmton sigurinë dhe stabilitetin rajonal. NATO ka vendosur për 700 trupa shtesë në Kosovë, ndërkohë edhe një batalion tjetër rezervë është vënë në gjendje të lartë gatishmërie.
tensione në veri të kosovës
Bota
3 Qershor 2023, 13:53
a.l
Vjosa Osmani dhe Rexhep Taip Erdogan
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi për të ...
Bota
3 Qershor 2023, 13:49
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri t...
Bota
3 Qershor 2023, 13:36
a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës prej disa ditësh kanë rritur prezencën e forcave speciale t&eu...
Bota
3 Qershor 2023, 13:19
a.l
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe k...
Bota
3 Qershor 2023, 13:06
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për prestigjozen britanike 'The Washington Post' ka...
Bota
3 Qershor 2023, 13:04
a.l
Tensione në veri të Kosovës
KOSOVË- Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thën&...
Bota
3 Qershor 2023, 12:49
a.l
Euro
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar për skandalin Katargate me tërheqje të shumave të mëdha parash nga Ambasad...
Bota
3 Qershor 2023, 12:29
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eurodeputetja greke, Eva Kaili emri i së cilë su lakua në skandalin 'Katargate' është rikthyer në rrjete so...
Bota
3 Qershor 2023, 12:28
a.l
Komandanti
IRAN- Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të...
Bota
3 Qershor 2023, 12:20
a.l
Anija
GREQI- Dy anije mallrash u përplasën në ishullin grek të Kios. Mediat e huaja raportojnë se paraprakisht nuk ka asnjë p...