6 Gusht 2023, 13:55
Nga I.A
Treni
PAKISTAN- Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e daljes së një treni nga shinat në jug të Pakistanit të dielën, njoftuan zyrtarët pakistanezë. Younis Chandio, zyrtar i lartë policor, tha për mediat lokale më 6 gusht se operacionet e shpëtimit kanë nisur për t’i nxjerrë njerëzit nga vagonët.
Ai tha se 10 vagonë të trenit dolën nga binarët.
Ndërkohë, ministri i Hekurudhës i Pakistanit, Khawaja Saad Rafique, tha se “ky është një aksident shumë i madh. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje”.
Treni doli nga binarët afër stacionit hekurudhor Sahara në qytetin Nawabshah, në jug të provincës Sindh.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dhjetëra njerëz në vendngjarje, disa prej të cilëve duke i thyer dritaret për t’i ndihmuar udhëtarët të dalin nga vagonët e rrokullisur.
Aksidentet dhe daljet e trenit nga binarët ndodhin shpesh në sistemin e vjetruar hekurudhor në Pakistan.
Në qershor 2021, dy trena u përplasën mes vete afër Daharkit në Sindh, duke i vrarë të paktën 65 njerëz dhe duke i lënduar rreth 150 të tjerë.
Të paktën 75 udhëtarë u dogjën në një zjarr që e kishte kapluar trenin Tezgam në tetor 2019, derisa nga përplasja e dy trenave në Ghotkit u vranë më shumë se 100 njerëz më 2005.
Marrë nga REL
younis chandio pakistan
Bota
6 Gusht 2023, 13:48
I.A
Donald Trump dhe Mike Pence
SHBA- Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia Republikane, Mike Pence, nuk e ka hedhur posht&e...
Bota
6 Gusht 2023, 12:55
I.A
Policia amerikane
SHBA- Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një rrugë të Washington DC të sht...
Bota
6 Gusht 2023, 12:46
I.A
Ukraine
UKRAINË- Tre persona janë vrarë gjatë sulmeve ajrore dhe bombardimeve të vazhdueshme gjatë natës së 5-6 gus...
Bota
6 Gusht 2023, 11:40
I.A
Abdulla Yameen Abdul Gayoom
MALDIVE- Gjykata Supreme e Maldives konfirmoi të dielën se ish-presidenti Abdulla Yameen Abdul Gayoom, i cili ës...
Bota
6 Gusht 2023, 11:06
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin...
Bota
6 Gusht 2023, 10:41
I.A
Volodymyr Zelenskyy dhe Zuzana Caputova
SLLOVAKI- Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve...
Bota
6 Gusht 2023, 10:30
I.A
Varka
ITALI- Dy anije janë mbytur ditën e sotme në brigjet e Italisë. Roja bregdetare e Italisë tha të dielën se ki...
Bota
6 Gusht 2023, 10:13
I.A
Alban Memqaj
SLLOVENI- Një shqiptar nga Kosova është bërë lajm në mediat sllovene, pasi në këto orë të v&...
Bota
6 Gusht 2023, 10:04
I.A
Hiroshima
HIROSHIMA- Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë ato...
Bota
6 Gusht 2023, 09:24
I.A
KIRIGISTAN- Derisa autoritetet kirgize kanë qenë duke e përgatitur popullatën për mundësinë e problemeve me rrymë k&eu...