LIVE UPDATES
Bota

The Economist: A do të mundet Europa t’i mbajë dritat ndezur këtë dimër?

Popullatat po përgatiten për goditjen energjetike. Britania ka dhënë sinjale se do të reformojë tregun e saj të energjisë, për të frenuar ndikimin e gazit natyror në çmimet e brendshme. Shërbimet franceze u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të ulin përdorimin e energjisë “në mënyrë të menjëhershme”.

30 Korrik 2022, 07:39 Nga A.B
The Economist: A do të mundet Europa t’i mbajë dritat ndezur
Banese

Lufta energjetike e Europës po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Pasi ndaluan ose premtuan se do të ndalonin importet e naftës ruse, udhëheqësit e grupit të vendeve të G7-ës, thanë se do të kërkonin mënyra për të kufizuar çmimin e saj, si dhe atë të gazit rus, shkruan The Economist.

Popullatat po përgatiten për goditjen energjetike. Britania ka dhënë sinjale se do të reformojë tregun e saj të energjisë, për të frenuar ndikimin e gazit natyror në çmimet e brendshme. Shërbimet franceze u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të ulin përdorimin e energjisë “në mënyrë të menjëhershme”.

Një qëllim i manovrave të tilla është që Rusia të privohet nga të ardhurat e nevojshme. Një tjetër është të shmanget kriza energjetike në Europë.

Vetëm një muaj më parë, dukej sikur një krizë e tillë mund të shmangej. Ndërsa Amerika rriti eksportet e Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL), pjesa e saj në importet totale të gazit të Europës, u rrit nga 6% në shtator, në 15% në maj, ndërkohë që ajo e Rusisë ra nga 40%, në 24%.

Sidoqoftë, gazi që i nevojitej Europës nga fqinji i saj armiqësor, vazhdonte të vinte. Rusia “mbylli rubinetin” për Bullgarinë, Finlandën dhe Poloninë, pasi ato nuk pranuan që të paguanin në rubla, por gjithsesi, këto shtete nuk blinin shumë gaz. Rezervat e kontinentit po rriteshin me një ritëm rekord.

Më pas ndodhën dy gjëra. Më 8 qershor, një zjarr shkaktoi mbylljen e Freeprot, uzinës së lëngëzimit të gazit në Teksas.

Kjo ndërprerje, e cila pritet të zgjasë 90 ditë, i ka kushtuar Europës 2.5% të furnizimit me gaz. Një javë më vonë, Gazprom, gjiganti energjetik rus, tha se furnizimi në Europë përmes gazsjellësit Nord Stream 1, do të ulej në vetëm 40% të kapacitetit, për shkak të problemit me një turbinë që do të kontrollohej në Kanada (Gazprom fajëson sanksionet). Kjo uli edhe me 7.5% furnizimin e Europës.

Burimet e tjera janë të pakta. Terminalet me gaz natyror të lëngshëm po funksionojnë me kapacitet të plotë. Nuk ka më shumë gaz shtesë që mund të rrjedhë përmes tubacioneve nga Algjeria, Azerbajxhani ose Norvegjia.

Rindezja e uzinës holandeze të gazit, Groningen, e cila dikur furnizonte me gaz po aq sa Nord Stream, por operimi i së cilës u ndal pas një tërmeti, është politikisht e ndërlikuar.

Si rrjedhojë, firma e konsulencës Rystad Energy, llogarit se fabrikat e gazit të BE-së, do të mbushen deri në dy të tretat deri në fund të tetorit, më pak se objektivi i bllokut prej katër të pestat.

Madje ekziston frika se Nord Stream, i cili pritet të shërbejë rregullisht gaz në korrik, nuk do të rifillojë punën, pasi të përfundojë mirëmbajtja. Nëse ndodh kështu, atëherë Europa mund t’i afrohet dimrit me nivele magazinimi në vetëm 60%.

Kjo ngre pyetje në lidhje me aftësinë e kontinentit për të qëndruar i ngrohtë këtë dimër. Për më tepër, prodhimi i energjisë me gaz është bërë burimi margjinal i furnizimit me energji elektrike gjatë vitit të kaluar në Europën Perëndimore, duke nënkuptuar se kostoja është ajo që përcakton çmimet e energjisë në të gjithë rajonin.

Vitin e kaluar, kjo ndodhi pjesërisht për shkak se prodhimi i energjisë së rinovueshme u pengua nga thatësirat (dhe rrjedhimisht nga lumenjtë e tharë) dhe mungesa e erërave të forta.

Këtë herë, problemi është se reaktorët bërthamorë të Francës kërkojnë mirëmbajtje dhe për momentin, po funksionojnë me më pak se gjysmën e kapacitetit të tyre. Kjo gjendje po shteron furnizimin me energji elektrike të Europës, ndërkohë që vala e të nxehtit në jug po rrit kërkesën për ftohje.

Çmimet e energjisë në Francë ishin mesatarisht 197 € (206 dollarë) për megavat/orë në maj, krahasuar me 15 € një vit më parë.

Një mënyrë se si Europa zakonisht përballet me çekuilibrat, është përmes tregtisë. Franca, dikur eksportuesja më e madhe e energjisë në kontinent, tani po blen energji elektrike nga fqinjët. Gazi me shumicë tani është më i shtrenjtë në Gjermani dhe në Europën Lindore, për shkak të pakësimit të furnizimit përmes tubacionit Nord Stream (shih grafikun).

Kjo do të rrisë flukset nga Britania dhe Spanja, të cilat kanë terminale të gazit natyror të lëngshëm. Por nuk do të rrisë furnizimin e përgjithshëm të karburantit dhe energjisë. Për më tepër, më 29 qershor, Britania deklaroi se në rast urgjence, një nga hapat e saj të parë, do të ishte ndërprerja e gazit në Europën Kontinentale.

Kështu, vendet e BE-së po përpiqen të gjejnë alternativa ndaj gazit. Gjermania ka ndryshuar planet për të mbyllur më shumë se një të pestën e termocentraleve me qymyr këtë vit. Austria, Britania, Franca dhe Holanda kanë thënë se mund të vonojnë mbylljen ose të rihapin fabrikat e qymyrit.

Disa nga shtatë termocentralet bërthamore europiane që do të mbylleshin deri në fund të dimrit, mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe pak më gjatë. Megjithatë, edhe nëse kjo bëhet, gazi do të vazhdojë të përcaktojë çmimet e energjisë elektrike.

Një kontratë për energjinë “bazë” (d.m.th., jo të rinovueshme) të Gjermanisë në dhjetor, aktualisht tregtohet me 25% mbi kostot e prodhimit të energjisë me gaz, çka tregon se tregu po shtrenjtohet për shkak të krizës së gazit.

Mungesa e vazhdueshme e ofertës do të thotë që kërkesa do të duhet të përshtatet. Çmimet e larta mund të jenë një nga mjetet. Por gjithashtu mund të jetë e nevojshme që të imponohet racionimi për kompanitë e uritura për gaz dhe energji, si prodhuesit e plehrave kimike, qelqit dhe çelikut.

Pyetja se sa drastikë do të jenë këta kufij dhe nëse do të përfundojnë duke u shtrirë edhe te familjet, do të varet nga dy faktorë: temperaturat e dimrit në kontinent dhe shkalla në të cilën Kina do të rimëkëmbet nga masat e Covid-19.

Europa, deri tani, ka qenë vërtet e pafat në luftën e saj energjetike me Rusinë. Kjo duhet të ndryshojë nëse ajo dëshiron që të mbajë dritat ndezur gjatë dimrit./MONITOR

energji europe

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më