LIVE UPDATES
Bota

Tërheqja e trupave nga Afganistani, raporti i administratës Biden fajëson Trump: Gabimet e tij kanë ndikuar në situatën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej 12 faqesh të raportit rreth përfundimit të luftës më të gjatë të vendit, duke marrë pak përgjegjësi për veprimet e veta dhe duke pohuar se zoti Biden ishte kufizuar së tepërmi nga vendimet e administratës së zotit Trump.

7 Prill 2023, 20:23 Nga I.A
Tërheqja e trupave nga Afganistani, raporti i administratës Biden
Foto Ilustruese

SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden të enjten ia hodhi fajin paraardhësit të tij, presidentit Donald Trump, për tërheqjen kaotike të trupave amerikane në vitin 2021 nga Afganistani, që solli disa nga momentet më të errëta të presidencës së zotit Biden.

Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej 12 faqesh të raportit rreth përfundimit të luftës më të gjatë të vendit, duke marrë pak përgjegjësi për veprimet e veta dhe duke pohuar se zoti Biden ishte kufizuar së tepërmi nga vendimet e administratës së zotit Trump.

Dokumenti i shkurtër u hartua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe jo nga një entitet i pavarur, me kontributin edhe të vetë Presidentit Biden. Presidenca amerikane tha se rishikimet e hollësishme të kryera nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se do t'i transmetoheshin privatisht Kongresit të enjten, ishin shumë të klasifikuara dhe nuk do të bëheshin publike.

“Vendimet e presidentit Biden për mënyrën se si të ekzekutohej tërheqja nga Afganistani u kufizuan rëndë nga kushtet e krijuara nga paraardhësi i tij”, thuhet në përmbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje se kur zoti Biden filloi detyrën, “talebanët ishin në pozitat më të forta ushtarake që nga viti 2001, duke patur nën kontroll, ose duke sfiduar autoritetet në pothuajse gjysmën e vendit”.

Ish Presidenti Donald Trump u përgjigj duke akuzuar administratën Biden se po luan “një lojë të re dezinformimi” për të tërhequr vëmendjen nga “DORËZIMI i tyre jashtëzakonisht i paaftë në Afganistan”. Në faqen e tij të mediave sociale, ai tha, se zoti “Biden është përgjegjës, askush tjetër!”

Shtëpia e Bardhë thotë se gabimet e bëra në Afganistan kanë ndikuar në trajtimin e situatës në Ukrainë, ku administrata e Presidentit Biden është vlerësuar për mbështetjen e ofruar Kievit kundër agresionit rus.

“Tani i kemi prioritet evakuimet më të hershme kur përballemi me një situatë të sigurisë në degradim”, tha Shtëpia e Bardhë.

Republikanët në Kongres e kanë kritikuar ashpër tërheqjen nga Afganistani, duke u përqëndruar në vdekjen e 13 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili gjithashtu vrau mbi 100 afganë.

Shawn Vandiver, një veteran i marinës dhe themelues i lëvizjes #AfghanEvac, një inciativë për të ndihmuar afganët që ikin nga vendi, e quajti raportin një “hap tjetër të rëndësishëm”.

Por senatori republikan Tom Cotton, shkruajti të enjten në rrjetin social Twitter se tërheqja ishte “një dështim”, duke shtuar se publikimi i një raporti që ka për qëllim zhvendosjen e fajit gjetiu nuk do të ndryshojë gjë.

Raporti i administratës së Presidentit Biden duket se shmang përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të 26 gushtit 2021 në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke thënë se ishte ushtria amerikane ajo që mori një vendim ndoshta kyç.

“Për të menaxhuar kërcënimin e mundshëm të një sulmi terrorist, Presidenti ka pyetur vazhdimisht nëse ushtria kërkonte mbështetje shtesë për të kryer misionin e tyre në Aeroportin e Kabulit”, thuhet në raport, duke shtuar se, “Zyrtarët e lartë ushtarakë konfirmuan se kishin burime të mjaftueshme për të menaxhuar kërcënimet.”

Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Biden ka fajësuar marrëveshjen e shkurtit 2020 që zoti Trump arriti me talebanët në Doha të Katarit, duke thënë se ajo i shtyu Shtetet e Bashkuara të largoheshin nga vendi. Marrëveshja është fajësuar nga analistët për dobësimin e qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila u rrëzua vitin pasues.

Pas tërheqjes nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm për të vrarë udhëheqësin e al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.

Marrë nga VOA

joe biden shawn vandiver ayman al-zawahri

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit