LIVE UPDATES
Bota

VOA: Shqetësime rreth zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës, përfshihet edhe Vuçiç

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, duke pohuar se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës.

7 Prill 2023, 18:41 Nga k.m.
VOA: Shqetësime rreth zgjedhjeve për kryetarët e komunave në
Foto ilustruese

Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave në veriun e banuar me shumicë serbe të caktuara për datën 23 prill mes mëdyshjeve për rrjedhën e tyre. Postet e kryetarëve mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, duke pohuar se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës. Përfaqësues të këtij subjekti u takuan sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të diskutuar siç u tha për gjendjen e sigurisë, targat e makinave, arrestimet e serbëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se diskutimet do të vazhdojnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme për të hartuar një paltformë të përbashkët, ndërsa zgjedhjet e organizuara nga Prishtina tha se po mbahen për dy për qind të popullatës duke ju referuar përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në Mitrovicën e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se institucionet e vendit janë vënë në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të organizuar zgjedhjet në katër komunat në veriun e Kosovës.

“Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit,”- tha ai.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, më herët shprehën keqardhjen për vendimin e Listës Serbe, që të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa theksuan se është thelbësore të sigurohet që zgjedhjet të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt dhe palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet.

Grupi i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” tha se rrethanat aktuale nuk mundësojnë mbajtën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veriun e vendit. Kjo organizatë tha përmes një komunikate “se situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. Dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë në ato komuna, paraqesin pengesë të madhe në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor, që është parakusht thelbësor për zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Zgjedhjet për kryetarët e komunave verior, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u caktuan fillimisht për datën 18 dhjetor të vitit të kaluar por ato u shtynë me kërkesën e diplomatëve perëndimorë të cilët ishin përfshirë në një përpjekje për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars në Ohër./VOA

kosove lista serbe

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel