LIVE UPDATES
Bota

Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Gazën

Një shpërthim u dëgjua në qytetin e Gazës, pasditen e së premtes me disa ndërtesa që u përfshinë nga tymi dhe flakët. Ushtria izraelite tha se operacioni ushtarak kishte në shënjestër Xhihadin Islamik teksa autoritetet njoftuan mbi një "situatë të veçantë" në frontin e brendshëm, me shkolla të mbyllura dhe kufizime të vendosura për aktivitete të tjera në komunitetet brenda 80 kilometrave nga kufiri.

5 Gusht 2022, 17:58 Nga DOSJA
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon
Foto Ilustruese

IZRAEL- Izraeli nisi të premten një sulm ajror në Gaza, duke vrarë të paktën tetë persona, përfshi një komandant të grupit militant të Xhihadit Islamik dhe duke plagosur 40 të tjerë, sipas zyrtarëve palestinezë. Një shpërthim u dëgjua në qytetin e Gazës, pasditen e së premtes me disa ndërtesa që u përfshinë nga tymi dhe flakët. Ushtria izraelite tha se operacioni ushtarak kishte në shënjestër Xhihadin Islamik teksa autoritetet njoftuan mbi një "situatë të veçantë" në frontin e brendshëm, me shkolla të mbyllura dhe kufizime të vendosura për aktivitete të tjera në komunitetet brenda 80 kilometrave nga kufiri.

Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e shëndetësisë në Gaza e cila tha se të paktën 40 persona po trajtohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite. Sulmi izraelit vjen pas disa ditësh tensionesh mes palëve, pas arrestimit të një udhëheqësi të lartë palestinez në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të së premtes në Gaza vranë rreth 15 luftëtarë armiq, duke paralajmëruar se operacioni kundër grupit militant të Xhihadit Islamik nuk kishte përfunduar.

"Ne supozojmë rreth 15 të vrarë në aksion," u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë Richard Hecht.

"Ne nuk kemi përfunduar ende," shtoi ai, duke e përshkruar operacionin si një "sulm parandalues" që synonte një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.

Sulmet rrezikojnë të ndezin një luftë tjetër në territorin që drejtohet nga grupi militant islamik Hamas dhe është shtëpi e rreth 2 milionë palestinezëve. Vrasja e një militani të lartë ka të ngjarë të shtyjë rajonin më pranë një lufte gjithëpërfshirëse.

Izraeli mbylli të gjitha rrugët rreth Gazës në fillim të kësaj jave dhe dërgoi përforcime në kufi, ndërsa po përgatitej për një sulm pas arrestimit të udhëheqësit të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor ditën e hënë. Një anëtar adoleshent i grupit u vra në një përleshje me armë midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë.

Izraeli dhe Hamasi luftuan katër luftëra mes tyre në 15 vitet që kur grupi militant mori pushtetin në brezin bregdetar nga forcat rivale palestineze.

Lufta e fundit u zhvillua në maj 2021 dhe tensionet u rritën përsëri në fillim të këtij viti pas një vale sulmesh brenda Izraelit, operacioneve ushtarake pothuajse ditore në Bregun Perëndimor dhe tensioneve në një vend të shenjtë të Jeruzalemit.

Udhëheqësi i Xhihadit Islamik Ziad al-Nakhalah, duke folur për rrjetin televiziv al-Mayadeen nga Irani, tha se "ne po fillojmë luftën dhe luftëtarët e rezistencës palestineze duhet të qëndrojnë së bashku për t'u përballur me këtë agresion"

Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum tha se "armiqtë izraelit, që nisën agresionin kundër Gazës dhe kryen një krim të ri, duhet të paguajnë çmimin dhe të mbajnë përgjegjësinë e plotë për të".

Grupi i Xhihadit Islamik është më i vogël se Hamasi, por kryesisht ndan ideologjinë e tij. Të dy grupet janë kundër ekzistencës së Izraelit dhe kanë kryer shumë sulme vdekjeprurëse gjatë viteve, duke përfshirë lëshimin e raketave në Izraelin jugor. Është e paqartë se sa kontroll ka Hamasi mbi Xhihadin Islamik, ndërsa Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për të gjitha sulmet që vijnë nga Gaza.

Ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz vizitoi komunitetet pranë Gazës më herët të premten, duke thënë se autoritetet po përgatisnin "veprime që do të largojnë kërcënimin nga ky rajon", pa dhënë detaje. "Ne do të operojmë me qëndrueshmëri të brendshme dhe forcë të jashtme për të rivendosur normalitetin në jug të Izraelit," tha ai, "Ne nuk kërkojmë konflikt, megjithatë nuk do të hezitojmë të mbrojmë qytetarët tanë, nëse kërkohet."

Marrë nga REL

richard hecht izraeli sulmon gazen

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara