LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës, ekspertët: Nuk ka Asociacion pa dekret të Qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 18 qershor, ka deklaruar se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

20 Qershor 2023, 16:48 Nga k.m.
Tensionet në veri të Kosovës, ekspertët: Nuk ka Asociacion
Foto ilustruese

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet pa një dekret të Qeverisë së Kosovës, vlerësojnë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës dhe Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 18 qershor, ka deklaruar se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ai ka theksuar se në kremten ortodokse Shën Vidi (Vidovdan) që shënohet më 28 qershor, serbët “në mënyrë paqësore, do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë”.

Çfarë është Shën Vidi?

Festa e Shën Vidit shënohet nga serbët në përkujtim të datës 28 qershor të vitit 1389 kur kishte ndodhur Beteja e Kosovës.Historia serbe e njeh rezultatin e kësaj beteje mesjetare si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike nga forcat e Perandorisë Osmane.

Më 17 qershor, e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime, ka raportuar se serbët në Kosovë do të nisin në mënyrë të pavarur të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij mediumi serb, planifikohet që në të ardhmen të mbahet një kuvend i popullit serb në Kosovë, në të cilin do të shpallet Asociacioni dhe do të krijohen organet e tij.Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës që të japë një koment lidhur me deklaratat e

Vuçiç, si dhe për pretendimet në mediat serbe se më 28 qershor mund të shpallet njëanshëm formimi i Asociacionit. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje.

Çfarë parashikon Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Hasani: Asnjë marrëveshje nuk lejon formimin e njëanshëm të Asociacionit

Përderisa presidenti serb, Vuçiç, nuk i ka specifikuar hapat që do të ndërmarrin serbët në Ditën e Shën Vidit, mbetet e paqartë se cili veprim eventual i tyre mund të pasojë, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Por, sipas tij, e sigurt është se pa një dekret nga ana e Qeverisë së Kosovës, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet, madje as në mënyrë të njëanshme.

“Statuti, i cili është akti themeltar i Asociacionit ose struktura normative më e lartë brenda tij, merr jetë ose frymë me një vendim të Qeverisë. Pastaj, shkon në Gjykatë Kushtetuese për t’u konfirmuar nëse është në pajtim me Kushtetutën. Kjo procedurë figuron në të gjitha marrëveshjet – edhe në atë të fundit në Ohër, në atë të Brukselit të vitit 2013 dhe atë 2015 – dhe nuk ka alternativë tjetër”, thotë Hasani.

Ai shton se strukturat që e përbëjnë Asociacionin, nuk mund të formohen pa marrë fuqi juridike statuti.

Fuqia juridike e statutit të Asociacionit, siç thotë Hasani, mund të sigurohet vetëm me një akt të Qeverisë dhe me “lejen” nga Gjykata Kushtetuese, “ e cila do të nënkuptonte se statuti dhe akti, me të cilin ai hyn në fuqi, nuk janë kundër-kushtetuese”.

Në të kundërtën, siç thotë profesor Hasani, në rast se serbët e shpallin njëanshëm formimin e Asociacionit, kriza do të thellohej edhe më tej.

“Pastaj nuk bëhet më fjalë për strukturë normative vetë-organizuese, por bëhet fjalë për prodhim të një krize, e cila e ka një dimension tjetër prej kësaj që e shohim sot dhe me të cilën duhet të merret Brukseli (BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi) dhe palët”, thekson Hasani, duke shtuar se megjithatë, nuk beson që pala serbë do të hyjë, siç e quan ai, në “një aventurë të tillë”.

Janjiç: Shpallja e Asociacionit do të ishte farsë

Edhe Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, vlerëson se serbët nuk mund ta formojnë njëanshëm Asociacionin, pa një dekret të Qeverisë së Kosovës dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura, qoftë në Bruksel, qoftë në Ohër, nuk e parashohin ndryshe.

Sipas tij, deklaratat e presidentit Vuçiç se serbët “do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë” në ditën kur shënohet festa e Shën Vidit, më 28 qershor, është vetëm shfrytëzim politik i mitologjisë për retorikë nacionaliste. Janjiç thotë se shfrytëzimin politik të kësaj mitologjie e kishte bërë edhe ish-lideri serb i dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, Sllobodan Millosheviq, më 28 qershor të vitit 1989, në Gazimestan, për homogjenizimin e serbëve në ish-Jugosllavi.

Një shtetas serb mban një ikonë teksa merr pjesë në një ceremoni për shënimin e "Betejës së Kosovës" në një memorial në Gazimestan, Prishtinë, 28 qershor 2022Më pas, nisën luftërat e përgjakshme në ish-hapësirën e atij shteti, të cilat brenda një dekade rezultuan me shpërbërjen e tij. Janjiç thekson se deklarata e Vuçiçit është vazhdimësi e asaj politike, e cila, siç thotë ai, ka për interes territorin dhe jo njerëzit që jetojnë aty.

Ai thotë se nuk ka informacion, nëse serbët në veri të Kosovës do të shpallin njëanshëm formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, siç thotë ai, nëse e bëjnë këtë, “do të ishte gabim i madh”.

“Në qoftë se do të ndodhte vetë-shpallja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – unë nuk kam informacionet që i ka gazeta Blic - për mua do të ishte një farsë. Kjo nuk është përgjigja e duhur në situatën që është krijuar në veri të Kosovës. Situatën në veri të Kosovës e shoh - së paku, unë e shoh ashtu - si ‘përgjigje vëllazërore’ të (kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit, të cilit gjithashtu, në veri i intereson vetëm territori”, thotë Janjiç.

Ai shton se Vuçiçi e ka humbur hapin për kthimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, të cilat ata i braktisën në nëntorin e vitit të kaluar.

Serbët i braktisën të gjitha institucionet në veri të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa jolegale të Serbisë, në targa RKS-Republika e Kosovës.

Kthimi i serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, siç thotë Janjiç, tashmë nuk është i thjeshtë sepse Qeveria e Kosovës nuk lejon një gjë të tillë me automatizëm, pa u zbatuar procedurat ligjore, e të cilat marrin kohë.

Në këtë pikë, siç thotë Janjiç, Vuçiçi mund të ndërmarrë hapa të tjerë në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ata do të kenë një deklaratë, me të cilën do të shpallet diçka, por të cilën Blic e ka interpretuar si vetorganizim të Asociacionit. Mendoj se kjo nuk do të ndodhë. Një pjesë e komunitetit serb do të shpallë se nuk ka vdekur Këshilli Kombëtar Serb. Ndërkaq, pjesa tjetër (e serbëve) në veri, do të bëjnë një koordinim të ri të komunave (paralele, sipas sistemit serb), të cila tashmë i kanë, por vetëm do t’i aktivizojnë. Ato tashmë i kanë, që nga viti 2015”, thekson Janjiç.

Këshilli Kombëtar Serb ka nisur të funksionojë qysh nga periudha pas luftës në Kosovë dhe qëllimi i saj ka qenë mbrojtja e interesave të serbëve. Ky këshill përbëhej nga politikanë dhe aktivistë të ndryshëm nga komuniteti serb në Kosovë. Që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe – partia më e madhe serbëve të Kosovës – e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, puna e këtij këshilli ishte pasivizuar. Po atë vit, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ishte arritur edhe marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq parimet për të u dakorduan në vitin 2015.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por marrëveshja mund të harmonizohet përmes akteve ligjore.

Që atëherë, qeveritë e Kosovës, përfshirë edhe aktualen, në vazhdimësi janë përballur me kërkesën e palës serbe dhe me presionin e faktorëve ndërkombëtarë për formimin e Asociacionit.

Zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe formimin e Asociacionit, e parasheh edhe marrëveshja e fundit drejt normalizimit të marrëdhënieve mes palëve, e arritur më 27 shkurt në Bruksel, si dhe pajtimi për aneksin e zbatimit të saj, që u arrit më 18 mars në Ohër.Bashkimi Evropian ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, në mes të tensioneve të rritura mes dy shteteve. Presidenti i Serbisë tashmë ka deklaruar se refuzon të takohet me Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje