20 Qershor 2023, 15:52
Nga a.l
Miroslav Lajçak
SHBA- Drejtpërdrejt nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak kanë mbajtur një diskutim publik lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rifillimin e dialogëve mes palëve. Lajçak tha se refuzimi i ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, do të kishte pasoja serioze. Ai theksuar se pavarësisht deklaratave të tyre, Kurti dhe Vuçiç do ta zhvillojnë takimin.
“Nuk është që kanë arsye që të refuzojnë takimin. Pavarësisht deklaratave ata do të vijnë, në të kundërtën t’i thuash jo ftesës nga BE-ja do të kishte pasoja serioze dhe negative”, ka thënë Lajçak.
Lajçak shtoi se takimi do të mbahet shumë shpejt dhe do të fokusohet në menaxhimin e krizës aktuale. Duke folur për kërkesën për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Lajçak tha se ka dy mënyra: ose përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë në veri të Kosovës, apo përmes referendumit. Ai tha se të dyja do të ndiqnin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Por, deri më tani nuk kemi parë vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ai.
Lajçak theksoi se për momentin e rëndësishme është ulja e tensioneve.
“Nuk mund të kesh normalizim të plotë derisa ke me qindra njerëz në rrugë”, tha Lajçak.
tensione në veri të kosovës miroslav lajcak
Bota
20 Qershor 2023, 15:46
A.B
Hunter Biden
SHBA- Hunter Biden, djali i presidentit Joe Biden, ka rënë dakord të deklarohet fajtor për dy krime federale të ...
Bota
20 Qershor 2023, 15:43
a.l
Gabriel Escobar
SHBA- Në një diskutim publik në Uashington, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perë...
Bota
20 Qershor 2023, 15:33
a.l
Zveçan
KOSOVË- Sërish tensione në Veri të Kosovës. Një tjetër sulm me eksploziv është raportuar në...
Bota
20 Qershor 2023, 15:23
a.l
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak
SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evrop...
Bota
20 Qershor 2023, 15:12
f.i
Petteri Orpon
FINLANDË- Parlamenti i Finlandës ka zgjedhur Petteri Orpon si kryeministër. Mediat e huaja shkruajnë se një s...
Bota
20 Qershor 2023, 14:44
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një takim me kryeministrin ...
Bota
20 Qershor 2023, 14:53
Greta Thunberg
SUEDI- Aktivistja e mjedisit me origjinë suedeze Greta Thunberg, u arrestuar pasi kishte bllokuar rrugën për pesë dit&eu...
Bota
20 Qershor 2023, 14:40
Richard Grenell
SHBA- Ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, tha se administrata e Donald Trump ka ndërmarrë hapa t...
Bota
20 Qershor 2023, 14:35
Mimoza Kusari Lila
KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur k...
Bota
20 Qershor 2023, 14:29
Foto Ilustruese
TAIWAN- Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishu...