LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, thesaret kulturore që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore janë në rrezik nga konfliktet

Si mund të mbrohen artifaktet dhe sitet historike gjatë konflikteve? Sulmet me raketa mes Izreaelit e Iranit nuk morën vetëm jetë njerëzish e plagosën civilët, por rrezikuan edhe trashëgiminë kulturore në rajon.

10 Gusht 2025, 12:05 Nga r.ll
Tensionet në Lindjen e Mesme, thesaret kulturore që janë
Hekurudha Trans-Iraniane është pjesë e Trashëgimisë Botërore në Iran

LINDJA E MESME- Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet para disa javësh, ku theksoi se ka "rrezik të shtuar” për muzetë dhe punonjësit e tyre në Izrael dhe  në Iran. ICOM, i cili përbëhet nga 8 mijë profesionistë të muzeve në mbarë botën, duke përfshirë anëtarë nga Izraeli dhe Irani. Këshilli Ndërkombëtar u kërkoi palëve që t'u përmbahen konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe gjatë konflikteve. "Gjithsesi, ne s'mund të bëjmë më tepër se sa të këshillojmë dhe paralajmërojmë, tha për DW, Felicia Sternfeld, presidente e Komitetit Kombëtar Gjerman pranë ICOM. 

Po sa ndikim pati apeli i Këshillit? Pavarësisht se luftimet u ndalën situata në terren është ende e nderë. Nga Irani vijnë informacione të vakëta, pasi qeveria vështirë se lejon gazetarë të huaj që të hyjnë në vend dhe e ka kufizuar ndjeshëm praninë e shtypit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: planet e emergjencës u aktivizuan në të dyja vendet, sapo nisi konflikti Izrael-Iran. Me aq sa mundën, ekspertët punuan për të siguruar, hequr dhe zhvendosur asetet kulturore.

Evakuimi i Muzeut Kombëtar në Teheran

Irani është vend me trashëgimi të pasur kulturore, e cila përfshin 28 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe rreth 840 muze, 300 prej të cilëve administrohen nga Ministria e Kulturës. "Irani ka një autoritet të mirë-organizuar dhe profesionist të trashëgimisë kulturore”, tha gjatë një interviste në radion "Deutschlandfunk”, Judith Thomalsky, drejtuesja e departamentit të Teheranit në Institutin Gjerman të Arkeologjisë.  

Zyra e drejtuar nga Thomalsky vepron në Berlin që prej vitit 2023, kohë kjo kur mijëra iranianë protestuan kundër regjimit dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë tërhoqi stafin nga institucionet si masë parandaluese. Vetë Instituti e vijon punën e tij me staf vendas, në mjediset e ambasadës gjermane në Teheran, dhe Thomalsky mban aq sa mundet kontakt me rrjetin e saj iranian. 

Barbara Helwing, drejtuese e Muzeut të Antikitetit pranë Lindjes së Afërt në Berlin, njëkohësisht parardhëse e Thomalskyt nga viti 2000-2014, është gjithashtu eksperte për Iranin. Për televizionin lokal gjerman RBB, Helwing tha se ishte në kontakt me kolegët e saj të Muzeut Kombëtar deri para pak ditësh, por më pas nuk ka pasur komunikim pasi regjimi i Iranit ka bllokuar internetin.  "Dimë që muzeu dhe dy ndërtesat e tij të mëdha pranë Ministrisë së Jashtme janë zbrazur”,  tha Helwing. 

Thasët me rërë mbrojnë ekspozitat e rëndësishme 

Muzeu Kombëtar i Iranit nuk është vetëm më i vjetri por edhe më i rëndësishmi në vend. I përbërë nga dy ndërtesa të mëdha, në të gjenden më shumë se 300 mijë zbulime arekologjike nga periudha para-Islamike dhe Islamike, ku përfshihen shumë sende guri, qeramike, xhami dhe metalesh. 

"Marrëdhënia me trashëgiminë kulturore në Iran është shumë e ngushtë” – thotë Helwing. Identiteti kulturor në Iran bazohet mbi një histori të gjatë dhe vetëdijen se e para perandori në histori, Perandoria Perse në lashtësi (rreth 550 deri në 330 para Krishtit), u krijua në Iran. Sipas Helwing, të gjitha sendet muzeale të lëvizshme, u transportuan nxitimthi në bodrume. 

Artifaktet e palëvizshme, kryesisht sende guri, u mbuluan me thasë rëre për t'i mbrojtur ato nga sulmet. Në ndryshim nga Izraeli, Irani nuk ka bunkerë, as për njerëzit dhe as për thesaret artistike. 

Mbrojtja e siteve arkeologjike, të cilat shpesh ndodhen në mjedise të hapura, ka rezultuar shumë më e vështirë. "Nuk mund të mbrohen. Thjesht duhet shpresuar që ato janë shumë larg shenjestrave të mundshme” – thekson Helwing. 

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore me ligje ndërkombëtare 

Izraeli ka aktualisht 9 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku përfshihen Qyteti i Bardhë i Tel Aviv, një lagje me shumë ndërtesa të stilit arkitekturor Bauhaus, kalaja Masada në majë të malit dhe Qyteti i Vjetër i Akre. "Në dijeninë tonë nuk ka pasur dëme të artifakteve arkeologjike, objekteve apo muzeve që janë nën menaxhimin e Autoritetit Izraelit të Antikitetit” – raportuan "Tehran Times” dhe Times of Israel”, duke cituar autoritetin përkatës. 

Sitet e trashëgimisë botërore mbrohen zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare. Konventa e Hagës e vitit 1954 parashikon mbrojtjen e siteve kultutore gjatë konflikteve të armatosura, ndërsa Konventa e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s siguron ruajtjen e pasurive kulturore midis kombeve. /DW

thesaret kulturore konfliktet ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime