LIVE UPDATES
Bota

Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur për 20 për qind në gjashtë vjetët e fundit

Koreja e Jugut e ka normën më të ulët të lindshmërisë në botë. Rënia dramatike e numrit të meshkujve të gatshëm për shërbim ushtarak po shkakton gjithashtu mungesë të oficerëve dhe mund të sjellë vështirësi operacionale nëse vazhdon, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

10 Gusht 2025, 12:01 Nga r.ll
Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur për 20 për
foto ilustruese

SEUL- Ushtria e Koresë së Jugut është zvogëluar për 20 për qind gjatë gjashtë vjetëve të fundit, dhe tani ka 450.000 trupa, kryesisht për shkak të një rënie të ndjeshme të numrit të meshkujve në moshën e rekrutimit për shërbim të detyrueshëm ushtarak, sipas një raporti të publikuar të dielën.

Koreja e Jugut e ka normën më të ulët të lindshmërisë në botë. Rënia dramatike e numrit të meshkujve të gatshëm për shërbim ushtarak po shkakton gjithashtu mungesë të oficerëve dhe mund të sjellë vështirësi operacionale nëse vazhdon, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Raporti iu dorëzua anëtares së partisë në pushtet, Partia Demokratike, Choo Mi-ae, zyra e së cilës e bëri publik. Ushtria e Koresë së Jugut ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i viteve 2000, kur kishte rreth 690.000 ushtarë.

Ritmi i rënies u përshpejtua në fund të viteve 2010, dhe në vitin 2019 kishte rreth 563.000 ushtarë e oficerë aktivë. Mendohet se Koreja e Veriut ka një ushtri aktive prej rreth 1.2 milionë trupash, sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2022.

Mes viteve 2019 dhe 2025, popullsia e meshkujve 20-vjeçarë është ulur për 30 për qind, duke arritur në 230.000, sipas të dhënave qeveritare. Kjo është mosha kur shumica e burrave që kalojnë testin fizik regjistrohen për shërbimin ushtarak, i cili tani zgjat 18 muaj.

Ushtria ka përmendur përmirësimin e aftësive si arsye kryesore për shkurtimin e periudhës së shërbimit, e mundësuar nga aleanca ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, e cila është bërë eksportuese e madhe armësh.

Meshkujt e aftë për shërbim shërbenin 36 muaj në vitin 1953, kur Lufta e Koresë përfundoi me armëpushim. Buxheti i mbrojtjes së Koresë së Jugut, që në vitin 2025 do ta kalojë shumën 43.9 miliardë dollarë, është më i madh se madhësia e vlerësuar e gjithë ekonomisë së Koresë së Veriut.

Megjithatë, ushtrisë i mungojnë 50.000 trupa për të ruajtur gatishmërinë mbrojtëse. Rreth 21.000 prej kësaj mungese janë në radhët e nënoficerëve, tha Ministria.

Koreja e Jugut është një nga shoqëritë që plaket më shpejt në botë dhe ka normën më të ulët të pjellshmërisë në botë prej 0.75 në vitin 2024, që tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua pritet t’i ketë gjatë jetës riprodhuese. Popullsia e saj, e cila arriti kulmin prej 51.8 milionë banorësh në vitin 2020, pritet të bjerë në 36.2 milionë deri në vitin 2072, sipas një parashikimi qeveritar./REL

ushtria e korese se jugut

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale