Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ligjvënësi Gene Wu thotë se është veprim anti-amerikan t'i trajtosh njerëzit ndryshe për shkak të vendlindjes së tyre.
Ligjvënësit e Teksasit po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të një ligji për të mos lejuar shtetas kinezë, rusë, iranianë dhe koreanoveriorë të blejnë tokë dhe të jenë pronarë biznesesh në këtë shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell kundërshtarët thonë se një ligj i tillë është racist.
Senatorja në legjislaturën e Teksasit, Lois Kolkhorst thotë se projektligji që do t'i ndalojë qytetarët e Iranit, Koresë së Veriut, Rusisë dhe Kinës të zotërojnë biznese dhe lloje të caktuara tokash në Teksas ka të bëjë me sigurinë.
“Më lejoni të jem e qartë se qytetarët e Teksasit e kuptojnë kërcënimin nën të cilin jemi. Këtë e kanë të qartë demokratët, republikanët dhe të pavarurit. Unë jam krenare që sjell para jush për ta votuar një shqetësim që buron nga populli”, tha senatorja republikane në legjislaturën shtetërore të Teksasit, Lois Kolkhorst.
Të enjten organi ligjvënës i Teksasit filloi dëgjesat publike për projektligjin. Ligjvënësi Gene Wu thotë se është veprim anti-amerikan t'i trajtosh njerëzit ndryshe për shkak të vendlindjes së tyre.
“Në thelb, projektligji thotë se çdo emigrant nga këto vende është një spiun, është një tradhtar, është një agjent i mundshëm për këto vende. Kjo është thjesht e padrejtë veçanërisht duke pasur parasysh që shumë nga njerëzit që vijnë nga Kina, Irani apo Rusia, janë njerëz që po ikin nga ato qeveri”, tha ligjvënësi demokrat, Gene Wu.
Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë në Teksas, Sid Miller thotë ai ka punuar me ligjvënësit për të hartuar legjislacionin, pasi një miliarder kinez me lidhje të dyshimta me ushtrinë kineze, bleu më shumë se 52,000 hektarë tokë në jug të Teksasit. Ky person kishte plane të ndërtonte një fermë me turbina me erë për të prodhuar energji, pranë një baze të Forcave Ajrore.
“Nëse një person dëshiron të blejë tokë, ai mund të bëhet shtetas amerikan. Por, nëse je anëtar i Partisë Komuniste, ose një nga armiqtë tanë, jo, nuk mund të blesh tokë”, tha Sid Miller, Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë në Teksas.
Jamal Abdi, president i Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan, thotë se problemi me këtë projektligj është se ai do të prekë edhe njerëzit që nuk kanë lidhje me qeveritë e huaja. Ai beson se kjo do të rrisë racizmin edhe më shumë.
“Projektligji do t’i nxiste qytetarët që në një farë mënyre të bëheshin vetë edhe zbatues të ligjit, duke menduar se meqë ligji i ndalon këta të huaj të blejnë biznese, atëhere unë duhet të veproj vetë për të mos i lejuar”, thotë Jamal Abdi nga Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan.
Ligjvënësi Wu thotë se projektligji do të ndikojë edhe mbi bizneset.
“Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Teksasit dhe Kina është blerësi i tretë më i madh i mallrave nga Teksasi. Nëse u thoni studentëve të diplomuar se nëse vini këtu, mund të mos jeni në gjendje të filloni një biznes, atëhere pëse ata duhet të vinë dhe këtu dhe të mos shkojnë diku tjetër ku jani të mirëpritur?”, pyet ligjvënësi demokrat i Teksasit, Gene Wu.
“I gjithë qëllimi i projektligjit, është t’i ndalojmë njerëzit nga Kina të vijnë këtu për të blerë tokën tonë. Ky është i gjithë qëllimi. Kjo do t’u ndalojë qytetarëve nga Kina të vijnë këtu për të blerë tokën tonë. Ne nuk e duam këtë gjë”, thotë Sid Miller, Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë në Teksas.
Nëse projektligji miratohet nga të dyja dhomat e legjislaturës së Teksasit, guvernatori Greg Abbott thotë se është gati ta nënshkruajë atë./VOA
Yevgeny Prigozhin RUSI- Trupat ruse dhe mercenarët kanë hedhur artileri në rrugët e fundit të hyrjes në qytetin e rrethu...
Alex Murdaugh WALTERBORO- Ish-avokati i njohur Alex Murdaugh u dënua të premten me burgim të përjetshëm, pasi u gjet fajtor p...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus sergej Lavrov ka deklaruar se Perëndimi ka ndikuar në politikën ruse me mbështetje...
RUSI- Një virolog rus që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së COVID në vend është gjetur i vdekur pas një sherri m...
Tragjedia ne Greqi GREQI- Rrëfime të trishta vijnë nga tragjedia hekurudhore në Greqi ku humbën jetën 57 persona. Teksa famil...
Protesta në Greqi GREQI- Protesta e cila nisi në heshtje e lutje te Kushtetuta për viktimat e tragjedisë së trenit në Te...
Pamje nga aksidenti në Greqi GREQI- Ka shkuar në 54 numri i viktimave të identifikuar përmes mostrës së ADN-së, ndë...
SHBA- Zbulohen 50 kombësitë më tërheqëse në botë. Listën e kryeson India e pas saj në listë vjen SHBA-j...
Efegjenia GREQI- I dashuri i 23-vjeçares Ifigenia Mitska e cila është mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Greqi, ...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it mbi aplikimin e Kosovës p...