LIVE UPDATES
Bota

Vrau bashkëshorten dhe djalin, Gjykata vendos dy burgime të përjetshme ndaj avokatit të njohur

Prokurori Creighton Waters tha se asnjë nga njerëzit që u lënduan nga krimi, anëtarët e familjes së Murdaugh, si dhe prindërit dhe të afërmit e bashkëshortes së tij, nuk dëshiruan të flisnin në emër të akuzës përpara se të jepej dënimi.

3 Mars 2023, 21:50 Nga k.m.
Vrau bashkëshorten dhe djalin, Gjykata vendos dy burgime të
Alex Murdaugh

WALTERBORO- Ish-avokati i njohur Alex Murdaugh u dënua të premten me burgim të përjetshëm, pasi u gjet fajtor për vrasjen e bashkëshortes dhe të djalit të tij. Dënimi i dhënë përjashton edhe mundësinë e bërjes së një kërkese në të ardhmen për një lirim me kusht.

Gjykatësi Clifton Newman e pyeti Murdaugh nëse kishte diçka për të thënë përpara se t’i jepte vendimin me dy dënime të njëpasnjëshme me burgim të përjetshëm. Murdaugh, një avokat, ruajti qëndrimin se është i pafajshëm.

“Ju them sërish se e respektoj këtë gjykatë. Por jam i pafajshëm. Në asnjë rrethanë nuk do të lëndoja bashkëshorten time Maggie dhe në asnjë rrethanë nuk do të lëndoja kurrë djalin tim Paul-Paul”, u përgjigj Murdaugh.

“Mund të mos kesh qenë vetëvetja. Mund të ketë vepruar përbindëshi në të cilin u shndërrove kur more 15, 20, 30, 40, 50, 60 pilula opioide. Ndoshta bëhesh një tjetër njeri,”- u përgjigj Gjykatësi Newman, duke vënë në dukje varësinë nga qetësuesit prej disa dekadash të Murdaugh.

Gjykatësi Newman e pyeti Murdaugh se çfarë donte të thoshte kur foli gjatë mbrojtjes së tij për “rrjetën e mpleksur që thurim”.

“E kisha fjalën për kohën kur gjënjeja, kur vazhdoja të gënjeja”, u përgjigj Murdaugh.

“Dhe pikëpyetja qëndron se kur do të marrë fund? Vazhdove të gënjesh dhe të gënjesh gjatë gjithë dëshmisë tënde”, tha gjykatësi.

Prokurori Creighton Waters tha se asnjë nga njerëzit që u lënduan nga krimi, anëtarët e familjes së Murdaugh, si dhe prindërit dhe të afërmit e bashkëshortes së tij, nuk dëshiruan të flisnin në emër të akuzës përpara se të jepej dënimi.

“Ligësia, mospërfillja dhe egoizmi i këtyre krimeve janë tronditëse. Mungesa e keqardhjes dhe lehtësia me të cilën ai qëndron këtu në bankën e dëshmitarëve; i nderuari gjykatës, një njeri si ky nuk duhet të lejohet në radhët e qytetarëve të lirë që zbatojnë ligjet”, tha Prokurori Waters.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin e përjetshëm për ta ndëshkuar Murdaugh për dekada të tëra gënjeshtrash dhe vjedhjeje, si dhe shfrytëzimin e influencës së konsiderueshme të familjes së tij në një qytet të vogël. Vendimi ndalon mundësinë e apelit në të ardhmen për shkurtim të vuajtjes së dënimit në burg.

Murdaugh qëndronte përpara gjykatësit për të mësuar fatin e tij, në të njëjtën sallë ku babai i tij, gjyshi dhe stërgjyshi i tij ishin paraqitur si kryeprokurorë për mbi 80 vjet. Portreti i gjyshit të tij ishte ende në murin e sallës së gjykatës, kur gjykatësi urdhëroi që të hiqej për periudhën që do të zhvillohej procesi gjyqësor.

Katie Dearybury udhëtoi nga qyteti Charleston së bashku me vajzën e saj 1-vjeçare për të dëgjuar dhënien e vendimit.

“Të gjithë njohin një person statusi i të cilit e ka ndihmuar t’u shpëtojë pasojave për shkeljet që ka bërë”, tha ajo. Ajo ishte e interesuar për faktin që sistemi më në fund po vepronte në një rast që ajo e pati ndjekur që nga fillimi.

Juria gjyqësore e mbledhur në bashkinë Colleton u konsultua për vetëm tre orë përpara se të vendoste se Murdaugh është fajtor për vrasjen me dy pushkë të ndryshme të djalit të tij 22-vjeçar Paul, dhe bashkëshortes së tij 52-vjeçare më 7 qershor 2021. Anëtari i jurisë Craig Moyer i tha kanalit ABC News se kur filloi konsultimi, juria bëri menjëherë një anketim që rezultoi me nëntë vota në favor të fajësisë. Nuk u desh shumë kohë që të bindeshin edhe tre anëtarët e tjerë të jurisë. Moyer ishte dakort me prokurorët se prova kryesore ishte një video që kishte qëndruar e kyçur në telefonin e djalit, një video e filmuar vetëm disa minuta përpara vrasjeve në vendin ku mbanin qentë e gjahut, po aty ku u gjetën edhe kufomat.

Zërat e të tre anëtarëve të familjes dëgjohen në video, megjithëse Alex Murdaugh pati këmbëngulur prej 20 muajsh se nuk kishte qenë atë natë i pranishëm tek vendi ku mbanin qentë e gjahut. Kur po fliste për të mbrojtur veten, ai fillimisht pranoi se i kishte gënjyer hetuesit për këtë, duke shtuar se kishte frikë nga strukturat e zbatimit të ligjit pasi ishte i varur nga opioidet dhe natën e vrasjeve kishte patur pilula në xhep.

“Një gënjeshtar i zoti. Por jo mjaftueshëm”, tha anëtari i jurisë Moyer.

Prokurorët nuk kishin në dispozicion armët që u përdorën apo prova të tjera të drejtpërdrejta, si rrëfime apo gjurmë gjaku. Por, ata kishin të dhëna të shumta rrethanore, përfshirë videon që tregonte se Murdaugh ndodhej në skenën e vrasjeve pesë minuta përpara se bashkëshortja e tij dhe djali të përdornin telefonat e tyre për herë të fundit.

Nga 75 dëshmitarë dhe nga 800 lloje të ndryshme të dhënash, anëtarët e jurisë mësuan se si ishin mashtruar miqtë dhe klientët; ata dëgjuan për përpjekjet e dështuara të Murdaugh për të inskenuar vetë vdekjen e tij për të marrë shpërblimin nga siguracioni; për një përplasje fatale të varkës ku ishte përfshirë edhe djali i tij; për pastruesen e shtëpisë që vdiq pas rrëzimit në shtëpinë e Murdaugh, si dhe për skenën rrënqethëse të vrasjeve.

Murdaugh, të cilit tashmë i është hequr edhe licenca e avokatit, pranoi të ketë vjedhur miliona dollarë nga firma e familjes së tij dhe nga klientët, duke thënë se i duheshin paratë për të vazhduar ndërvarësinë nga droga. Përpara se ndaj tij të ngriheshin akuzat për vrasje, Murdaugh mbahej në paraburgim në pritje të zhvillimit të një procesi tjetër gjyqësor për rreth 100 akuza të tjera, duke filluar që nga mashtrimi me siguracionin dhe deri tek shmangia e taksave.

Kur filloi mbrojtjen javën e kaluar, Murdaugh u duk se po qante ndërsa mohoi në mënyrë të përsëritur të kishte vrarë të shoqen. Por, anëtari i jurisë Moyer tha se kuptoi që ishte thjesht një tjetër gënjeshtër.

“Nuk qau ndonjëherë. Vetëm po shfrynte hundën”, tha Moyer. “Nuk pati lotë. Ia pashë sytë. Isha shumë afër tij”./VOA

alex murdaugh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës