5 Maj 2025, 09:59
Nga N.F
Foto
IRAN- Irani mohoi se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësinë për lëshimin e një rakete në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit në mbrojtje të palestinezëve në Gaza.
"Veprimi jemenas në favor të popullit palestinez ishte një vendim i pavarur i marrë në solidaritet," me palestinezët, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë sot.
Irani mbështet rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, ku lufta ka shpërthyer që nga viti 2014. Dje, të dielën, Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej kundër Huthive, por edhe kundër Iranit sepse, sipas kryeministrit izraelit, Teherani mbështeti rebelët.
"Izraeli do t'i përgjigjet (këtij) sulmi të Huthëve (...) DHE, në një kohë dhe vend që ne do të zgjedhim, padronëve të tyre terroristë iranianë", vuri në dukje Netanyahu në një postim në rrjetin social X.
Duke reaguar ndaj këtyre kërcënimeve, Irani siguroi sot se do t'i përgjigjej çdo sulmi në territorin e tij.
"Irani nënvizon se është absolutisht i vendosur të mbrohet", vuri në dukje diplomacia iraniane në deklaratën e lëshuar, në të cilën paralajmëroi Izraelin dhe SHBA-në se një sulm i mundshëm do të kishte "pasoja".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e tij, muajt e fundit kanë rritur kërcënimet kundër Iranit për mbështetjen e rebelëve Huthi. Sulmi i paprecedentë i djeshëm në zonën e aeroportit të Tel Avivit shkaktoi një ndërprerje të shkurtër të trafikut ajror dhe plagosi lehtë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite.
teheran rebelet houthi
Bota
5 Maj 2025, 08:57
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi dje, të dielën, për gazetarët që e shoqëronin në Air Force One s...
Bota
5 Maj 2025, 08:50
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për forcat ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të pl...
Bota
5 Maj 2025, 08:29
r.ll
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Paradë ushtarake, ngjarje, ekspozita dhe familja mbretërore nga ballkoni i Pallatit të Buckingham:&nb...
Bota
5 Maj 2025, 08:27
N.F
Foto
RUMANI- Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por...
Bota
5 Maj 2025, 08:15
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e trajtoi edhe një herë çështjen e aneksimit të Groenlandës nga SHBA-t&e...
Bota
5 Maj 2025, 08:09
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas një sondazhi përfaqësues të kryer këtë fundjavë nga instituti i sondazheve INSA me poros...
Bota
5 Maj 2025, 08:06
r.ll
Sekretari i Thesarit i SHBA, Scott Bessent, dhe Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko
SHBA- Marrëveshja për mineralet e rr...
Bota
5 Maj 2025, 08:03
N.F
Foto ilustruese
JEMEN- Që nga 15 marsi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër rebelëve jemenas, Hut...
Bota
5 Maj 2025, 07:52
N.F
Foto
JEMEN- Lëvizja rebele Houthi në Jemen raportoi sot se janë plagosur 14 persona nga sulmet ajrore të atribuuara...
Bota
5 Maj 2025, 07:44
N.F
Foto
KINË- Nëntë persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u fu...