Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
Të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias/ Plagosen dy persona ndërsa policia ekzekuton autorin
Një person i armatosur hapi zjarr pak para orës 10:49 të mëngjesit në Constant Hall, një ndërtesë akademike në kampusin e shkollës Norfolk, Virxhinia, sipas zyrtarëve.
12 Mars 2026, 17:46Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Virxhinias, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Një person i armatosur hapi zjarr pak para orës 10:49 të mëngjesit në Constant Hall, një ndërtesë akademike në kampusin e shkollës Norfolk, Virxhinia, sipas zyrtarëve. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar i të shtënave me armë është vrarë nga policia.
"Dy persona u plagosën. Policia e Universitetit Old Dominion, Policia e Norfolk dhe personeli i urgjencës u përgjigjën menjëherë. Personi i armatosur tani ka vdekur. Të plagosurit u transportuan në një spital lokal", tha shkolla në një deklaratë.
Mediat shkruajnë se universiteti Old Dominion ka anuluar mësimin, si pasojë e kësaj situate. Policia ende nuk ka identifikuar personin i cili qëlli me armë dhe ata që janë plagosur./Dosja.al