12 Mars 2026, 17:40
Nga E.d
Foto ilustruse
Në një deklaratë të lexuar nga një prezantuese grua në televizionin shtetëror iranian të enjten, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, djali i liderit të vrarë Ali Khamenei, foli për herë të parë qëkurse u emërua më 8 mars.
Megjithatë, Khamenei i ri nuk është parë në publik asnjëherë prej para sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, të cilat vranë babanë e tij dhe zyrtarë të tjerë iranianë më 28 shkurt.
Mojtaba Khamenei tha se Irani do të hakmerret për gjakun e martirëve të tij, do ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe do t’i sulmojë bazat amerikane.
Ai gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbyllin të gjitha bazat e tyre në rajon.
Ngushtica, e cila kalon pranë bregdetit të Iranit dhe transporton rreth një të pestën e naftës botërore, duhet të mbetet e mbyllur për të ushtruar trysni ndaj armikut, tha ai.
Lufta që filloi me një fushatë bombardimesh nga SHBA-ja dhe Izraeli në fund të shkurtit deri tani ka vrarë rreth 2.000 njerëz dhe ka shkaktuar atë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e përshkruan si ndërprerjen më të madhe të furnizimit global me energji në histori.
Çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për fuçi, pasi kishin rënë më herët gjatë javës kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta do të përfundonte së shpejti.
Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë kalimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, rruga më e rëndësishme e tregtisë energjetike në botë, derisa të ndalen sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.
Më ditë më herët, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por shtoi se forcat ushtarake amerikane do t’i vazhdojnë sulmet derisa të përfundojë e gjithë puna.
“Asnjëherë nuk parapëlqehet të thuhet shumë herët se fituam. Ne fituam. Qysh në orët e para”, tha Trump në një tubim të mbajtur në Kentaki më 11 mars./REL
mojtaba khamenei iran shba
Bota
12 Mars 2026, 17:10
D.S
MBRETËRI E BASHKUAR- Rregullatorët britanikë të medias dhe privatësisë u bënë thirrje të martën platformave ...
Bota
12 Mars 2026, 16:42
D.S
SHBA- Një grup kongresmenësh amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio...
Bota
12 Mars 2026, 15:45
D.S
Mojtaba Khamenei
IRAN- Ndërkohë që Irani po i vë flakën Gjirit Persik, duke përshkallëzuar sulmet ndaj anijev...
Bota
12 Mars 2026, 14:50
E. D
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por që forcat ush...
Bota
12 Mars 2026, 13:43
E. D
IRAN- Ushtria izraelite ka goditur një central bërthamor në Iran, i cili përdorej për të zhvilluar raketa. Sipas IDF Forcat Ajro...
Bota
12 Mars 2026, 08:46
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha për Axios, se nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për tu sulmuar. Sipas ...
Bota
12 Mars 2026, 08:24
E. D
foto ilustruese
IRAN- Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran për shkak të "rrezikut në rritje” pë...
Bota
12 Mars 2026, 08:10
E. D
LIBAN- Një sulm ka ndodhur në ortët e para të mëngjesit në Ramlet al Bayda, një zonë bregdetare në Bejr...
Bota
12 Mars 2026, 08:01
E. D
foto ilustruese
IRAN- Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të dytë ...
Bota
12 Mars 2026, 07:49
E. D
IRAN- Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më je...