12 Mars 2026, 08:46
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha për Axios, se nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për tu sulmuar. Sipas deklaratave të tij, SHBA kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran.
Këto përfshijnë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë sulmuar gjithashtu. Ajatollah Ali Khamenei u vra në një nga sulmet. Ndërkohë, biri i tij, Mukhtaba, është emëruar pasardhësi i tij.
Por objektivat e ndjekura nga qeveria amerikane me sulmet e saj janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa fillimisht fokusi ishte në ndryshimin e regjimit dhe shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, kohët e fundit qëllimi ka qenë të frenohen aftësitë ushtarake të Iranit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i hodhi poshtë shpresat për një përfundim të shpejtë të luftës: "Ky operacion do të vazhdojë pa limit kohor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat tona dhe beteja të ketë mbaruar", deklaroi ai, sipas zyrës së tij, në një takim me komandantët e ushtrisë në selinë ushtarake në Tel Aviv.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan , bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës. Ajo duhet të ndalet përpara se i gjithë rajoni "të përfshihet nga flakët", i tha ai Parlamentit. Një fund i luftës është i mundur, nëse diplomacisë i jepet një shans. Turqia është në bisedime me të gjitha palët për ta arritur këtë.
Sipas deklaratave të veta, ushtria izraelite ka nisur valë të reja sulmesh kundër kryeqytetit libanez, Bejrutit, dhe kundër Iranit. Incidente të reja kanë ndodhur në Ngushticën e Hormuzit. Disa anije tregtare janë goditur nga predha në ngushticë.
Sipas CNN, Garda e Revolucionit Iranian ka filluar vendosjen e minave në zonë. Por sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul, deri tani nuk ka prova për këtë. Megjithatë, Ngushtica e Hormuzit aktualisht është praktikisht e bllokuar. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në furnizimin global me energji. Ashtu si Erdogani, ministri i Jashtëm gjerman Wadephul kërkoi një zgjidhje diplomatike për krizën./DW
donald trump
Bota
12 Mars 2026, 08:24
E. D
foto ilustruese
IRAN- Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran për shkak të "rrezikut në rritje” pë...
Bota
12 Mars 2026, 08:10
E. D
LIBAN- Një sulm ka ndodhur në ortët e para të mëngjesit në Ramlet al Bayda, një zonë bregdetare në Bejr...
Bota
12 Mars 2026, 08:01
E. D
foto ilustruese
IRAN- Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të dytë ...
Bota
12 Mars 2026, 07:49
E. D
IRAN- Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më je...
Bota
11 Mars 2026, 22:58
MITORVICA E VERIUT- Disa studentë dhe profesorë të Universitetit në Mitrovicën e Veriut kanë protestuar të mërkurë...
Bota
11 Mars 2026, 22:50
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania po përdor një pjesëtë rezervave kombëtare të naftës. Arsyeja është rritja...
Bota
11 Mars 2026, 22:40
E. D
foto ilustruese
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më në fund e nisi luftën e tij me Iranin, të vetmen fuqi rajonale të cil&...
Bota
11 Mars 2026, 22:18
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mesazhet kontradiktore të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Pentagonit, po i lënë aleatët, ...
Bota
11 Mars 2026, 22:03
E. D
SHBA- FBI-ja ka paralajmëruar forcat e rendit në Kaliforni se Irani mund të përpiqet të godasë Bregun Perënd...
Bota
11 Mars 2026, 21:45
E. D
GJERMANI- Rreth 18.000 banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në qendër të Dresden pas gjetjes së një ...