LIVE UPDATES
Bota

Takimi Xi-Biden dhe dilema e Gjermanisë

Biden dhe Xi nuk janë takuar më personalisht që nga samiti i G20 në Bali, të Indonezisë, para një viti. Pala amerikane tha se qëllimi i bisedës, e cila pritet të zgjasë disa orë, është formësimi me përgjegjësi i konkurrencës midis dy vendeve si dhe krijimi i kanaleve të sigurta të komunikimit për të shmangur zhytjen në ndonjë konflikt.

15 Nëntor 2023, 08:16 Nga a.l
Takimi Xi-Biden dhe dilema e Gjermanisë
Xi Jinping dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti i Kinës Xi Jinping takohen në Kaliforni për të stabilizuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Takimi do të zhvillohet  në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec).

Biden dhe Xi nuk janë takuar më personalisht që nga samiti i G20 në Bali, të Indonezisë, para një viti. Pala amerikane tha se qëllimi i bisedës, e cila pritet të zgjasë disa orë, është formësimi me përgjegjësi i konkurrencës midis dy vendeve si dhe krijimi i kanaleve të sigurta të komunikimit për të shmangur zhytjen në ndonjë konflikt.

Prej kohësh shumë të tensionuara

Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë prej kohësh shumë të tensionuara. Një konflikt tregtar, akuza për spiunazh, tensionet rreth Tajvanit dhe qëndrimi i Kinës në luftën e Ukrainës e kanë çuar marrëdhëniet mes tyre në një pikë të ulët. Megjithatë muajt e fundit të dyja palët janë përpjekur të ringjallin komunikimin me njëra-tjetrën. Takimit të presidentëve u kanë paraprirë takime të shumta mes zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të qeverive të të dyja vendeve përpara. 

Sipas ekspertëve pritshmëritë ndërkombëtare për takimin Biden Xi Jinping janë mjaft modeste. Politologu nga Berlini, Hanns Maull, ekspert i çështjeve të rendit ndërkombëtar, tha në një intervistë për DW se rifillimi i bisedimeve mes Pekinit dhe Uashingtonit duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Gjithësesi sipas tij nuk mund të thuhet, nëse samiti do të ketë sukses për sqarimin e çështjeve serioze të konfliktit që janë shkaktarët e tensioneve midis Kinës dhe SHBA-së. Maull thotë se shumica e vëzhguesve kanë dyshime për këtë.

Akt balancues - strategjia ndaj Kinës

Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit e vënë Berlinin në një situatë të vështirë: sepse nga njëra anë e konfliktit është SHBA-ja, aleati dhe furnizuesi më i rëndësishëm i Gjermanisë për sigurinë, në anën tjetër është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, Kina.

Për t'u përgatitur për këtë akt balancues, në mes të korrikut qeveria federale miratoi pas diskutimesh të gjata një strategji për Kinën. "Kina ka ndryshuar – kjo dhe vendimet politike të Kinës e bëjnë të nevojshme ndryshimin e mënyrës sesi të sillemi me Kinën”, thuhet pikërisht në fillim të strategjisë, e cila e përshkruan Kinën si një partner, konkurrent dhe rival strategjik në të njëjtën kohë. Një pjesë thelbësore e strategjisë është reduktimi i varësisë gjermane nga Kina nën fjalën kyçe të mosrrezikimit. Kompanitë gjermane duhet të përfshihen gjithnjë e më shumë në vende dhe rajone të tjera në mënyrë që të përhapin dhe të zvogëlojnë rreziqet.

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj