LIVE UPDATES
Bota

VOA: Presidentët Biden, Xi do të takohen të mërkurën për katër orë në vilën Filoli

Bisedimet po zhvillohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të vendeve të Organizatës për Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

14 Nëntor 2023, 23:00 Nga I.A
VOA: Presidentët Biden, Xi do të takohen të mërkurën
Xi Jinping dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara SHBA Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të takohen të mërkurën në vilën historike Filoli në jug të San Franciskos, për katër orë bisedime të detajuara mbi një sërë çështjesh dypalëshe dhe globale, sipas personave që kanë dijeni për planifikimin e takimit.

Bisedimet po zhvillohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të vendeve të Organizatës për Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Vila Filoli dhe përgatitjet për takimin

Vendndodhja e bisedimeve u konfirmua ekskluzivisht për Zërin e Amerikës. Filoli është një hapësirë prej afro 265 hektarësh ku ndodhet një vilë madhështore dhe kopshte elegante.

Presidentët Biden dhe Xi mbërrijnë në zonën e San Franciskos të martën përpara takimeve të së mërkurës, të cilat pritet të përfshijnë një drekë pune, një shëtitje në natyrë dhe një takim ku do të marrin pjesë këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe sekretari i shtetit Antony Blinken. Zyrtarë të tjerë të lartë do të mbajnë seanca të veçanta për çështje të veçanta.

Të mërkurën vonë, presidenti Xi pritet të marrë pjesë në dy pritje me udhëheqës të biznesit dhe kulturës amerikane. Një zyrtar i lartë amerikan pritet të prezantojë zotin Xi përpara se udhëheqësi kinez të mbajë një fjalim "për popullin amerikan dhe kinez", sipas një pjesëmarrësi të ftuar, i cili foli në kushte anonimiteti.


"Kemi planifikuar t’u lëmë kohë të mjaftueshme dy udhëheqësve që të ulen dhe të bisedojnë në detale mbi gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen SHBA-ja dhe Kina në mbarë globin dhe në marrëdhënier dypalëshe," u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan.

Zyrtarët kinezë kishin kërkuar që bisedimet dypalëshe të nivelit të lartë të mbaheshin në një vend tjetër nga ai i takimit të APEC-ut, si edhe më shumë kohë për diskutimet, sesa ato të vitit të kaluar në Bali të Indonezisë.

Presidentit Biden dhe Xi u takuan për tre orë nëntorin e kaluar në kur morën pjesë në takimin e G20-ës.

Inteligjenca artificiale

Një zyrtar tjetër i lartë tha se SHBA po kërkon rezultate "thelbësore” dhe "të ndryshme” nga në të kaluarën. Të hënën, Shtetet e Bashkuara njoftuan pjesëmarrjen e tyre, së bashku me 45 qeveri të tjera, në zbatimin e një Deklarate Politike për Përdorimin e Përgjegjshëm Ushtarak të Inteligjencës dhe Autonomisë Artificiale.

Kjo nismë përfshin 10 masa konkrete për përdorimin e përgjegjshëm ushtarak të gamës së plotë të aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale. Sipas gazetës “South China Morning Post”, presidentët Biden dhe Xi pritet të bien dakord për të kufizuar përdorimin e Inteligjancës Artificiale tek armët bërthamore.

"Kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, ne besojmë se ajo nuk duhet të jetë pjesë e marrjes së vendimeve se si dhe kur përdoret një armë bërthamore," i tha Zërit të Amerikës Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë shtypi javën e kaluar gjatë një takim të G7-ës në Tokio.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i ka thënë Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të ruajnë kontrollin nga njerëzit për të gjitha veprimet kritike për informimin dhe ekzekutimin e vendimeve në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore.

Por "sfida tani është të bindet" Kinën dhe vendet e tjera që t'i bashkohen SHBA-së "në zbatimin e normave të përdorimit të përgjegjshëm të IA-së".

SHBA, Kina dhe Tajvani

Presidentët e dy vendeve vijnë në takim mes mosmarrëveshjeve të konsiderueshme mes dy vendeve lidhur me Tajvanin dhe një mori çështjesh të tjera, përfshirë tensione tregtare, transferimin e detyruar të teknologjisë dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa SHBA deklaroi se qëllimi i saj është të menaxhojë me përgjegjësi konkurrencën me Kinën, qeveria në Pekin e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhënia midis dy ekonomive më të mëdha në botë "nuk duhet të përcaktohet nga konkurrenca".

Këtë javë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Mao Ning tha gjatë një konference shtypi në Pekin se "një konkurrencë mes vendeve të mëdha nuk u jep përgjigje problemeve në Shetet e Bashkuara apo sfidave në botë".

Pa përmendur emra, zonja Mao akuzoi "forcat e jashtme" dhe Partinë Demokratike Progresive në pushtet të Tajvanit se mbështesin një "program separatist" që po ndryshon status quo-në. Ajo tha se Tajvani është "çështja e brendshme e Kinës".

Në javët para zgjedhjeve presidenciale të Tajvanit të planifikuara për më 13 janar 2024, SHBA e ka paralajmëruar Kinën kundër çdo ndërhyrjeje, duke deklaruar se një veprim i tillë do të ngjallte shqetësime jashtëzakonisht të mëdha.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të vet dhe nuk e ka përjashtuar kurrë përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e plotë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime të thella për "një rritje të aktiviteteve ushtarake rreth Tajvanit" nga ushtria kineze përpara zgjedhjeve, të cilat Shtetet e Bashkuara i quajnë "të paprecedent", "të rrezikshme" dhe "provokuese".

“Ndërhyrja kineze në zgjedhjet demokratike të Tajvanit mund të mos shkojë siç dëshiron qeveria kineze dhe mund të krijojë përshtypje shumë negative mes popullit tajvanez”, tha Joseph Wu, ministri i Punëve të Jashtme të Tajvanit.

Ai i tha Zërit të Amerikës se bisedimet e nivelit të lartë midis presidentëve Biden dhe Xi, synojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e tensionuara midis dy vendeve dhe të rrisin sigurinë rajonale në Indo-Paqësorin, gjë nga e cila do të përfitonte Tajvani.

"Ne nuk jemi të shqetësuar," tha zoti Wu, kur u pyet nëse Tajvani shqetësohet se Uashingtoni dhe Pekini mund të bëjnë marrëveshje që dëmtojnë interesat dhe nevojat e mbrojtjes së tij.

Marrë nga VOA

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj