LIVE UPDATES
Bota

Takimi Trump - Putin/ Fox News: Mund të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme në Romë

Megjithatë, asgjë nuk konsiderohet përfundimtare, pasi ende ka pasiguri rreth zhvillimit të kontakteve diplomatike, kryesisht për shkak të qëndrimit të Ukrainës.

8 Gusht 2025, 15:32 Nga E. D
Takimi Trump - Putin/ Fox News: Mund të zhvillohet në fillim të
Vladimir Putin dhe Donald Trump

ROMË- Takimi i shumëpritur midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të zhvillohet që javën e ardhshme, sipas dy burimeve të njohura me negociatat. Fox News raporton se takimi mund të zhvillohet të hënën në Romë. 

Nëse takimi nuk zhvillohet në fillim të kësaj jave, kryeqyteti italian mbetet opsion për herë të tjera. Megjithatë, asgjë nuk konsiderohet përfundimtare, pasi ende ka pasiguri rreth zhvillimit të kontakteve diplomatike, kryesisht për shkak të qëndrimit të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, burime ruse të cituara nga agjencia TASS pohojnë se samiti i ardhshëm nuk do të mbahet në tokën evropiane. Më parë, qarqet e Kremlinit kishin lënë të kuptohet se takimi Putin-Trump mund të organizohej në një vend arab, ndërsa Putin tha dje se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend i përshtatshëm për të dyja palët.

Donald Trump u mburr të mërkurën për “progresin e madh” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, disa orë pasi i dërguari i tij, Steve Witkoff, përfundoi një takim tre-orësh me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi i ardhshëm midis dy udhëheqësve shënon një ndryshim dramatik në ton nga Trump, i cili në javët e fundit i ka dënuar sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj Kievit si të neveritshme dhe e ka quajtur Putinin plotësisht të çmendur.

Pavarësisht retorikës së tij të fortë, ai tani po shfaqet përsëri si një ndërmjetës i mundshëm për t’i dhënë fund një lufte që ka lënë mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur. Trump pranoi se nuk kishte pikë kthese në bisedimet Witkoff-Putin në Moskë, por retorika e tij ishte jashtëzakonisht optimiste, pavarësisht përshkallëzimeve të fundit në terren nga Rusia. 

“Ka shumë mundësi që po i afrohemi fundit të kësaj rruge”, tha ai.

Gjithashtu në tryezë është një propozim për një takim trepalësh, me pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Nëse zhvillohet, do të ishte kontakti më i rëndësishëm diplomatik që nga fillimi i pushtimit rus, megjithëse Putin, duke përdorur tonin e tij të zakonshëm, tha se kishte ende shumë për të bërë para se të mund të ulej në të njëjtën tryezë me homologun e tij ukrainas.

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale