LIVE UPDATES
Bota

Izraeli miraton planin për marrjen nën kontroll të Gazës: Ushtria do të shpërndajë ndihma për popullatën civile jashtë zonave të luftimeve

Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Rripin e Gazës, ushtria izraelite do “të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”, u tha në njoftimin e Zyrës së Netanyahut më 8 gusht.

8 Gusht 2025, 08:09 Nga M.B
Izraeli miraton planin për marrjen nën kontroll të Gazës:
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Rripin e Gazës, ushtria izraelite do “të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”, u tha në njoftimin e Zyrës së Netanyahut më 8 gusht.

Gati dy vjet pas nisjes së luftës në Gazë, Netanyahu po përballet me presion brenda shtetit dhe nga jashtë për të arritur një armëpushim në Gazë dhe për t’u tërhequr nga territori palestinez. Ai gjithashtu po përballet me presion që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi. Teksa mblodhi kabinetin e tij të sigurisë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli planifikon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon që të qeverisë me këtë territor.

Para takimit, Netanyahu i tha medias amerikane Fox News se Qeveria synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, ku ushtria e tij po lufton me Hamasin që nga sulmi i grupit radikal palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Ai shtoi se Izraeli nuk dëshiron “ta mbajë” Rripin e Gazës, të cilin e kishte pushtuar në vitin 1967, por nga ku u tërhoq, së bashku me trupat dhe kolonët, më 2005.

Netanyahu tha se Izraeli dëshiron një “perimetër sigurie” dhe t’ia dorëzojë territorin palestinez “forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa na kërcënuar dhe duke u ofruar palestinezëve në Gazë një jetë të mirë”.

“Kjo nuk është e mundur me Hamasin”, shtoi ai.

Të premten, Zyra e Netanyahut tha se shumica e kabinetit të sigurisë ka miratuar “pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatimin e Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë nga Izraeli në Rripin e Gazës; krijimin e një administrate alternative civile që nuk është as Hamasi e as Autoriteti Palestinez”.

“Shumica e ministrave të kabinetit të sigurisë besuan se plani alternativ që ishte paraqitur në kabinetin e sigurisë nuk do të arrinte as mposhtjen e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”, u tha në njoftim, pa dhënë detaje të tjera.

Zgjerimi i ofensivës izraelite në Gazë mund të bëjë që trupat të operojnë në zona me popullsi të dendur, ku besohet se mbahen pengjet, raportuan mediat izraelite. Pas raportimeve për zgjerimin e mundshëm të ofensivës në Gazë, në Izrael janë rritur shqetësimet se çfarë mund të nënkuptojë kjo për pengjet që ende mbahen në territorin palestinez. Teksa është mbajtur mbledhja e kabinetit të sigurisë, para Zyrës së Netanyahut qindra protestues kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Grupi radikal palestinez, Hamas, ka reaguar ndaj njoftimeve izraelite, duke thënë se “planet e Netanyahut për përshkallëzimin e agresionit konfirmojnë dëshirën e tij për t’i hequr qafe pengjet dhe për t’i sakrifikuar për interesat e tij personale dhe të agjendës ideologjikisht ekstreme”.

Nga 251 pengjet që Hamasi mori gjatë sulmit më 2023 – kur vrau edhe afër 1.200 persona – 49 ende mbahen në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur. Ofensiva e ushtrisë izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas shifrave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në enklavën palestineze dhe banorët po përballen me krizë humanitare. Së voni, Izraeli ka hequr pjesërisht hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës. Por, Kombet e Bashkuara thonë se për të lehtësuar krizën humanitare, duhet që në Gazë çdo ditë të hyjnë 600 kamionë me ndihma./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje