LIVE UPDATES
Bota

Takimi Trump- Orban në Shtëpinë e Bardhë/ Nga sanksionet ndaj Rusisë tek thirrjet e Evropës, çfarë diskutuan dy udhëheqësit

Trump premtoi se do të shqyrtojë mundësinë që Hungaria të përjashtohet nga detyrimi për të vazhduar sanksionet lidhur me naftën ruse.

8 Nëntor 2025, 08:49 Nga E. D
Takimi Trump- Orban në Shtëpinë e Bardhë/ Nga sanksionet
Donald Trump, Viktor Orban

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ky ishte takimi i tyre i parë dypalësh që kur Trump u rikthye në pushtet në janar. Trump premtoi se do të shqyrtojë mundësinë që Hungaria të përjashtohet nga detyrimi për të vazhduar sanksionet lidhur me naftën ruse.

"Ne po e shqyrtojmë këtë, sepse për Hungarinë është shumë e vështirë që të marrë naftë dhe gaz nga zona të tjera. Siç e dini, hungarezët nuk kanë avantazhin e të pasurit det", tha Trumpi.

Orban kishte deklaruar para takimit se do t'i shpjegonte Trumpit "cilat do të ishin pasojat për popullin hungarez dhe për ekonominë hungareze nëse nuk do të merrte naftë dhe gaz nga Rusia".

"Ne furnizohemi nga tubacionet. Tubacioni nuk është çështje ideologjike apo politike. Është një realitet fizik, sepse nuk kemi porte", tha Orban.

Trump: Thirrje Evropës të "respektojë” Hungarinë

Trump tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj Orbanit, i cili nuk ndjek linjën e tyre për çështjen e migracionit.

"Mendoj se ata duhet ta respektojnë Hungarinë dhe ta respektojnë shumë, shumë fuqishëm këtë udhëheqës sepse ai ka pasur të drejtë për migracionin", tha Trump.

Veç bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe të tregtisë temë e takimit ishte dhe lufta në Ukrainë. Trump dhe Urban diskutuan edhe për samitin SHBA-Rusi. Muajin e kaluar Trump njoftoi se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest. Megjithatë takimi u shty pasi Rusia refuzoi një armëpushim.

Pak para takimit midis Trumpit dhe Orbanin, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, njoftoi për planet e Hungarisë për të blerë nga Shtetet e Bashkuara shufra me përbërje bërthamore. Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve MTI, shufrat do të përdoren në dy centrale bërthamore të ndërtuara nga Rusia.

Varësia e Hungarisë nga nafta ruse

Sipas shifrave të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2024 Hungaria bleu nga Rusia 74% të gazit dhe 86% të naftës së saj . FMN-ja paralajmëroi se dhe vetëm ndërprerja e importit të gazit natyror rus mund të shkatojë në Hungari një humbje prodhimi që tejkalon 4% të PBB-së të vendit.

Hungaria i ka kundërshtuar planet e Komisionit Evropian për të hequr deri në fund të vitit 2027 gradualisht dorë nga gjithë importet e gazit rus dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG). Kjo kërkesë e BE-së i ka thelluar përçarjet midis Hungarisë dhe Brukselit lidhur me marrëdhëniet me Moskën./DW

donald trum viktor orban

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit