LIVE UPDATES
Bota

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi! Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

Duke përdorur mjete nga burime të hapura, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka gjetur se burri që kërcënoi me prerjen e qafës është Zllatko Novkoviq, shtetas amerikan me origjinë serbe, i cili ka edhe pasaportë ruse.

7 Nëntor 2025, 21:50 Nga M.L
Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi! Kush kërcënoi
Foto ilustruese

Kur të dielën, më 2 nëntor, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit në Serbi u gjendën përballë njëri-tjetrit, në dhe rreth kampit të tendave, të quajtur në popull “Qaciland”, në qendër të Beogradit, kamerat e xhiruan në mesin e mbështetësve të Qeverisë një burrë, i cili u dërgoi kundërshtarëve mesazh të qartë duke e bërë me dorë gjestin e prerjes së fytit.

Duke përdorur mjete nga burime të hapura, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka gjetur se burri që kërcënoi me prerjen e qafës është Zllatko Novkoviq, shtetas amerikan me origjinë serbe, i cili ka edhe pasaportë ruse.

Fotografitë e pasaportave që zotëron ai i ka publikuar vetë në rrjetet sociale.

Në rrjete sociale u shpërndanë shpejt incizime arkivore nga koha e luftës në Bosnje, ku Novkoviç shfaqet mes pjesëtarëve të formacioneve paramilitare çetnike në Tërnovë dhe në Igman, afër Sarajevës.

Në rrjetet sociale ai pretendon se ka qenë në Mariupol, qytetin ukrainas, i cili u shkatërrua nga forcat ruse në vitin e parë të pushtimit, dhe se ka vizituar formacionet ruse në Donbas e Sevastopol.

Ai është xhiruar pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, pikërisht në ditën kur Dijana Hërka, nëna e një prej viktimave të aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, nisi grevën e urisë.

Hërka, e cila iu bashkua protestave masive që po vazhdojnë në Serbi qysh prej nëntorit 2024, dhe përmes së cilave kërkohet përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë, kërkon gjithashtu lirimin e të gjithë të ndaluarve në demonstrata.

Asaj nuk iu lejua të protestonte para Kuvendit. Policia dhe grupet proqeveritare, të cilat disa muaj më parë e mbyllën këtë pjesë të Beogradit dhe ngritën kampin me tenda, e penguan atë.

Dita e parë e protestës së saj u zhvillua në atmosferë tensioni. Mes dy palëve fluturonin shishe, pjesë të gardhit metalik dhe mjete piroteknike, ndërsa nga “Qacilandi” dëgjoheshin këngë nacionaliste. Në atë anë ndodhej edhe Novkoviçi.

Partia Përparimtare Serbe, parti në pushtet, nuk është deklaruar lidhur me veprimet e Zllatko Novkoviçit.

Kush është Zllatko Novkoviç?

Zllatko Novkoviç, 62 vjeç, i njohur edhe me nofkën Zak Novak, ka lindur në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2021, ai njoftoi në rrjetet sociale se kishte marrë pasaportë ruse dhe, sipas profilit të tij në Facebook, më 23 prill 2015, është zhvendosur në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës.

Në prill të vitit 2014, separatistët prorusë, me mbështetjen e Rusisë, pushtuan ndërtesat qeveritare në disa qytete të Donjeckut dhe shpallën të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut (DNR).

Nga fotografitë që ai publikon në rrjetet sociale, të cilat REL-i i ka verifikuar gjeografikisht, mund të vihet në përfundim se ato janë bërë në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Në rrjetet sociale ai deklaron se është pjesë e të ashtuquajturit Batalioni Humanitar “Novorosija”.

Moska e përdor termin “Novorosija” për zonat e pushtuara në lindje dhe jug të Ukrainës.

Novkoviç shpesh fotografohet me simbolet e kësaj zone dhe në disa intervista për media që promovojnë pushtimin rus ka thënë se “rusët e kanë pritur me zemër të hapur”, edhe pse është shtetas amerikan.

Ai thotë se në Donbas punon si gazetar, por edhe se është rezervist i ushtrisë ruse.

Në rrjetin rus VKontakte, ai prezantohet si vullnetar serb nga SHBA-ja “që dikur ka luftuar kundër shqiptarëve dhe kroatëve, e tani kundër ukrainasve”.

REL-i nuk ka të dhëna që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë apo Kroaci, përveç asaj në Bosnje.

Në krye të profilit të tij në VK ndodhet një kolazh fotografish nga luftimet në Bosnje, si dhe një fotografi me Alexei Milchakovin, udhëheqësin e njësisë paramilitare ruse Rusich, e lidhur me grupin mercenar Wagner.

Milchakovi është i dyshuar për krime lufte dhe që nga viti 2022 është nën sanksione të BE-së, SHBA-së, Britanisë, Kanadasë dhe vendeve të tjera.

Milchakovi propagandon ideologji ekstremiste nacionaliste, ndërsa njësia e tij është e njohur për dokumentimin e torturave dhe vrasjes së të burgosurve.

Nuk dihet cilat janë lidhjet konkrete të Novkoviçit me këtë njësi dhe nëse ai vetë ka marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime në Ukrainë.

Fotografitë tregojnë vizita në zonat e luftës, por nuk ka dëshmi që ai ka marrë pjesë aktive në betejë.

Ai ka fotografi edhe me Dejan Beriqin, për të cilin REL-i më herët ka raportuar se luftonte për separatistët prorusë në Donjeck dhe konsiderohet si një nga rekrutuesit kryesorë të luftëtarëve nga Ballkani.

Sipas publikimeve të tij, Novkoviç në Ukrainë ka dhënë mësim në gjuhën angleze në kampin Luçistin në Krime.

Sipas raportit të Almende, një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut, ky kamp përshkruhet si vend ku zhvillohen aktivitete “ushtarako-patriotike” dhe “riedukuese” të orientuara në ndryshimin e identitetit kombëtar të fëmijëve dhe integrimin e tyre në sistemin e vlerave ruse.

Fotot e këtij kampi të publikuara nga ai datojnë nga vitet 2018 dhe 2019.

Pjesëmarrja në luftën në Bosnje

Gjatë viteve '90 ai ishte vullnetar në formacionet paramilitare që vepronin në Sarajevë.

Në profilin e tij në Instagram gjendet një fotografi e një mirënjohjeje të ashtuquajturës Brigada Çetnike e Sarajevës së Re nga viti 1993, ku thuhet se ai ka marrë pjesë disa muaj në luftimet pranë Sarajevës, i cili në atë kohë ishte nën rrethim nga forcat serbe, dhe se për këtë arsye i është dhënë grada e kapitenit çetnik.

Dokumentin e ka firmosur Sllavko Alleksiç, komandant paramilitar dhe figurë e njohur e radikalëve serbë në atë periudhë.

Sipas publikimeve të tij, Novkoviç pretendon se ka qenë truproja e Alleksiçit.

Analiza e profileve të tij tregon se nga viti 2023 ai ndodhet në Beograd.

Në muajt e fundit ai është aktiv në tubimet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), partisë së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Edhe gjatë qëndrimit në Rusi ai shpërndante video të takimeve të SNS-së para zgjedhjeve të vitit 2022 dhe disa herë ka marrë pjesë në fushatat zgjedhore të Vladimir Putinit.

Mbështetja për Vuçiçin dhe roli në “Qaciland”

“Ju duam dhe ju mbështesim, president Vuçiq! Vdekje tradhtarëve, plehrave nazistë të opozitës!” shkroi ai në Instagram në gusht të këtij viti, duke bashkëngjitur një fotografi nga kampi në Parkun e Pionierëve.

Kampi i improvizuar me tenda, i quajtur në publik "Qaciland", ndodhet në Parkun e Pionierëve në qendër të Beogradit, midis selisë së institucioneve shtetërore, dhe u ngrit në fillim të marsit 2025.

Grupi joformal i ashtuquajtur Studentët 2.0 e vendosi kampin me kërkesën për t’i dhënë fund bllokadës studentore të fakulteteve, dhe normalizimit të mësimit. Edhe pse bllokada përfundoi, kampi mbeti dhe u zgjerua edhe përreth Kuvendit.

Sipas raportimeve të REL-it, kampin gjatë tetë muajve të fundit e kanë mbështetur ish-pjesëtarë të njësive speciale të përfshira në vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, udhëheqës të organizatave proruse dhe ekstremiste, si dhe persona të dënuar për krime të rënda.

Në një nga deklaratat e tij të fundit, presidenti Vuçiç e quajti “Qacilandin” si “simbol të ekzistencës së Serbisë, simbol të lirisë dhe të rezistencës”.

Qytetarëve prej muajsh u është pamundësuar kalimi nëpër atë zonë, ndërsa raportimet e mediave tregojnë se personat në kamp shpesh kanë penguar dhe sulmuar ekipet e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre./REL

beograd protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet