Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emisari i BE-së tha se për krijimin e Asociacionit do t’i përmbahen modeleve ekzistuese evropiane.
KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është e rëndësishme që statusi dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të përcaktohen sa më shpejtë. Lajçaku, në një intervistë për median sllovake “Dennikn”, tha se takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në agjendë do të ketë fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit.
“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, deklaroi Lajçak.
Ai po ashtu tha se Aneksi i Ohrit fillimisht ishte shumë më ambicioz si plan se sa dokumenti final, por që më vonë u ndryshua.
“Nga këndvështrimi që sapo fola, jam i kënaqur. Megjithatë, nuk do ta fsheh faktin se fillimisht u përpoqëm të biem dakord për një aneks më ambicioz të zbatimit, i cili do të ishte më i detajuar dhe më i lehtë për t’u kontrolluar. Megjithatë, të gjitha parimet kryesore janë në dokumentin e rënë dakord”, tha ai.
Emisari i BE-së tha se për krijimin e Asociacionit do t’i përmbahen modeleve ekzistuese evropiane.
“Qëllimi është përcaktimi i statusit ligjor të serbëve të Kosovës dhe të pakicës serbe në Kosovë. Ne e shohim këtë si një mundësi për të qartësuar disi marrëdhëniet ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë të definohet roli i Serbisë në mbështetjen e serbëve të Kosovës. Është një temë e ndjeshme, flitet shumë për të, por për mua është e rëndësishme që më në fund të fillojmë të përcaktojmë se çfarë do të thotë Asociacioni, cili do të jetë statusi i tij, cilat do të jenë kompetencat e tij. Ne do t’i përmbahemi modeleve ekzistuese evropiane”, u shpreh Lajçaku.
Mes tjerash, Lajçak në këtë intervistë foli edhe për moskrijimin e Asociacionit nga ana e Kosovës, gjë të cilën e mori përsipër për ta përmbushur si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.
Aleksandër Vuçiç dhe Derek Chollet SHBA- Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar sot një...
Ferit Hoxha KOSOVË- Përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thë...
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB SHBA- Vijon seanca dëgjimore në Këshillin e Sigurisë në OKB për Kosov&...
Fergus Eckersley SHBA- Koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka thën&...
Evan Gershkovich Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, se e ka refuzuar një kërkesë të Shteteve t&eum...
Nathalie Broadhurst SHBA- Zëvendës Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit, Nathalie Broadhurst ka thë...
Shefja e UNMIK SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca për Kosovën, shefja e UNMIK-ut n&e...
Linda Thomas Greenfield SHBA- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime t&eu...
Nikol Pashinian Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtar...
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç SHBA- Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla Shwarz në fjal&eum...