27 Prill 2023, 18:31
Nga k.m.
Evan Gershkovich
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, se e ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarin amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh. Ministria ruse tha se refuzoi kërkesën për një vizitë më 11 maj në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e SHBA-së për t’u dhënë viza gazetarëve rusë që planifikonin ta shoqëronin ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një udhëtim për në Kombet e Bashkuara (OKB).
Gershkovich ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 29 mars nga shërbimi i sigurisë ruse nën akuzat për spiunazh që ai, The Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA-së i kanë mohuar. Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga fundi i Luftës së Ftohtë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh. Arrestimi i tij tronditi gazetarët amerikane dhe nxiti zemërim në mesin e shteteve të Perëndimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Gershkovichin të “arrestuar gabimisht” dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Refuzimi rus i kërkesës së SHBA-së për një vizitë konsullore për Gershkovichin erdhi pas paralajmërimit nga Lavrov se Moska “nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë” refuzimin e vizave për gazetarët rusë.
Ministria e Jashtme ruse tha se po shqyrtonte gjithashtu ndërmarrjen e hapave të tjerë hakmarrës.
“Një shenjë proteste u paraqit në lidhje me sjelljen provokuese të misionit diplomatik të SHBA-së, e cila pengoi lëshimin e vizave për përfaqësuesit e mediave të zgjedhur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilët supozohej ta shoqëronin atë në udhëtimin e tij drejt Nju Jorkut si pjesë e presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.
“Ambasada e SHBA-së u informua në lidhje me këtë se kërkesa e saj për qasje konsullore ndaj shtetasit amerikan Gershkovich, të arrestuar nën dyshimin për spiunazh, më 11 maj, u refuzua”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Masa të tjera të mundshme hakmarrëse, për të cilat pala amerikane do të njoftohet në kohë, janë duke u shqyrtuar”./REL
evan gershkovich arrestohet evan gershkovich
Bota
27 Prill 2023, 18:17
a.l
Nathalie Broadhurst
SHBA- Zëvendës Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit, Nathalie Broadhurst ka thë...
Bota
27 Prill 2023, 18:11
a.l
Shefja e UNMIK
SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca për Kosovën, shefja e UNMIK-ut n&e...
Bota
27 Prill 2023, 18:05
a.l
Linda Thomas Greenfield
SHBA- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime t&eu...
Bota
27 Prill 2023, 18:07
k.m.
Nikol Pashinian
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtar...
Bota
27 Prill 2023, 17:44
a.l
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç
SHBA- Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla Shwarz në fjal&eum...
Bota
27 Prill 2023, 17:33
a.l
Donika Gërvalla
SHBA- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Siguri...
Bota
27 Prill 2023, 17:24
A.B
John Chambers
BRITANI E MADHE- Vendimi i një familjeje në Britani për t'iu nënshtruar një testi të ADN-s...
Bota
27 Prill 2023, 17:25
a.l
Ivica Daçiç
SHBA- Shefi i diplomacisë serbe në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit ka komentuar edhe zgjedhjet ...
Bota
27 Prill 2023, 17:20
a.l
Ivica Daçiç
SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Kë...
Bota
27 Prill 2023, 17:12
a.l
Ivica Daçiç
SHBA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka marrë fjalën në seancën p&eu...