Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Takimi në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një javë pas sulmit amerikan në Karakas që çoi në arrestimin e Nicolas Maduros. Megjithatë, argumentet e presidentit amerikan nuk dukeshin se bindën disa.
SHBA- Drejtuesit e gjigantëve të naftës zhvilluan një takim me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një javë pas sulmit amerikan në Karakas që çoi në arrestimin e Nicolas Maduros. Megjithatë, argumentet e presidentit amerikan nuk dukeshin se bindën disa.
Në këtë takim u përfaqësuan kompani të mëdha të naftës dhe gazit, përfshirë disa amerikane, Eni e Italisë dhe Repsol e Spanjës. Sipas Trump, gjigantët e naftës janë të gatshëm të investojnë "të paktën 100 miliardë dollarë" në Venezuelë.
“Do të keni siguri absolute", siguroi Trump gjatë takimit, pa hyrë në detaje pasi ka përjashtuar mundësinë e një pranie ushtarake amerikane për të mbrojtur aktivitetet e shfrytëzimit të fushave të naftës. Por ai theksoi se gjithçka do të bëhet nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, të cilat do të vendosin se cilat kompani nafte do të shfrytëzojnë rezervat e mëdha në Venezuelë.
"Ju do të merreni drejtpërdrejt me ne, nuk do të merreni me Venezuelën", theksoi Trump.
Rezervime dhe entuziazëm nga kompanitë
Disa të pranishëm ishin të kujdesshëm. Midis tyre ishte Darren Woods, CEO i ExxonMobil me seli në SHBA, i cili tha: “Asetet tona janë sekuestruar dy herë në këtë vend, kështu që mund ta imagjinoni se kthimi pas për herë të tretë do të kërkonte ndryshime mjaft të rëndësishme.”
Kompania rivale Chevron e cila e ka ruajtur licencën e saj në Venezuelë ishte më entuziaste për këtë perspektivë. Zëvendëspresidenti i kompanisë amerikane, Mark Nelson, theksoi se Chevron është e gatshme të ndihmojë Venezuelën të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Në një deklaratë të ndarë me Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), ConocoPhillips tha se vlerësonte diskutimin mbi gatishmërinë e Venezuelës për të pranuar investime. Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, pranoi se do të duhet kohë që prodhimi i naftës në Venezuelë të rifillojë.
Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës bruto në botë, sipas OPEC-ut. Ato arrijnë në më shumë se 300 miliardë fuçi, më shumë se Arabia Saudite (267 miliardë) dhe Irani. Megjithatë, prodhimi i saj është modest, i kufizuar në rreth 1 milion fuçi në ditë, gjë që i atribuohet investimeve të pamjaftueshme dhe sanksioneve të SHBA-së.
Përmirësimi i objekteve të naftës do të kërkonte investime prej dhjetëra miliarda dollarësh, pavarësisht shqetësimeve për paqëndrueshmëri politike. Aktualisht, Uashingtoni po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve në Venezuelë, duke preferuar të flasë me presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez, së cilës Shtëpia e Bardhë synon t’i “diktojë” vendimet e saj./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i vendosur ta zgjidhë çështjen e Groenlandës, d...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Autoritetet e shtetit të Viktorias në Australi shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të p&eum...
IRANË- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Teheran dhe qytete të tjera në Iran, ku mijëra banorë kanë dalë...
foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën me kërkesë të Ukra...
foto ilustruese SHBA- Për Kinën, lëvizja e Presidentit Trump për të rritur pushtetin në Venezuelë është n...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Grenlanda, duke e përshkruar territorin si një ç...
pamje nga vendngjarja GREQI- Imazhe të frikshme janë publikuar në Greqi, ku një tornado goditi zonën, duke shkaktuar p&...
Macron, Trump FRANCË- Franca ka ndryshuar me mirësjellje datat e samitit të ardhshëm të G7-ës për të marr...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet venezueliane kanë sekuestruar një ...
pamje nga protestat IRAN- Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e kanë dënuar vrasjen e protestu...