LIVE UPDATES
Bota

Tajvani, çështja kryesore në telefonatën Biden-Xi. Ja qëndrimi i fortë që mbajti Presidenti amerikan

Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton: Ndërsa Tajvani zhvillonte stërvitjet e tij vjetore ushtarake, me veprime simuluese nëse Pekini sulmon, presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një telefonatë, e pesta mes tyre që kur Bideni mori detyrën vitin e kaluar.

29 Korrik 2022, 17:07 Nga DOSJA
Tajvani, çështja kryesore në telefonatën Biden-Xi. Ja
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping biseduan gjerësisht të enjten në mëngjes mes tensioneve rreth një vizite të mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, diçka që Pekini ka paralajmëruar se do të “përballej me përgjigje të fuqishme”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton: Ndërsa Tajvani zhvillonte stërvitjet e tij vjetore ushtarake, me veprime simuluese nëse Pekini sulmon, presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një telefonatë, e pesta mes tyre që kur Bideni mori detyrën vitin e kaluar.

“Ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin global që ajo ka. Dhe më pas për Tajvanin, Presidenti Biden theksoi se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit, tha sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Zyrtarët nuk thanë nëse telefonata uli tensionet dhe të dyja palët dhanë informacion të kufizuar.

“Në prezantimet e tyre publike të këtyre takimeve si Uashingtoni edhe Pekini, gjithmonë përshkruajnë atë që thanë. Asnjëra palë nuk flet kurrë për atë që dëgjoi, gjë që është ndoshta më e rëndësishmja. Duket se ata po dëgjojnë shumë pak”, thotë Robert Daly, në Qendrën Wilson.

Por Tajvani është çështja kryesore. Taipei ka organizuar stërvitje për sulm ajror, ndërsa shqetësimet rriten mbi tensionet e shkaktuara nga planet e pakonfirmuara të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për të vizituar ishullin, që Pekini e konsideron provincën e tij të shkëputur.

“Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë mbështetje për Tajvanin. Unë gjithashtu mendoj se askush nga ne nuk ka thënë ndonjëherë se jemi për pavarësinë kur bëhet fjalë për Tajvanin. Kjo i takon Tajvanit ta vendosë”, tha zonja Pelosi.

Pekini ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përgjigjet me forcë.

“Nëse SHBA-ja shtyn përpara dhe sfidon vijën përfundimtare të Kinës, ajo në mënyrë të pashmangshme do të përballet me përgjigje të fuqishme. Pala amerikane do të mbajë të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashme kineze.

Pekini kritikoi gjithashtu Aktin CHIPS që miratoi Dhomën e Përfaqësuesve të enjten. Legjislacioni do të nxisë prodhimin e mikroprocesorëve në SHBA, dhe do të financojë prodhimin dhe kërkimet shkencore për të rritur konkurrencën amerikane. Ajo është hartuar si një përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur Kinës./VOA

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim