LIVE UPDATES
Bota

REL: Kursim i energjisë në dimër ose ‘na ndihmoftë Zoti’

Në njoftimin e KEDS-it thuhet se kriza e thellë energjetike në Evropë ka prekur edhe Kosovën.

29 Korrik 2022, 16:10 Nga k.m.
REL: Kursim i energjisë në dimër ose ‘na ndihmoftë
Foto ilustruese

Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët në Kosovë përballen me thirrjet nga institucionet për të bërë përgatitjet e nevojshme që të kursejnë energjinë elektrike. Në vitet e para të pasluftës, thirrjet e tilla kanë qenë të shpeshta, bazuar kryesisht në mungesën e investimeve në infrastrukturën e vjetruar energjetike.

Por, infrastruktura e cila nuk është përtërirë, kësaj radhe nuk është arsyeja prapa thirrjeve të autoriteteve të Kosovës për qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike. Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), në një njoftim për media, më 27 korrik, tha se “e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike” dhe se “rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike”.

Në njoftimin e KEDS-it thuhet se kriza e thellë energjetike në Evropë ka prekur edhe Kosovën.

“Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut”, tha KEDS-i në njoftimin e 27 korrikut.

Sipas KEDS-it, në javën e parë të korrikut çmimi në bursën e Hungarisë – HUPX ishte 348 euro për megavat, kurse në javën e fundit të korrikut çmimi është rritur në 735 euro për megavat.

“Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”,-theksoi KEDS-i, i cili lut konsumatorët “që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit”.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë. Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Disa qytetarë në Prishtinë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se janë të njoftuar për thirrjet që kanë bërë institucionet për kursim të energjisë elektrike. Sipas tyre, përpjekjet për të kursyer energjinë elektrike në shtëpitë e tyre bëhen edhe gjatë muajve të verës dhe ngjashëm do të veprojnë edhe gjatë dimrit.

Nexhip Shylemaja tha se një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit dhe ka disa vite që është kthyer në Kosovë. Kursimin e energjisë në shtëpinë e tij, në periudhën e dimrit, ai nuk e sheh si problem.

“Unë për vete kursej. Unë përdori dru për ngrohje. Por, pa marrë parasysh, unë kursej. Kursej, sepse duhet njeriu të jetë shumë vigjilent. Fiken dritat, fiket bojleri gjatë ditës dhe ndizet natën (kur tarifat janë të lira). Në qoftë se këta (institucionet qeveritare) punojnë dhe i rregullojnë termocentralet A dhe B, si dhe populli të kursejë, mua ma merr mendja që do të dalim nga ky dimër”, tha Shylemaja.

Por, situatë tjetër ka Resmije Dedinca, punonjëse në arsim, e cila tha se familja e saj ka katër anëtarë. Ajo tha se është njoftuar me thirrjet e autoriteteve të Kosovës për të gjetur forma alternative të ngrohjes gjatë dimrit, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike. Porse këtë e ka të pamundur.

“Nuk kemi tjetër alternativë, sepse edhe drutë janë shumë shtrenjtë. Thëngjilli është i ndaluar nga qeveria e kaluar. Nuk kemi tjetër alternativë të ngrohjes përveçse me rrymë (energji elektrike). Mundohemi të kursejmë, zakonisht natën, me rrobalarëse e enëlarëse. Do të thotë, aty ku mund të kursehet. Nuk e di, na ndihmoftë Zoti dhe të mos jetë një dimër i vështirë”, tha Dedinca.

Shfrytëzimi i pajisjeve elektrike gjatë natës, sugjerohet për shkak se tarifat e energjisë elektrike, kryesisht janë më të lira. Mënyrën e kursimit e përshkroi ngjashëm edhe Nazmie Statovci, e cila punon në një studio grafike. Ajo tha se e kupton mirë situatën në të cilën gjendet vendi për sa i përket mundësive të furnizimit me energji elektrike.

Por, ajo tha se jeton në një banesë, e cila nuk përfshihet në skemën e ngrohtores së qytetit apo kompanisë Termokos. Megjithatë, ajo tha se i shfrytëzon disa mënyra për të kursyer energjinë elektrike.

“Të shfrytëzohen natën rrobalarësja, enëlarësja, bojleri. Krejt çfarë mund t’i shfrytëzosh natën, nuk ke pse t’i shfrytëzosh gjatë ditës. Ngrohëset e vogla e di që shpenzojnë shumë. Ne që jetojmë në banesa, nuk mund të ngrohemi me dru dhe as me thëngjill. Alternativa e vetme është rryma. Mbase do të duhej ta bëjë një zgjidhje Qeveria dhe aty ku ka ndërtesa, të lidhen me Termokosin, në mënyrë që të mos shfrytëzohet në ndërtesa rryma për ngrohje”, tha Statovci.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt të këtij viti, miratoi tarifa më të shtrenjta të rrymës, që është thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023. Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.

Më herët, në fillim të këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) kishte bërë disa rekomandime se si mund të kursehet rryma.

“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat për kursim”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.

Një tjetër rekomandim thotë se akumulimi i nxehtësisë në termot ngrohëse, mund të bëhet gjatë natës me tarifa të ulëta, ndërsa bojleri mund të përdoret vetëm atëherë kur nevojitet. ZRRE-ja jep edhe këshilla të tjera, si për shembull: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë dhe fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen. ZRRE-ja, po ashtu, rekomandon që të përdoren poçe elektrike kursyese dhe drita të neonit.

Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e morën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.

Kjo ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur një sërë pakosh të sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo ka ndikuar edhe në uljen e furnizimit me gazin rus të vendeve evropiane, të cilat këtë gaz e kanë pasur burimin kryesor të energjisë.

Siç kanë theksuar nga KEDS-i, çmimet e energjisë elektrike në bursë janë katërfishuar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Megjithatë, sipas KEDS-it, kërkesat për energji elektrike janë rritur./REL

energjia elektrike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit