Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
Në fillim të këtij muaji, ministri i Mbrojtjes i ishullit vetëqeverisës tha se vonesa ishte rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, por të enjten ai shtoi se pezullimi ishte për shkak të problemeve të programit kompjuterik për kontrollin e fluturimit.
TAJVAN- Porosia e Tajvanit për 66 avionë luftarakë të rinj të avancuar F-16V nga Shtetet e Bashkuara nuk do të përfundojë deri në vitin 2026 për shkak të problemeve të programit kompjuterik, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Chiu Kuo-cheng. Vonesat në dërgesat e armëve amerikane kanë ardhur pasi prodhuesit e kthyen vëmendjen e tyre në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, ministri i Mbrojtjes i ishullit vetëqeverisës tha se vonesa ishte rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, por të enjten ai shtoi se pezullimi ishte për shkak të problemeve të programit kompjuterik për kontrollin e fluturimit.
"Në parim deri në vitin 2026, 66 avionët do të mbërrijnë të gjithë. Nuk ka absolutisht asnjë problem për këtë", u tha zoti Chiu gazetarëve në parlament.
Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen prej 8 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë Lockheed Martin F-16 për Tajvanit në vitin 2019.
Rritja e mbrojtjes është e rëndësishme për Tajvanin për shkak të shqetësimeve në rritje se Kina do të përpiqet të marrë me forcë ishullin – të cilin Pekini e pretendon si të vetin.
Që nga viti i kaluar, Tajvani është ankuar për vonesat në dërgimin e armëve amerikane, duke përfshirë raketat anti-ajrore Stinger. Prodhuesit kanë çuar furnizimet në Ukrainë pasi Rusia filloi agresionin vitin e kaluar.
Por për Komisionin e Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për Partinë Komuniste Kineze, dorëzimi i armëve në Tajvan është një prioritet urgjent.
Të mërkurën, komisioni miratoi 10 rekomandime për Kongresin, duke përfshirë që Shtetet e Bashkuara duhet të dorëzojnë pajisjet ushtarake "të prapambetura" që Tajvani kishte porositur. Disa rekomandime të tjera lidhen gjithashtu me forcimin e aftësive mbrojtëse të Tajvanit.
Dy avionët e parë F-16 të porosisë supozohej të ishin dorëzuar midis tetorit dhe dhjetorit të këtij viti, por kjo është shtyrë në mes korrikut dhe shtatorit të vitit 2024, thanë zyrtarët tajvanezë këtë muaj.
Zëdhënësja e Lockheed, Liz Lutz, i tha agjencisë Bloomberg se kompania po punon "nga afër me qeverinë amerikane për të adresuar sfidat në mbështetje të objektivave të sigurisë amerikane".
Ndërsa vizitoi Tajvanin muajin e kaluar, ligjvënësi Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se po përpiqej të përshpejtonte dërgesat e armëve.
Rupert Hammond-Chambers, president i Dhomës së Tregtisë SHBA-Tajvan, i tha Zërit të Amerikës se mbështetja ushtarake e huaj për Tajvanin është "vetëm një pjesë e përpjekjeve".
Marrë nga VOA
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
foto ilustruese SHBA- Kompania e Elon Musk-ut për implantet e trurit, Neuralink, tha të enjten se kishte marrë miratimin e Administratë...
Eduard Babaryka BJELLORUSI- Vite më parë, Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë bjelloruse të quajtur Uley, që fi...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjeneralin me katër ...
Chris Murphy SERBI- Senatori amerikan Chris Murphy, ka thënë të enjten në Beograd se, Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbis...
Oliver Varhelyi KOSOVË-Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi pas vizitës në Prishtinë ka zhvilluar pasdite edhe nj...
Guvernatori DeSantis dhe ish-Presidentin Trump SHBA- Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tashmë zyrtarisht në gar&eu...
Pamje nga aksidenti BRITANI E MADHE- Ky është momenti kur makina përplaset me portat e rezidencës së kryeministrisë s&eu...
pamje nga aksidenti BRITANI E MADHE- Detaje të reja nga përplajsa e makinës me portën e rezidencës zyrtare të kryeminist...
Nga Damien McGuinness për BBC: Sa përçarje mund të përballojë një shoqëri kur protesta paqësore bëhet kri...