LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Analiza e VOA: Guvernatori DeSantis hyn në garë, sfida që paraqet për ish-Presidentin Trump

Sondazhet tregojnë se guvernatori i Floridës renditet i dyti, por me diferencë të konsiderueshme, pas Donald Trump-it në garën brenda partisë. Trump thotë se i takon atij merita për transformimin e DeSantis, nga një ligjvënës i panjohur, në një guvernator me dy mandate.

25 Maj 2023, 19:23 Nga f.i
Zgjedhjet në SHBA/ Analiza e VOA: Guvernatori DeSantis hyn në
Guvernatori DeSantis dhe ish-Presidentin Trump

SHBA- Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tashmë zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, që ai të përballet me kandidatin potencial të Partisë Demokrate, Presidentin Joe Biden, do t’i duhet të mposhtë fillimisht, ish-Presidentin Donald Trump.

Ron DeSantis e zyrtarizoi vendimin mbrëmjen e së mërkurës, duke njoftuar kandidimin e tij për president, në një bisedë në Twitter që u transmetua vetëm me zë, mbushur me probleme teknike. Por gjatë prezantimit të videos së tij të parë të fushatës, gjithçka shkoi mirë.

"Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president, për të udhëhequr rikthimin tonë të madh si amerikanë".

Sondazhet tregojnë se guvernatori i Floridës renditet i dyti, por me diferencë të konsiderueshme, pas Donald Trump-it në garën brenda partisë. Ekspertë politikë, sikurse Daniel Cox, i ‘American Enterprise Institute’, një institut hulumtimi mbi politika publike, janë të kujdesshëm në lidhje me sondazhet e hershme.

“Anketimet janë të dobishme. Ato mund të përcaktojnë se ku ndodhen ata që konkurrojnë në një moment të caktuar të garës. Por gjithçka mund të ndodhë”, thotë ai.

Sipas sondazheve mbështetja ndaj DeSantis ishte më e lartë disa muaj më parë. Popullariteti i tij u dëmtua nga komentet që ai bëri mbi sulmin rus në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një mosmarrëveshje për territore, takimet e vakta me donatorë të pasur, si dhe një dështim i perceptuar, për t'u lidhur me një pjesë të votuesve. Mbështetja ndaj Trump mbetet e fortë, mes shumicës së bazës së tij tradicionale konservatore, veçanërisht atyre pa arsim universitar ose të ardhura më të larta.

Por guvernatori i Floridës po tregon forcë me një grup tjetër kyç republikan, thotë Cox.

“Trump-i mendohej se ishte i preferuari mes të krishterëve të bardhë, ungjillorë, por sondazhet tregojnë, të paktën deri në këtë fazë, se ata duket se mbështesin edhe DeSantis-in”.

Trump thotë se i takon atij merita për transformimin e DeSantis, nga një ligjvënës i panjohur, në një guvernator me dy mandate.

“Është një nder i vërtetë të jem këtu e të gëzoj mbështetjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha zoti DeSantis gjate nje fjalimi.

Trump e ka paralajmëruar tashmë DeSantis, të cilin ai u përpoq ta shkurajojë për të mos kandiduar, se ai do ta sulmojë pa mëshirë kundërshtarin e tij. Një qasje që në vitin 2016, e ndihmoi atë të eliminonte nga gara kandidatët e tjerë republikanë, duke fituar më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë.

"Merita duhet t'i takojë politikës së identitetit".

Kështu u shpreh DeSantis në Twitter të mërkurën në mbrëmje, një prej disa sulmeve indirekte ndaj zotit Trump. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e shtypit, ishin problemet teknike të platformës sociale, gjatë intervistës së tij. Që DeSantis të mposhtë zotit Trump, retorika e tij duhet te jetë më e fortë ndaj kandidatit kryesor republikan, thotë William Galston i institutin ‘Brookings’.

“Nëse zoti DeSantis do të fitojë garën brenda partise, ai nuk duhet t'i bjerë rreth e rrotull kur flet për Donald Trump-in, por t’i drejtohet atij direkt. Ai duhet të tregojë të njëjtën forcë në përballjen me Donald Trump-in, sikurse Trump-i po përpiqet të tregojë në përballjen me të”.

Ekipi i zotit DeSantis shpreson gjithashtu se votuesit republikanë do të tërhiqen nga historiku i tij prej një ultra-konservatori. Si guvernator i Floridës, zoti DeSantis ka nxjerrë jashtë ligjit abortin pas javës se gjashtë të shtatzanisë, ka kufizuar të drejtat e homoseksualëve dhe transgjinorëve, si dhe ka zhvilluar një betejë që ka marrë shumë vëmendje, kundër korporatës ‘Disney’, punëdhënësi i dytë më i madh privat i shtetit të Floridës.

Tashmë guvernatori e gjen veten duke e zhvendosur vëmendjen nga ‘Mickey Mouse’, tek Donald Trump-i.

Marrë nga VOA

zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez