LIVE UPDATES
Bota

Viktimat e uraganëve në SHBA do të marrin më shumë ndihma, ndërsa vazhdojnë dezinformimet

Presidenti Joe Biden vizitoi gjatë fundjavës zonat e shkatërruara nga uragani Milton në Florida. Ai njoftoi një fond prej 612 milionë dollarësh për të mbështetur komunitetet e prekura nga Milton dhe uragani që i parapriu, Helene.

14 Tetor 2024, 15:31 Nga N.F
Viktimat e uraganëve në SHBA do të marrin më shumë
Foto ilustruese

SHBA- Gjatë fundjavës, presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prekura nga uragani Milton në Florida dhe njoftoi një ndihmë të re prej gjysmë miliardi dollarësh për të përmirësuar rrjetin elektrik. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Patrick Bresnan nga Karolina e Veriut pavarësisht se përpjekjet për ndihmë dhe rimëkëmbje vazhdojnë, zyrtarët paralajmërojnë se dezinformatat po përhapen me shpejtësi ndërsa dita e zgjedhjeve po afron.


Presidenti Joe Biden vizitoi gjatë fundjavës zonat e shkatërruara nga uragani Milton në Florida. Ai njoftoi një fond prej 612 milionë dollarësh për të mbështetur komunitetet e prekura nga Milton dhe uragani që i parapriu, Helene.

“Ky financim jo vetëm që do të rikthejë energjinë elektrike, por do ta bëjë sistemin energjetik më të aftë të përballojë fatkeqësitë dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e ndërprerjeve të energjisë, ndërsa dukuritë ekstreme të motit bëhen më të shpeshta”, tha Presidenti Biden.

Megjithatë, dezinformatat rreth përgjigjes së qeverisë federale janë përhapur me shpejtësi. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, i tha rrjetit CBS se ai është “tepër i shqetësuar”.

“Është jashtëzakonisht e dëmshme. Kemi individë që kanë nevojë për ndihmë dhe të cilët nuk e kërkojnë atë për shkak të informacionit të rremë. Ne kemi nevojë që zyrtarët të hedhin poshtë këto informacione të rreme, dhe nuk po shohim këtë gjë të ndodhë”, tha Sekretari Mayorkas.

Kandidatja demokrate për president Kamala Harris kaloi fundjavën në Karolinën e Veriut. Të shtunën, ajo iu bashkua aktivistëve që po ndihmojnë të prekurit ndërsa pjesa perëndimore e shtetit po përballet me pasojat e uraganit Helene.

Rivali politik i Nënpresidentes Harris, Donald Trump, ka kritikuar administratën e Presidentit Biden për atë që ai e konsideron një reagim të dobët ndaj uraganit.

Kandidati republikan për nënpresident, JD Vance u pyet të dielën për informacionet e rreme që shpërndarë ish-presidenti, përfshirë atë se ndihma për viktimat, që dihen se janë republikanë është ndalur qëllimisht nga agjencitë federale apo se ajo u jepet emigrantëve pa leje qëndrimi.

“Ligjvënësit republikanë në terren, që përfaqësojnë atë zonë, thonë se duhet të telefonojnë Shtëpinë e Bardhë për të siguruar ushqim dhe ujë për të prekurit. Nuk mendoj se kjo bëhet me qëllim, por mendoj se ne kemi pasur një reagim të dobët ndaj kësaj krize të veçantë”, tha zoti Vance.

Zëri i Amerikës vizitoi zonat e goditura nga uragani në qytetin Asheville, të Karolinës së Veriut dhe foli me disa nga të prekurit për reagimin e qeverisë.

“Nga ajo që kam parë, e gjithë Garda Kombëtare duket se është në lëvizje, shohim helikopterë që fluturojnë gjithë kohën. Mendoj se ka një reagim të duhur”, thotë Elliot, banor i qytetit Asheville.

“Nuk kemi pasur ende ndonjë mbështetje nga qeveria federale apo e qytetit, por ndoshta do të vijë”, thotë Dan Juhnke, banor i Asheville.

Ndërsa ndihmat po mbarojnë, Shtëpia e Bardhë po i kërkon Kongresit të miratojë financime shtesë përpara zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor./VOA

shba uragane ndihma

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës