LIVE UPDATES
Bota

Deputetët në Kosovës debatojnë për ushqimin në FSK, Haradinaj: Kurti po lë ushtrinë pa bukë

Kryetari partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po e lë ushtrinë pa bukë”.

14 Tetor 2024, 14:38 Nga I.A

Deputetët në Kosovës debatojnë për ushqimin në

KOSOVË- Me kërkesën e partive opozitare, deputetët e Kuvendit të Kosovës po debatojnë për çështjen e furnizimit me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryetari partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po e lë ushtrinë pa bukë”.

“Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend, jemi mbledhur gjashtë vjet pasi u krijua ushtria, dhe jemi kthyer po flasim për logjistikën. Ushtari i Kosovës nuk ka shkuar atje [në ushtri] për ushqimin e tij, për ato kushte, për pagën. Ai është në gjendje me dhanë racionin e vet ditor për secilin qytetar. Ai ka shkuar për të shërbyer deri në frymën e fundit të jetës së vet”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se situata aktuale "është tepër shqetësuese".

"Trajtimi i ushtarëve tanë me neglizhencë është një shkelje e përgjegjësisë së kësaj qeverie. Kriza e furnizimit me produkte esenciale për FSK-në është sinjal alarmant që kërkon një zgjidhje të shpejtë", tha ai.

Berisha tha se ushtarët s'duhet të shqetësohen se a kanë ushqim apo çfarë kualiteti është ushqimi i tyre.

"Ata duhet të jenë të preokupuar vetëm me pjesën e detyrave që i kanë", tha ai, duke e akuzuar Qeverinë për "sabotim të qëllimshëm të një një institucioni kyç për stabilitetin e vendit".

Deputetë të tjerë përmendën edhe probleme të tjera me të cilat thanë se përballet FSK-ja, sikurse është edhe paga e vogël për ushtarë, procesi i gradimit dhe largimi i ushtarëve për shkak të pagave të ulëta.

Opozita pritet që, në fund të debatit, të paraqesë edhe një rezolutë për këtë çështje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se çështje e shujtave të FSK-së po e rrezikon shëndetin e qytetarëve, por edhe operacionalitetin e FSK-së.

"Çështja e ushqimit të ushtarëve të FSK-së është një sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate. Tani e kanë kuptuar [Qeveria] se ashtu siç nuk ishte i aplikueshëm koncepti i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, edhe ideja për ngritjen e kapaciteteve për vetëqëndrueshmëri në ushqim në forcë është një ide që do të komprometojë forcën", tha ai.

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse që të sigurojë mirëqenien e ushtarëve dhe të tregojë kujdesin dhe përkushtimin më të lartë për të siguruar kushtet e përshtatshme për operimin e mbarëvajtjen e të gjitha proceseve për ushtarët.

"Ministria e Mbrojtjes duhet të sigurojë që proceset e prokurimit për FSK-në të jenë në përputhje me parimet dhe standardet më të larta të transparencës, konkurrencës së drejtë dhe standardet e NATO-s", tha ai.

Quni tha se sipas standardeve të vendeve të NATO-s, është “absolutisht e papranueshme që një procedurë sikurse ajo e ushqimit për ushtrinë të shpërfaqë shkelje elementare, ku procedurat e tilla fillimisht si sekrete e më pas si procedurë emergjente janë shpallur në kundërshtim të plotë me legjislacionin”.

Ai tha se sipas Ligjit për prokurim publik, vetëm në raste të caktuara mund të ketë kontrata emergjente, duke thënë se Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës për ushqim në mënyrë të duhur dhe me operatorin e mëparshëm.

Teksa deputetët po vazhdojnë debatin dhe akuzat ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kjo e fundit reagoi përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se ministri Ejup Maqedonci nuk ka refuzuar të nënshkruajë kontratë me operatorin e ri ekonomik për ushqim për FSK-në.

Ministria e Mbrojtjes tha tenderi për furnizim me ushqim për FSK-në është anuluar për shkak se ka kontest mes grupit të operatorëve ekonomikë që janë shpallur fitues.

Ministria tha se koncepti i vetqëndrueshmërisë është opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemit të ushqimit.

“Mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi”, u tha në reagim.

Ministria tha se aktualisht në çdo kazermë janë të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, por po ashtu më 10 tetor ka hapur konkursin për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve.

“Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematik do t’i përkasë së kaluarës. Pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor”, u tha në reagim.

Në javët e fundit, mediat lokale kanë publikuar shpesh fotografi të shujtave të ushtarëve, si dhe ankesave të pjesëtarëve të FSK-së për ushqimin që u servohet.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe se në to shërbehet llojllojshmëri shujtash, ndërsa raportimet në media i ka quajtur propagandë.

Pak para nisjes së seancës, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tha se nuk do të marrë pjesë në seancën e së hënës, e as në nisma të tjera të partive opozitare.

Gjatë një konference për media, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, akuzoi opozitën se po e “shantazhon” grupin parlamentar të tyre, duke kushtëzuar pjesëmarrjen në seanca plenare dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me shkarkimin e Mimoza Kusari-Lilës nga posti i kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“S’pranojmë kushtëzime të tilla”, tha ai.

“Si rrjedhojë, ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seance apo iniciative që vjen nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe shmangin këtë formë imponimi, që gjithsesi nuk kalon”, shtoi ai.

Ai foli edhe për seancën e jashtëzakonshme të thirrur lidhur me mungesën e ushqimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Dugollit, për këtë gjë, ka raportuar në Komisionin për çështje të sigurisë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha se LVV-ja përkrahu kërkesën e opozitës për një raportim të tillë.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, sipas tij, është pjesë e një "seri dezinformatash që synojnë tash e disa ditë që të keqinformojnë qytetarët”.

Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Mefail Bajqinovci, akuzoi opozitën se po bën “propagandë” dhe po "dezinformon" sa i përket çështjes së shujtave të ushtarëve të FSK-së.

Bajqinovci tha se kompanisë që ka pasur kontratën paraprake për furnizimin me ushqim i ka skaduar kontrata dhe shtoi se kazermat e FSK-së po furnizohen me ushqim cilësor, ndërkaq po ashtu shpejt do të zgjidhet edhe çështja e stafit.

Për shkak të çështjes së shujtave ushqimore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe ka kërkuar raport të detajuar për situatën.

Osmani po ashtu ka kërkuar që të miratohet një propozim shtatë-pikësh, për një program shtetëror për mbështetjen shumëdimensionale të FSK-së, e cila, sipas Presidencës, “ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj".

Në planin e presidentes Osmani, parashihet pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, pagesa e mëditjeve gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit, sigurimi shëndetësor, funksionalizimi i spitalit ushtarak, përmirësimi i cilësisë së ushqimit, sigurimi i banimit të përballueshëm, dhe fondi kreditues për ushtarët.

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.

Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për të ndryshuar mandatin e FSK-së.

Përgjegjësitë e reja kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota. Kapacitet e plota operacionale parashihen që të arrihen në fazën e tretë. Deri në fund të tij, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht./REL

ramush haradinaj kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës