LIVE UPDATES
Bota

Studiuesi Shtuni: Konfliki në Lindje të Mesme po përshkallëzon polarizimin në Ballkanin Perëndimor

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, studiuesi Adrian Shtuni, që studion fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, paralajmëron se polarizimi social dhe politik që ekziston sot në shtetet e rajonit, i nxitur nga gjuha e urrejtjes lidhur me konfliktin në Lindje të Mesme mund të përshkallëzojë situatën e brishtë veçanërisht në Kosovë.

22 Shkurt 2024, 21:09 Nga N.F
Studiuesi Shtuni: Konfliki në Lindje të Mesme po
Studiuesi Adrian Shtuni

LINDJA E MESME- Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që filloi me sulmin terrorist të grupit militant palestinez dhe po vazhdon me kundërpërgjigjen e përgjakshme ushtarake izraelite në Gazë, ka shkaktuar polarizim global. Ky konflikt, sipas ekspertëve, po lë gjurmë edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor në aspektin e sigurisë dhe tek përdorimi në rritje i gjuhës së urrejtjes.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, studiuesi Adrian Shtuni, që studion fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, paralajmëron se polarizimi social dhe politik që ekziston sot në shtetet e rajonit, i nxitur nga gjuha e urrejtjes lidhur me konfliktin në Lindje të Mesme mund të përshkallëzojë situatën e brishtë veçanërisht në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Shtuni, si studiues i ekstremizmit të dhunshëm, grupeve terroriste dhe njohës i dinamikave në Ballkanin Perëndimor, së fundmi keni paralajmëruar për ndikimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Ballkanin Perëndimor. Si po manifestohet ky konflikt?

Adrian Shtuni: Ky është një konflikt mjaft i rëndësishëm. E kemi parë nga vëmendja e gjerë që kërkon, nga konsumi, nga ana e publikut, i informacionit në lidhje me konfliktin dhe në vetvete, si konflikt, ka shumë ndikim edhe në aspektin humanitar edhe në atë të sigurisë, sepse ka edhe një lidhje më të afërt me popullin e Palestinës dhe problemin e Palestinës në Ballkanin Perëndimor edhe për arsye fetare.

Në aspektin e sigurisë kemi disa lloj trendesh, të cilat janë të dukshme. Një nga këto trende kryesore është frika për një valë të re refugjatësh dhe migrantësh të paligjshëm të cilët mund të kalojnë nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, që është një nga rrugët kryesore për kalimin e migrantëve, refugjatëve për në Bashkimin Evropian. Siç është parë edhe gjatë krizës së Sirisë dhe Irakut, në këto lloj valësh të migrantëve janë infiltruar elementë terroristë, që pastaj kanë kryer aktivitete, akte terroriste në Evropë.
Një shqetësim tjetër është ai i gjuhës së urrejtjes. Kemi parë shtim të gjuhës së urrejtjes sidomos në mediat sociale, që është e lidhur me konfliktin. Kemi parë një valë po ashtu shqetësuese të keqinformimit dhe dezinformimit.

Dhe e katërta është pikërisht radikalizmi që vjen nga kombinimi i faktorëve të mësipërm dhe që çon pastaj së bashku me polarizimin social në fenomenet e tjera shumë të rrezikshme, që mund të çojnë deri në sulme terroriste, apo aktivitetet të tjera. Dhe mobilizim, që mund të jetë i ngjashëm me atë që kemi parë gjatë luftës në Siri dhe Irak, nga e cila vetëm nga Ballkani kanë shkuar mbi 1,000 individë, që i janë bashkuar kryesisht organizatave terroriste.

Zëri i Amerikës: Megjithatë për çështjen e rekrutimit të luftëtarëve të huaj, ju thoni, në raportin tuaj të fundit, se rreziku është i ulët për këtë çështje. Por theksin e keni vënë te dinamikat rajonale. Për çfarë dinamika e keni fjalën?

Adrian Shtuni: Ne e pamë, sulmi i Banjskës, ishte një sulm që shkon përtej terrorizmit, ishte një sulm paramilitar me qëllim destabilizimin e Kosovës, jo vetëm në veri, por që ka edhe një dimension rajonal, sepse ky destabilizim nuk mund të përmbahet thjesht në Kosovë nëse arrin të jetë i suksesshëm. Kemi një problem të jashtëzakonshëm me polarizimin brenda Kosovës por edhe të Bosnjës. Unë në raport fokusohem më tepër në Kosovë. Kemi një polarizim social, një polarizim politik. E shikojmë në diskursin e përditshëm, kemi tendenca përplasjeje ndëretnike. Nuk ka qenë vetëm sulmi i Banjskës; ka pasur edhe incidente të tjera të shpeshta dhe kemi në një situatë të tillë, që është mjaft e tensionuar dhe mundet të kalojë shumë kollaj në përplasje fizike, kemi probleme të tensionit të shtuar që ndërlidhen me konfliktet tjera.

Në këtë rast me konfliktin e Palestinës, ku kemi një konflikt me tre dimensione – konflikt për territor, konflikt me bazë etnike, por edhe me një lloj baze fetare. Të njëjtat gjëra i kemi parë edhe në Ballkan gjatë kohës së luftës në vitet ’90 si në Bosnje dhe në Kosovë, ku ka qenë një luftë për territor, por edhe luftë e fokusuar tek marrëdhëniet ndëretnike dhe ka pasur një komponent të qartë fetar. Mos të harrojmë që në luftën e Kosovës mbi 200 xhami janë dëmtuar ose shembur. Në njëfarë mënyre edhe në krahun tjetër dhjetëra kisha ortodokse po ashtu janë dëmtuar ose janë sulmuar.

Dhe kur shikojmë një ngjashmëri midis të dyja konflikteve, shikojmë sensitivitetin e publikut dhe këtë valë qoftë të dezinformimit, qoftë të gjuhës së urrejtjes, shumë kollaj mund të kalohet në radikalizëm të përshpejtuar, i cili pastaj çon akoma më tepër në polarizim dhe në aktivitete potencialisht shumë të rrezikshme për situatën e sigurisë brenda në Kosovë dhe në rajon. Këto janë të ndërlidhura, nuk mund të shikohen veçmas, sepse janë duke ndodhur në të njëjtën kohë. Nuk mund ta mbash situatën të izoluar nga faktorë të tjerë që ndikojnë për shkak të rezonancës në popull, për shkak të ndjeshmërisë që ka ndaj këtij konflikti, që është duke u zhvilluar në Gazë dhe që fatkeqësisht ka qenë shumë i përgjakshëm.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ju thoni se rajoni qëndron më mirë se vendet tjera të Evropës sa i përket dhunës ose incidenteve anti-semite dhe incidenteve të tjera që lidhen drejtpërdrejt me konfliktin. Gjetët që gjuha e urrejtjes ka shënuar rritje, sikur që ka shënuar rritje edhe dezinformimi, e thatë edhe tani, si dhe keqinformimi. A bëhet fjalë për faktorë të jashtëm që nxisin këto fenomene, apo janë reagim ndaj situatës?

Adrian Shtuni: Është një pyetje jashtëzakonisht e mirë që kërkon hulumtim të vazhdueshëm dhe kërkon sidomos rritje të vigjilencës nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë në Ballkan. Ne kemi parë më përpara dhe e kam thënë që pas luftës së Kosovës, kemi pasur një infiltrim të shoqërisë nga elementë shumë problematikë që kanë sjellë një ideologji radikalizuese, të tipit ekstrem, që më prapa është materializuar edhe me atë valën e luftëtarëve të huaj që kemi parë, që kanë shkuar në Siri dhe Irak dhe që fatkeqësisht akoma kemi qytetarë të vendeve të Ballkanit që vazhdojnë të luftojnë në Siri. Kjo nuk ka ndodhur aksidentalisht, nuk ka ndodhur brenda natës. Ka ndodhur falë një pune që ka qenë e dedikuar, e mirë financuar nga jashtë, që ka ardhur fatkeqësisht edhe si mungesë e njohurive nga autoritetet vendore se çfarë ishte kjo ideologji dhe ku mund të çonte.

Kështu që deri tani ne nuk kemi parë elemente të cilat do të na bënin të mendonim se është duke u përgatitur një valë e re luftëtarësh të huaj për të luftuar nga Ballkani në Gaza për një sërë arsyesh – arsye gjeografike, Gaza është vend mjaft i izoluar, nuk është kollaj të arrish atje, edhe për arsye ideologjike, sepse nuk është e njëjta gjë. Shteti Islamik dhe Hamasi kanë diferenca në ideologji, kanë qasje taktike të ngjashme, sikur e pamë në sulmet terroriste që u bënë në Izrael. Por kanë një ideologji që është e ndryshme. Ndërkohë që Shteti Islamik ka një ideologji për të krijuar një Kalifat dhe që është një synim që kalon përtej nacionalizmit vendor, Hamasi është një lëvizje që ata e konsiderojnë çlirimtare, është një lëvizje nacionaliste, pavarësisht se e ka elementin islamik në mes.

Sa i përket gjuhës së urrejtjes, kam përshtypjen se është një kombinim. Unë e kam ndjekur nga afër çfarë është duke ndodhur edhe gjatë protestave. Kemi parë thirrje të cilat janë anti-semite, si për shembull “Mbani botën të pastër” duke përdorur simbolet e shtetit të Izraelit, të hedhura në një kosh plehrash, apo thirrje që të ketë “Nga lumi deri në det vetëm një Palestinë” që do të thotë të fshihet nga harta shteti i Izraelit. Këto janë thirrje problematike, por nuk janë thirrje të cilat e kanë origjinën në Ballkan. Këto i kemi parë edhe në vende të tjera dhe kjo tregon që ka njëfarë ekoje të narrativave që nuk janë autentike dhe nuk janë të lindura në Ballkan, por reflektojnë njëfarë solidariteti fatkeqësisht që i bën jehonë gjuhës së urrejtjes. Nuk kemi parë sulme të drejtuara ndaj komunitetit qoftë izraelit, apo palestinez, gjë që është pozitive në këtë moment.

Por, sa i përket pastaj dezinformimit, keqinformimit këtu unë kam vërejtur që ka elemente që mua më shqetësojnë. Për shembull, kam vënë re në mediat sociale që ka shumë llogari të cilat nuk janë të identifikuara, janë anonime dhe përdorin një gjuhë që duket sikur është përkthyer me ‘Google translate’. Kam përshtypjen, pavarësisht se nuk e kam bindjen, sepse duhet që ta studioj më thellë fenomenin, por kam përshtypjen, që ka instanca që ndoshta janë duke përdorur këtë konflikt për të infiltruar narrativa problematike, që çojnë tek përplasjet ndëretnike, ndërfetare, që çojnë tek gjuha e urrejtjes, çojnë tek manipulimi i opinionit publik dhe duhet që të ketë vëmendje të shtuar sepse ka mangësira nga platformat e mediave sociale në menaxhimin e këtyre lloj informacioneve, në pastrimin e tyre, heqjen e tyre dhe kjo vjen për shkak se fokusin e kanë kryesisht tek gjuhët kryesore, tek anglishtja, tek frëngjishtja, tek spanjishtja, por nuk ka një vëmendje të posaçme tek gjuhët e Ballkanit si shqipja apo serbishtja.

Zëri i Amerikës: Duke marrë parasysh rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara në dy konflikte globale, konfliktin e Ukrainës dhe konfliktit e Izraelit me Hamasin, a mendoni se kanë vëmendje të mjaftueshme për të arritur me sukses një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës këtë vit?

Adrian Shtuni: Unë mendoj që sa më tepër kriza akute të sigurisë të jenë në botë, aq më shumë është e nevojshme që kriza midis Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet për shkak se vëmendja fatkeqësisht është e limituar, resurset janë të limituara dhe në qoftë se ka zjarre më të mëdha, që janë duke u djegur me dimensione akoma më të mëdha rajonale, fatkeqësisht mund të mos ketë nivelin maksimal të impenjimit, sidomos kur ky impenjim është frustruar nga një qasje jo bashkëpunuese.

Prandaj duhet që të ketë një shtim të impenjimit real, jo thjesht me fjalë, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve. Përndryshe kam frikë se me gjithë këto konflikte, në Ukrainë, në Gaza, sulmet e grupeve si Houthi po edhe në vendet e tjera, kam frikë se nëse vazhdohet në këtë mënyrë mund të kemi destabilizim potencial në veri të Kosovës, por edhe në rajon. Dhe këtu pikërisht është edhe shqetësimi, prandaj duhet të ketë më tepër vëmendje dhe më tepër impenjim për gjetjen e një zgjidhjeje.

Kemi një vend mjaft të polarizuar. Po t’i hapim gazetat qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Serbi, qoftë në Bosnjë, kryefjala e titujve është luftë. Në qoftë se njerëzit hapin televizorin shikojnë luftë, në Gaza, në Ukrainë. Hapin gazetat lexojnë për luftë, luftë lokale, luftë brenda komuniteteve të tyre dhe në qoftë se shkojnë në media sociale dhe gjëja kryesore që shikojmë është që nuk ka durim për debat, por ka vetëm sharje dhe kërcënime, atëherë të gjitha këto kombinohen me njëra tjetrën për të krijuar një situatë, e cila është shumë problematike dhe nga polarizimi social, polarizimi politik, sepse nuk kemi vetëm polarizim ndëretnik, kemi edhe polarizim politik brenda etnik.

Në Kosovë, po ta shikojmë, nuk ka dialog midis palëve politike, partive politike, jo dialog konstruktiv, sidomos në një kohë krize. Kjo është e pashpjegueshme. Të gjitha këto shtojnë tensione dhe ky polarizim i shtuar, bashkë me faktorët që vijnë nga jashtë, shton stresin, shton ankthin, shton edhe radikalizimin dhe në qoftë se kemi radikalizëm të shtuar për shkak të polarizimit, atëherë mund të kemi dhe dhunë politike, që ne faktikisht e kemi parë. Dhunë politike në Banjska, që ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe që akoma nuk është zgjidhur, sepse akoma dhe sot Radoiçiç dhe ata që e kanë kryer atë akt janë duke ecur të lirë, nuk janë përballur me asnjë lloj drejtësie. Kjo akoma më tepër na shqetëson sepse sjell edhe komponentin tjetër, që ka shtete dhe jo vetëm grupacione që janë të interesuar për destabilizim në rajon.

Marrë nga VOA

kosova lindja e mesm

Sondazh

Poll

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!

Berisha-Gonxhes: Pusho, pusho! Spiropali i tërheq vëmendje: Kujdes! Vjen këtu pas humbje tënde

Bardhi ironi ndaj Spiropalit: Duhet të zbardhnit në procesverbal emra të atyre që ju përfaqësoni

"Besa Spaho është kandidate e tij atje!" Berisha: Rama i ka dorëzuar Suel Çelës edhe Korçën

Berisha:Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre

Berisha: Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të parë

"Fletët janë përdorur brenda vendit!" Berisha: Nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota

"Aty zbulohet veprimtaria e tyre kriminale!" Berisha: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve

Berisha: Celibashin të dorëzojë çdo procesverbal dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Berisha: Është asgjësimi i Edi Ramës, pse nuk e përshëndeti ai?