12 Janar 2023, 14:44
Nga a.l
Giorgia Meloni
ITALI- Ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50% që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në fund të tetorit të kaluar. Këtë të dhënë e faktojnë statistikat zyrtare të cilat kundërshtojnë pretendimet e bëra nga qeveria e saj.
Të hënën, ministri i brendshëm Matteo Piatendosi pretendoi se "kurba e rritjes [e mbërritjeve me anije] kishte rënë" në dy muajt e parë të qeverisë në pushtet.
Por statistikat e publikuara nga ministria e brendshme dhe të rishikuara nga Euronews tregojnë se ardhjet e emigrantëve me anije kanë qenë dukshëm më të larta që kur Meloni mori detyrën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dy muajt e parë të plotë të kryeministrit të ri në detyrë, nëntor dhe dhjetor, panë pothuajse 20,000 emigrantë që erdhën me anije, një rritje e ndjeshme krahasuar me atë të një viti më parë, kur kishte 12,600 zbarkim emigrantësh.
Rritja e mbërritjeve me anije në dhjetë ditët e para të 2023 ka qenë edhe më dramatike: 3,709 deri më tani këtë vit krahasuar me vetëm 378 në të njëjtën periudhë kohore në 2022, duke shënuar një rritje prej 881%.
Edhe pse e djathta italiane shpesh e ka drejtuar gishtin drejt rolit të organizatave joqeveritare (OJQ) për të ndihmuar emigrantët të zbresin në tokën italiane, studimet zyrtare sugjerojnë se roli i tyre është zvogëluar gjatë dekadës së fundit.
'Nga tetori [2022], OJQ-të kanë shpëtuar më pak se 10% të emigrantëve që kanë arritur në Itali," tha Matteo Villa, një studiues në institutin e mendimit ISPI, i cili foli me HuffPost Italia. “Në vitin 2016, gati 45% e emigrantëve që mbërritën në Itali ishin ndihmuar nga një OJQ', raportohet nga te dhënat statistikore.
Meloni dhe partia e saj Vëllezërit e Italisë dolën triumfuese në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të shtatorit të kaluar, duke udhëhequr një fushatë e cila premtoi të frenonte mbërritjet e anijeve dhe të mbante një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit të paligjshëm./ Dosja.al
giorgia meloni
Bota
12 Janar 2023, 14:16
a.l
UKRAINË- Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vjet burgim pasi refuzoi të luftonte për ushtrinë ruse n&...
Bota
12 Janar 2023, 14:01
l.S
Alexei Navalny
RUSI- Alexei Navalny, kundërshtari politik kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, po qëndron në burg i sëmurë r...
Bota
12 Janar 2023, 13:26
a.l
Komision i Parlamentit Evropain
KOSOVË- Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE) i...
Bota
12 Janar 2023, 13:14
a.l
Parlamenti Evropian
KOSOVË- Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshm...
Bota
12 Janar 2023, 13:11
a.l
Hungari
HUNGARI- Qeveria e Hungarisë do të ndërmarrë veprime ligjore kundër krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian n&eum...
Bota
12 Janar 2023, 13:08
A.B
Foto ilustruese
Fakti që është grua dhe mban shaminë në kokë ka bërë që Brunilda Gjura të marrë m&eu...
Bota
12 Janar 2023, 12:40
l.S
Chelsea Griffiths dhe banesa e saj
BRITANI- Një nënë e re, e cila banon në një shtëpi që ndodhet në një rreth ...
Bota
12 Janar 2023, 12:27
a.l
Kosovë
KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë ...
Bota
12 Janar 2023, 12:19
a.l
Kurti vizitë në Austri
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Austri, aty ku do të zhvilloj&eu...
Bota
12 Janar 2023, 12:18
k.m.
Foto ilustruese
Një çift nga kantoni i Cyrihut ka torturuar për vite me radhë dy nga shtatë fëmijët e tyre, transmeton...